BOTA

Ekspertët amerikanë për ngërçin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I.A Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 19:13

Ekspertët amerikanë për ngërçin ndërmjet

SHBA- Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategjike. Disa ekspertë e kanë interpretuar gatishmërinë e vendeve të Perëndimit për të bashkëpunuar me Serbinë, si shembull të përpjekjeve për ta joshur atë larg orbitës së Rusisë.

Por dy profesorë amerikanë, njohës të zhvillimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Charles Kupchan dhe David Kanin, i thanë Zërit të Amerikës se marrëveshjet e fundit të Serbisë me Perëndimin, ndonëse e përmirësojnë pozitën e Serbisë përballë Kosovës, nuk duhet të interpretohen si vendosje e saj në krah të Perëndimit. Zoti Kupchan dhe zotin Kanin u deklaruan për ngërçin në procesin e dialogut, qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara për rajonin.

Gjatë një vizite në Beograd muajin e kaluar, Kancelari gjerman Olaf Scholtz nënshkroi një marrëveshje për mineralin e rrallë të litiumit, me rëndësi jetike për prodhimin e makinave elektrike. Në prill, gjatë një vizite në Francë Presidenti serb Vuçiç, kërkoi të blejë nga Franca 12 aeroplanëve luftarakë.

Disa ekspertë dhe media botërore i kanë interpretuar këto angazhime të shtuara të Perëndimit ndaj Serbisë si shembull të përpjekjeve për ta joshur Serbinë larg orbitës së Rusisë.

Për njohësit e zhvillimeve në Serbi dhe Kosovë, profesorët Charles Kupchan nga Universiteti Georgetown dhe David Kanin nga Universiteti, Johns Hopkins këto marrëveshje nuk sinjalizojnë rreshtimin e Serbisë me Perëndimin.

“Serbia ka qenë e suksesshme, por kjo nuk duhet të interpretohet si shenjë që Serbia ka zgjedhur Perëndimin. Nuk e ka zgjedhur Perëndimin. Vuçiç barashpeshon Rusinë, Bashkimin Evropian, amerikanët, kinezët dhe turqit dhe të gjithë të tjerët me të cilët i duhet apo dëshiron të përballet dhe e bën këtë me shumë shkathtësi… Ai luan me rusët, me amerikanët. Rusët e kuptojnë këtë gjë, por amerikanët jo. Ne sillemi sikur ai e ka zgjedhur Perëndimin, ndërkohë që Rusia nuk del me deklarata të thotë se Serbia e ka zgjedhur Perëndimin", thotë profesori Kanin.

Për profesorin e Universitetit Georgetown, Kupchan marrvëshjet e fundit janë vazhdim i politikës që zoti Vuçiç po ndjek me të gjitha shtetet përkundër ndasive të tanishme gjeopolitike, që kanë vendosur Perëndimin dhe Lindjen në bosht diametralisht të kundërt.

“Nuk e shoh këtë si pikë kthese dhe as shenjë se zoti Vuçiç po i kthen shpinën lidhjeve të tij me Rusinë dhe Kinën dhe se po i ngul këmbët në Perëndim. Zoti Vuçiç është i aftë të angazhohet me dyja palët. Ai ka arritur marrëveshje me Berlinin dhe Parisin së fundmi. Por besoj se do të bëjë të njëjtën me Moskën dhe Pekinin në të ardhmen e afërt”, thotë ai.

Krahas këtyre marrëveshjeve me evropianët, Jared Kushner, dhëndëri i ish presidentit dhe kandidatit të tanishëm republikan për president Donald Trump, ka shprehur interes për një investim qindra miliona dollarësh në Beograd, për të kthyer në hotel ndërtesën e ministrisë së dikurshme të mbrojtjes, të bombarduar në vitin 1999 nga NATO.

Serbia, e cila gjatë viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiç ka rrëshqitur drejt autokracisë sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ka ndjekur një politikë të marrëdhënieve më të afërta me Perëndimin ndërkohë që ka vazhduar lidhje të afërta me Rusinë dhe Kinën. Serbia është i vetmi shtet kandidat i BE-së që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës. Por Beogradi i shet armatime ushtrisë ukrainase përmes palëve të treta.

Por dy ekspertët dallojnë në vlerësimet e tyre se çfarë ndikimi do të ketë ky qëndrim i Perëndimit ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë…. Para 25 vitesh, kur NATO-ja zhvillonte fushatën bombarduese, Serbia dukej si humbëse, e izoluar. Tani Serbia është gjithçka tjetër v eçs humbëse, nuk është aspak e izoluar dhe ka shënuar suksese të shumta në diplomacinë që po ndjek”, thotë zoti Kanin.

Zoti Kanin, ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, thotë se këto suksese do t’i mundësojnë zotit Vuçiç që të vazhdojë të këmbëngulë në krijimin e Asociacionit, i cili sipas tij është bërë një “obsesion” për diplomatët perëndimorë.

Zoti Kanin thotë se “vlerësimi që asociacioni do të integrojë serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës është i gabuar” dhe se Serbia është në pozitë shumë të mirë që “me durim, por me këmbëngulje të bëjë trysni për të”.

“Kosova është para një situate shumë të vështirë, me një kryeministër që është jopopullor jashtë Kosovës, por që e ka të qartë që krijimi i asociacionit do të minojë sovranitetin e Kosovës", shton ai.

Profesori Kupchan, analist i lartë pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, beson që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përqëndrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk mendon që Serbia do të përfitojë nga vëmendja e shtuar e Perëndimit.

“Vëmendja e Perëndimit, nuk besoj se forcon peshën diplomatike të Serbisë. Mendoj që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të nxisë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë siç e sheh të domosdoshme. Përpjekjet e tyre janë të përqendruara në përmbylljen e këtij procesi. A do mund të kenë marrëdhëniet më të fuqishme ekonomike ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Serbisë ndikim pozitiv në marrëdhënien e përgjithshme? Po, sepse kontaktet më të shpeshta dhe lidhjet më të mëdha ekonomike janë më mirë se sa më pak, por gjithsesi nuk do t’i konsideroja këto marrëveshje si diçka që ndryshojnë rrjedhën,” thotë zoti Kupchan.

Ai thotë se ndan shqetësimet se “procesi i dialogut ka hyrë në rrugë pa krye” dhe se për këtë dyja palët mbajnë përgjegjësi.

“Masat e zoti Kurti, ndonëse mund të qëndrojnë në aspektin politik dhe ligjor, ishin të panevojshme në aspektin strategjik, sepse ishin provokuese pa nevojë. Për shembull, vendosja e kryetarëve të komunave në veri që u zgjodhën me një përqindje të papërfillshme votash; kjo u pasua me targat e makinave dhe më vonë me çështjen e dinarit," thotë zoti Kupchan.

"Të gjitha këto veprime justifikohen, sepse Kosova po përpiqet ta shtrijë sovranitetin e plotë të saj, por që nuk ishin të dobishme sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Beogradi nga ana e tij mobilizoi forcat përgjatë kufirit me Kosovën. Patëm një episod të dhunshëm në Banjskë dhe ai që pranoi fajësinë për këtë akt terrorizmi ende shëtit i lirë në Serbi. Patëm pastaj një letër të kryeministres serbe e cila shprehu rezerva për marrëveshjen, në të cilën thoshte se kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Këto janë hapa prapa dhe për pasojë mund të themi se procesi i normalizimit ka ngecur,” shton ai.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane njoftoi se emëroi diplomatin Alexander Kasanof si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, pas përfundimit të mandatit të diplomatit Gabriel Escobar. Në fillim të vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian pritet ta emërojë një ndërmjetës të ri për të zëvendësuar diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

Zoti Kupchan, i cili ka punuar në dy administrata amerikane atë Presidentit Clinton dhe të Presidentit Obama, si drejtor për Evropën në Këshillin për Sigurinë Kombëtare, pret që trysnia mbi Prishtinën dhe Beogradin të rikthehet pas një pauze për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara dhe mbetet optimist për një epilog të këtij procesi.

“Mendoj se të luash me kartën e Rusisë, të Kinës, nuk është opsion në afat të gjatë për shkak të vendndodhjes gjeografike. Ballkani është pjesë e një hapësire më të madhe evropiane. Popujt e rajonit duhet të ndihen të bekuar, me fat. Ata që jetojnë në Azinë Qendrore, në Armeni, në Azerbajxhan, pra afër Rusisë, afër Kinës, jetojnë në një zonë të pasigurt në një të ardhme pa afat. Ballkani nuk është një zonë e tillë, është në Evropë dhe për pasojë mendoj se këtij procesi do t’i vijë një fund pozitiv,” thotë ai.

Por zoti Kanin konsideron se dialogu është një proces që ka dështuar të japë rezultate dhe gjatë 30 viteve të fundit është peng i rotacionit të diplomatëve perëndimorë, që nuk kanë arritur ta çojnë procesin përpara. Sipas tij, nuk ka vullnet për të lëvizur dhe si i tillë dialogu që në fillim ishte i dështuar si proces.

“Serbët e dinë këtë gjë. Kosovarët e dinë gjithashtu. Vuçiçit ble kohë përmes avantazheve që ka siguruar përmes diplomacisë rajonale dhe kontakteve me udhëheqësit ndërkombëtarë, ndërkohë që Kurti ngul këmbë dhe provon të fitojë zgjedhjet e radhës dhe t’i mbajë larg serbët", thotë ai.

Sipas zotit Kanin, Uashingtoni dhe Brukseli duhet ta rishqyrtojnë tërë qasjen e tyre ndaj rajonit dhe t’ua lënë në dorë palëve që të arrijnë marrëveshje në bazë të preferencave të tyre, qoftë edhe atëherë kur zgjidhjet mund të përfshijnë plane si ai ndërmjet ish Presidentit Thaçi me Presidentin Vuçiç në vitin 2018.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të imponojmë një demokraci liberale, shumë-etnike, transparente dhe perëndimore në rajon. Nuk do të jemi në gjendje të imponojmë paqe dhe fund të konflikteve. Kemi dështuar ta bëjmë këtë gjë gjatë tre dekadave të fundit. Mendoj se duhet t’i sfidojmë vendasit që të gjejnë mënyra për të punuar bashkërisht,” thotë zoti Kanin.

Edhe zoti Kupchan është i mendimit që përmbyllja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë në duart e udhëheqësve të dyja vendeve dhe prirjes së tyre për të marrë vendime të vështira.

“Të luash me kartën e nacionalizmit është gjëja më e lehtë për ta bërë. Por, ta bindësh publikun se ka ardhur koha të lihet mënjanë nacionalizmi etnik dhe të shihet drejt të ardhmes është gjëja më e guximshme që mund ta bëjnë. Nuk jemi ende tek ky moment, por mendoj se është çështje kohe. Këto pengesa do kapërcehen kur udhëheqësit të jenë gati të hedhin hapa të guximshëm,” shton ai.

A do të kenë ndikim zgjedhjet amerikane në çështjet e pazgjidhur midis Kosovës dhe Serbisë?

Sipas zotit Kupchan, në këtë cikël zgjedhor, Shtetet e Bashkuara janë shumë të përqendruara në planin e brendshëm dhe politika e jashtme, e dominuar nga Ukraina dhe lufta në Gazë, nuk do të jetë përparësi, por megjithatë pret energji të re në procesin e dialogut pas zgjedhjeve në SHBA dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në BE.

Për zotin Kanin, ndikimi do të varet nga fituesi i zgjedhjeve. Sipas tij, Presidenti Trump ka treguar që është i paparashikueshëm në qasjen e tij dhe se ndryshon qëndrim, ndërkohë që, sipas mendimit të tij, kandidatja e pritshme demokrate dhe Nënpresidentja aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se nuk di shumë për Ballkanin, ka shumë gjasa të vazhdojë të njëjta politika ndaj rajonit.

Marrë nga VOA

charles kupchan david kanin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan