Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqinj, i cili ka kërcënuar me hakmarrje. Deri më tani, shumë civilë janë vrarë në sulme.
Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se "u përgjigj në mënyrë të duhur", por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.
India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin "sulme precizendaj infrastrukturës terroriste". Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.
Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte "i matur dhe pa përshkallëzim". "Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez. India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve", thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.
Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan. Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif i dënoi ndërkohë sulmet ajrore dhe u zotua për hakmarrje. Ai tha se India kishte kryer "sulme frikacake" dhe shtoi se Pakistani kishte "çdo të drejtë t'i përgjigjej me gjithë fuqinë e tij këtij akti lufte nga India. Pakistani do ta bëjë këtë".
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, i quajti sulmet një "provokim të tmerrshëm" dhe njoftoi se Pakistani do të përgjigjej "në një kohë dhe në objektiva që do të zgjidhen".
Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi se Forcat Ajrore Pakistaneze kishin rrëzuar pesë avionë luftarakë të Indisë. Por India nuk e konfirmoi informacionin. Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte mbyllur për 48 orë dhe fluturimet ishin pezulluar në aeroportet në Islamabad dhe Lahore.
Guterres kërkon vetëpërmbajtje
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu "shqetësim të thellë" për zhvillimet. Ai u bëri thirrje të dy fuqive bërthamore të tregojnë maturi dhe përmbajtje. Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhja e duhur. "Bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit", tha Guterres, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Autoritetet kineze kanë bërë gjithashtu thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalimin e konfliktit. Të dy vendet duhet të vënë paqen dhe stabilitetin në radhë të parë, tha Ministria e Jashtme kineze. Vetë Kina ka interesa territoriale në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve të Kashmirit, i cili pretendohet gjithashtu nga India dhe Pakistani.
Kremlini gjithashtu ka shprehur shqetësim. Ministria e Jashtme ruse tha se dënon të gjitha format e terrorizmit dhe se Moska mban marrëdhënie të mira me të dy vendet.
Masat ndëshkuese të ndërsjella
Pas sulmit, të dy vendet vendosën masa ndëshkuese ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit dhe uljen ndjeshëm të marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët e konsiderojnë vendimin e Indisë për të pezulluar të ashtuquajturin Traktatin e Ujit të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujit të këtij lumi të madh dhe degëve të tij, si veçanërisht serioz./ DW
TURQI- Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, ësht&eu...
SHBA- Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigur...
foto ilustruese VATIKAN- Votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëm...
foto ilustruese UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë një marrëveshje...
macron, merz GJERMANI- Në ditën e parë në detyrë, Friedrich Merz udhëton për në Paris dhe Varshavë. Në Fr...
RUSI- Është festa më e rëndësishme në kalendarin rus, ngjarja kryesore për përpjekjet e Kremlinit për të mad...
KILI- Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian,...
KORE- Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Ja...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se këmbëngul në propozimin për armëpu...
GREQI- 28 persona u arrestuan nga Policia greke të mërkurën gjatë një operacioni të madh policor për anëtarë...