Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Një polic 41-vjeçar u vra me armë zjarri gjatë natës mes 12 dhe 13 tetorit 2026 në komunën Jette të Brukselit, ndërsa merrte pjesë në një operacion për lokalizimin e një automjeti të grabitur nga persona të armatosur.
Viktima, i identifikuar si Nordine, ishte pjesëtar i Brigadës Kundër Agresionit (BAA), një njësi e specializuar e policisë së zonës Bruksel-Kryeqytet/Ixelles, e cila ndërhyn në operacione me rrezikshmëri të lartë.
Sipas gazetës belge The Brussels Times, e cila citon agjencinë e lajmeve Belga dhe deklaratat e Prokurorisë, polici u qëllua në kokë teksa po kryente një kontroll paraprak në zonën ku autoritetet kishin lokalizuar automjetin e vjedhur.
Ngjarja nisi rreth orës 23:00 të së hënës, në Tubize, në provincën e Brabantit Valon, në jug të Brukselit.
Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, viktima e grabitjes njoftoi policinë se tre ose katër persona të armatosur i kishin marrë automjetin me forcë.
Autoritetet përdorën sistemin e kamerave ANPR, që identifikon automatikisht targat e automjeteve, dhe arritën ta lokalizonin makinën në unazën rrugore të Brukselit.
Në operacion u përfshinë disa patrulla policore, përfshirë efektivët e Brigadës Kundër Agresionit. Automjeti u gjurmua deri në komunën Jette, ku policia organizoi një ndërhyrje për kapjen e personave të dyshuar.
Mediat belge e kanë lokalizuar operacionin në zonën e rrugës Honoré Longtin.
Gjatë konferencës për shtyp të martën, prokurori Moinil dha hollësi mbi momentet që i paraprinë vrasjes. Nordine, i veshur civil, u shkëput nga kolegët dhe iu afrua në këmbë zonës ku ndodhej automjeti, për të vëzhguar situatën.
Efektivët e tjerë qëndruan në pozicionet e tyre, duke pritur informacion nga kolegu. Megjithatë, 41-vjeçari nuk u kthye. Kur policët shkuan ta kërkonin, e gjetën të shtrirë pa ndjenja pranë automjetit.
Prokurori konfirmoi se Nordine kishte marrë një plumb në kokë. Ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje, por nuk arritën t'i shpëtonin jetën.
Kolegët e tij nuk e kishin parë momentin kur autori qëlloi. Kjo mbetet një nga rrethanat që hetuesit po përpiqen të sqarojnë.
Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia zbuloi disa armë. Raportimet fillestare të mediave belge përmendin tri armë të gjetura në automjetin e vjedhur. Prokurori Moinil konfirmoi gjithashtu praninë e lëndëve narkotike në makinë.
Për këtë arsye, autoritetet kanë hapur një dosje të veçantë hetimore për drogën, krahas procedimit për vrasjen e policit. Megjithatë, Prokuroria nuk ka konfirmuar ende nëse lëndët narkotike përbënin motivin e grabitjes së automjetit apo nëse personat e përfshirë vepronin si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.
Hetuesit kanë ndaluar disa persona, ndërsa prokurori nuk ka bërë publike identitetet apo rolet e tyre të mundshme në ngjarje. Çështja po hetohet si vrasje me rrethana rënduese, një akuzë që sipas legjislacionit belg mund të sjellë dënim me burgim të përjetshëm.
Vrasja e 41-vjeçarit solli reagime nga autoritetet belge, drejtuesit politikë dhe përfaqësuesit e sindikatave të policisë.
Kryeministri Bart De Wever shprehu ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e viktimës, duke vlerësuar punën e efektivëve që përballen me rreziqe gjatë shërbimit.
Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë, Bernard Quintin, deklaroi se autoritetet duhet të zbardhin plotësisht rrethanat e vrasjes dhe se përgjegjësit duhet të përballen me pasojat ligjore.
Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close, shkoi në vendngjarje gjatë natës dhe shprehu mbështetjen për familjen dhe kolegët e Nordine.
Edhe ministri-president i Rajonit të Brukselit, Boris Dilliès, shprehu ngushëllimet dhe kërkoi respekt e mbështetje për punonjësit e policisë.
Sipas televizionit belg BX1, Sindikata Kombëtare e Personelit të Policisë dhe Sigurisë (SNPS) reagoi duke ngritur shqetësimin për dhunën ndaj punonjësve të rendit.
Përfaqësuesi i sindikatës, Joery Dehaes, deklaroi se gjatë 25 viteve të fundit kanë humbur jetën në detyrë 36 policë në Belgjikë. Ai sqaroi se jo të gjitha vdekjet lidhen me sulme të armatosura, pasi disa kanë ndodhur nga aksidente, por dhuna përbën një pjesë të konsiderueshme të rasteve.
Sindikata kërkoi përmirësimin e mekanizmave të evidentimit dhe ndjekjes së rasteve të dhunës ndaj efektivëve.
Vrasja e policit ndodh në një periudhë kur Brukseli po përballet me incidente të përsëritura me armë zjarri dhe rivalitete ndërmjet grupeve të përfshira në trafikun e narkotikëve.
Sipas të dhënave që prokurori Moinil kishte paraqitur në fund të gushtit, autoritetet kishin regjistruar rreth 170 incidente me armë zjarri në kryeqytetin belg që nga fillimi i vitit 2025.
Megjithatë, hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse vrasja e Nordine lidhet drejtpërdrejt me konfliktet ndërmjet grupeve kriminale.
Fotot e para të William Chapman, të riut që humbi jetën të shtunën pasi hyri në kafazin e një tigri në Parkun e Jet...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social...
Shefi i spiunazhit të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar këtë të marte ka deklaruar se Irani po shton përpj...
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmij&e...
Alireza Raishi, 21 vjeç, u ekzekutua më 5 tetor në Iran, së bashku me 25-vjeçarin Alireza Sepahi. Historia e këtij të fun...
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Një oficer policie humbi jetën në krye të detyrës në qytetin belg të Zette të hënën në mbrëmje, ko...
Policia gjermane ka ndaluar një grua në Berlin në lidhje me një zjarr në një stacion Starlink në Poloni muajin e kaluar. Ky &...
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, është ndarë nga ...