BOTA

Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 21:12
Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë
Foto ilustruese

RUSIA- Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), sipas Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Roskosmos. Roskosmos tha se Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub thyen rekordin e mëparshëm prej 370 ditësh, 21 orësh dhe 22 minutash, i cili ishte vendosur në shtator të vitit 2023 nga rusët Sergei Prokopiev dhe Dmitry Petelin, dhe amerikani Francisco Rubio.

Chub dhe Kononenko do të qëndrojnë edhe disa ditë më tepër, para se të kthehen në Tokë siç është planifikuar më 23 shtator. Kononenko, 59 vjeç, mban rekorde të tjera për kohëzgjatjen në hapësirë, përfshirë kohën më të gjatë kumulative në hapësirë: 1.110 ditë gjatë pesë misioneve deri në momentin kur ai do të ketë zbarkuar në Kazakistan në fund të këtij muaji.

Astronautja e NASA-s me ditët më të gjata kumulative në hapësirë, Peggy Whitson, renditet e teta në nivel ndërkombëtar. Whitson ka qëndruar në hapësirë për gjithsej 675 ditë në tri misione të gjata dhe një mision të shkurtër.

Dy astronautë amerikanë, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët aktualisht ndodhen në ISS, kanë qëndruar rastësisht në stacionin hapësinor për pjesën më të madhe të qëndrimit rekord të rusëve. Pasi NASA dhe Boeing identifikuan rrjedhje heliumi dhe probleme me kontrollet e reaksionit në kapsulën hapësinore Starliner të astronautëve, u mor vendimi për të kthyer kapsulën pa dyshen Wilmore dhe Williams dhe për t'i mbajtur ata në ISS për sigurinë e tyre.

NASA tha se kthimi i Starlinerit pa ekuipazh ia mundësoi asaj dhe prodhuesit të tij, Boeing, të vazhdonin mbledhjen e të dhënave të testimit duke mos paraqitur rrezik për ekuipazhin.

NASA ka marrë parasysh se qëndrimi i zgjatur i astronautëve do të thotë se ata nuk do të jenë në Tokë për zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Dy astronautët thanë në një konferencë për shtyp më 13 shtator se ata do të kenë ende mundësinë të votojnë në zgjedhje dhe do të përdorin satelitët për të dërguar votat e tyre në Tokë. Dy astronautët amerikanë pritet të kthehen në Tokë në shkurt./ REL

oleg kononenko stacioni nderkombetar i hapsires

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan