Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, Senatori demokrat Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për marrje ryshfeti, përfshirë para në dorë, objekte floriri dhe një makinë luksoze nga tre biznesmenë të Nju Xhersit. Një ish-prokuror federal i tha Zërit të Amerikës se shpallja fajtor e një prej senatorëve më me ndikim tregon se në Shtetet e Bashkuara nuk ka njeri mbi ligjin, pavarësisht pushtetit që mban. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Aron Ranen, Senatori Menendez tani përballet me mundësinë e një dënimi me vite të tëra burg
Një nga senatorët më me ndikim të Shteteve të Bashkuara të vendit, Robert Menendez, është shpallur fajtor se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i qeverisë së Egjiptit.
“Bëhet fjalë për nivele tronditëse korrupsioni, qindra mijëra dollarë ryshfet në formën e parave të gatshme, objekte ari, një Mercedes Benz. Ai bëri politikë për fitime dhe tani që juria e ka shpallur fajtor Bob Menendezin, vitet e tij të shitjes të fuqisë së postit më në fund kanë marrë fund”, thotë Damian Williams, prokurori federal i çështjes në Nju Jork.
Pas vendimit të jurisë, ndërsa largohej nga gjykata në Manhatan, senatori nga Nju Xhersi i mohoi akuzat.
“Jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i jurisë. Unë kam besim të plotë se ligji dhe faktet nuk e mbështetën atë vendim dhe se ne do të jemi të suksesshëm pas apelit. Nuk kam qenë kurrë asgjë tjetër përveçse një patriot. Unë kurrë nuk kam qenë agjent i huaj”, tha Senatori Menendez.
Anëtarëve të jurisë iu deshën mbi 12 orë gjatë tre ditëve që të arrinin tek vendimi. Procesi zgjati nëntë javë.
“Ky është një vendim historik, sepse senatori Menendez nuk është dënuar vetëm për korrupsion, por edhe si agjent i një qeverie të huaj”, thotë për Zërin e Amerikës ish-prokurori federal Neama Rahmani.
Ai vlerëson se senatori mund të dënohet me vite burg.
“Dënimi maksimal i mundshëm për disa nga akuzat është 20 vjet burg. Ky rast dhe vendimi që u mor tregon se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë një senator i fuqishëm dhe i rangut të lartë si Bob Menendez. Nëse shkel ligjin dhe nëse pranon ryshfet, do të kapesh dhe do të dënohesh”, thotë zoti Rahmani.
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep Kongresit të dejtën të përjashtojë Senatorin Menendez. Profesor Thomas Whalen nga Universiteti i Bostonit, thotë se kjo nuk është një detyrë e lehtë.
“Mundësia që të sigurosh dy të tretat e votave në Senat për të përjashtuar një anëtar është diçka e vështirë për t’u arritur. Që prej krijimit të shtetit, mendoj se ka rreth 15 senatorë që janë përjashtuar. Hartuesit e Kushtetutës e kanë bërë të vështirë këtë proces, pasi nuk donin që anëtarët e Kongresit të përjashtoheshin për shkak të trysnisë publike”, thonë për Zërin e Amerikës Thomas Whalen nga Universiteti i Bostonit.
Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin./ VOA
Foto ilustruese SHKUP- Europol-i dhe Interpol-i së bashku me Policinë maqedonase, janë në kërkim të mashtruesve me lajme t&eu...
Donald Trump SHBA- Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit amerikan për Siguri të Brendshme tha se ka nisur një hetim për t...
IZRAEL- Hezbollahu lëshoi rreth njëqind raketa në veri të Izraelit në përgjigje të vrasjes së pesë civilëve ...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden zbuloi të vetmen gjë që ai thotë se do ta shtynte të tërhiqej nga gara presidenciale e 2024...
SHBA- Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një kubë e nxehtësisë po mbulon pjesën ...
Foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka përfunduar këmbimi i të burgosurve të luftës me Ukrainën, proces q...
Atentati SHBA- Amerikanët druajnë se vendi i tyre po rrëshqet në kaos, pas përpjekjes për të vrarë ish-presidentin ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së pa...
Sveçla dhe Petkoviç KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, e ngarkuar për propagandë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Deputetja e PDK-së, njëherit kryetare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosov&eu...