BOTA

E qeshura e Kamala Harris, arma e saj sekrete! DW: Kundërshtarët e përdorin për ta sulmuar, por…

E.D Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 13:55

E qeshura e Kamala Harris, arma e saj sekrete! DW: Kundërshtarët e

“Ajo ka të qeshurën e një të çmendure.”

Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij, kandidaten e demokratëve për presidente, Kamala Harris, zëvendëspresidentja aktuale e SHBA. Ai tallet me të, si grua, si person me ngjyrë. Ndjekësit e tij në internet bashkohen, duke përhapur meme ofenduese dhe video të rreme. Por Harris dhe ekipi i saj i fushatës i përballojnë këto sulme duke i mbajtur pasqyrën ekipit të Trump. Shumë ndjekës në internet po merren me këtë rast, veçanërisht në TikTok. Kanalet që më parë merreshin me personazhe të famshëm të showbizit e portretizojnë Kamala Harris si një ikonë të popit.

Në fokus është e qeshura e Kamal Harris, që qesh edhe për veten, që i le të kalojnë fushatat e sulmeve pa u trembur dhe sipas rastit edhe kundërsulmon. Kështu së fundmi ajo tha, se i njeh si prokurore shkelësit e ligjit të të gjitha llojeve. “Kriminelë që keqtrajtojnë gratë, mashtrues, gënjeshtarë, që i përdorin rregullat për favoret e tyre. Më besoni unë i njoh tipa si Donald Trump.”

Ajo e nervozon vërtet Trump kur e quan “weird” – “të çuditshëm”, qesharak -dhe pastaj i kthehet seriozitetit të temave të fushatës zgjedhore. Me këtë taktikë ajo së bashku me Tim Walz, kandidatin për zëvendëspresident, jo me më pak humor po fiton pikë, thotë studiuesja e humorit,  Eva Ullmann: “Fushata zgjedhore në SHBA nuk ka të bëjë sigurisht vetëm me humorin. Dyshja Harris-Walz ka një linjë të qartë politike, mund të afirmohet dhe ka një status të lartë. Ata nuk janë kabaretistë, as nuk duan të shfaqen si të tillë, por humori i tyre ka diçka shumë të ngrohtë, me këmbë në tokë, diçka tërheqëse, dhe kjo është shumë çarmatosëse.”

Ullmann thotë, se avantazhi i madh që të dy kanë ndaj Trumpit kur bëhet fjalë për humorin është “fakti që ata nuk shfaqen aspak të parespektueshëm. Pikërisht kjo duket se po i po i kthehet Trumpit dhe rrethit të tij si bumerang, sepse shoqëria thotë : ‘Jo, nuk kemi më nerva për këtë denigrim të vazhdueshëm, për nënçmim, urrejtje, jemi ngopur me këto, nuk e duam më këtë formë humori.”

Humori nuk është humbje e pushtetit

Eva Ullmann, autore e librit “Humori është çështje e shefit”, është e bindur se kultura e humorit dhe e qeshura po ndryshon. “Humori në pozitat e pushtetit ka qenë prej kohësh i lidhur me një formë agresive humori si ajo formë që praktikon Trump. Por kjo nuk mjafton për të menaxhuar mirë punonjësit. Vetëdija se ka edhe humor që mund t’i bëjë të tjerët të duken mirë, që nuk i turpëron të tjerët, ky është në fakt një zhvillim i ri në postet e larta. Frika më e madhe për humor mes njerëzve në pozita pushteti është se mos nuk merren seriozisht, se bëhen qesharakë dhe shihen si kllounë.

Frika nga e qeshura është arkaike

Kjo frikë është e rrënjosur thellë në historinë njerëzore. Studiuesit e sjelljes njerëzore janë të bindur se e qeshura ka qenë në fillesë të komunikimit njerëzor – njerëzit parahistorikë kanë qeshur para se të mund të flisnin. Psikologu dhe studiuesi i së qeshurës, Michael Titze shpjegon se si, rreth 400.000 vjet më parë një e qeshur me shaka mund të kthehej gjithashtu në një kërcënim: “E qeshura jepte një ndjenjë afërsie, lidhjeje dhe të qenurit mirë brenda grupit. Por sapo përballeshin dy klane, për shembull për shkak të grindjes për zona gjuetie, e qeshura e të tjerëve mund të nënkuptonte gjithashtu: jemi mundur, ata po dominojnë dhe po na përqeshin”. Frika nga të bërit qesharak është diçka shumë arkaike – dhe çdo politikan sot ka frikë prej saj”.

E qeshura ka qenë e politizuar që në kohët antike. Filozofi grek Platoni, për shembull nuk ishte përkrahës u humorit, ai ishte i mendimit se e qeshura ishte e rrezikshme për shtetin. Sipas tij kushdo që i jepet kënaqësisë së të qeshurës nuk është më në gjendje të mendojë racionalisht dhe humbet fuqinë. Nga ana tjetër, nxënësit të tij Aristotelit i pëlqente të qeshte dhe ishte i mendimit se e qeshura i dallon njerëzit nga kafshët. Ndoshta historia botërore do të kishte qenë ndryshe, nëse Aristoteli do të ishte ndjekur si model. Por jo, kur erdhi krishtërimi, bashkë me të erdhi edhe një fe në të cilën gëzimi dhe e qeshura nuk shiheshin me sy të mirë për një kohë të gjatë.

E qeshura në rajone të ndryshme të botës

Kjo ka ndryshuar gjatë shekujve e deri më sot, por frika shekullore e humbjes së pushtetit përmes lëshimit tek e qeshura – ekspertët e quajnë këtë frikë nga të përqeshurit si “gelotofobi” – është ende në mendjet e shumë njerëzve – në disa rajone të botës edhe më shumë se në vendet perëndimore. Në vitin 2009, një studim shumëkombësh në 73 vende i kryer nga Universiteti i Cyrihut zbuloi se në kultura të caktuara si në Lindjen e Mesme apo Azi, ku i kushtohet  theksi i veçantë nderit dhe ruajtjes së fytyrës, e qeshura mund të perceptohet shumë ndryshe. “Të përqeshësh apo të tallesh mund të çojë në reagime të pabesueshme, madje mund të shkaktojë luftëra”, thotë Michael Titze. “Kjo është arsyeja pse e qeshura në vetvete është shumë ambivalente”.

Humori është gjenetik

Po të kthehemi tek Kamala Harris: Sipas ekspertit Titze, ajo thjesht mund të qeshë me anët negative të të qeshurave të të tjerëve: “Ajo kritikohet dhe më pas fillon të qeshë me gjithë zemër, ashtu që të dobësojë kundërshtarët e saj”. Natyra gazmore e Kamala Harris është gjithashtu një lloj komunikimi. “Sipas motos: “Shiko si veproj unë dhe nëse dëshiron, eja bashkë me mua dhe pjesën tjetër e bëjmë bashkë”.

Kur dikush – si Harris – qesh me zë të lartë, truri lëshon neurotransmetues që përcjellin një ndjenjë të mirë. Jo më kot thuhet: “E qeshura është ilaçi më i mirë”. Njerëzit e lumtur janë tërheqës. Megjithatë, studiuesi i të qeshurit Michael Titze e bën të qartë se e qeshura është gjenetike: “Nuk mund të mësosh humorin, nuk mund ta luash ose ta detyrosh, sepse atëherë duket e sforcuar. Potenciali individual i zhvillimit të humorit është i lindur.”/ DW

kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan