U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
UKRAINË- Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë SHBA pezulloi fillimisht ndihmat ushtarake për Ukrainën. Së fundi u rrit shqetësimi, nëse Elon Musk mund ta ndërpresë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, ndonëse ai vet thotë, se nuk është shprehur për një gjë të tillë.
Rusia në mënyrë sistematike që nga fillimi i pushtimit ka shkatërruar infrastrukturën ukrainase, përfshirë edhe furnizimin me rrymë dhe internetin. Shpëtimi erdhi nga hapësira: Menjëherë pas sulmeve të para ruse zëvendëskryeministri i atëhershëm ukrainas, Mykhailo Fedorov i pati kërkuar në mars 2022 biznesmenit nga Teksasi Elon Musk përmes twitter (sot X) të hapte satelitët e tij Starlink për Ukrainën. Dhe Musk iu përgjigj spontanisht gjithashtu në twitter: "Starlink-u është aktiv, të tjera sisteme marrëse janë në rrugë e sipër".
Që atëherë shërbimi i internetit satelitor, i ofruar nga kompania e Musk Space X, ka qenë një mbështetje kryesore e luftës mbrojtëse të Ukrainës. Kryesisht dronët ukrainas, por edhe aplikacionet e bazuara në internet për komunikim, për identifikimin dhe kapjen e objektivave përdorin Starlink.
Megjithatë besimi i Ukrainës te miliarderi Musk u trondit thellë që në shtator 2022. Gjatë sulmit të parë ukrainas me dronë kundër flotës ruse të Detit të Zi në Krime, kontakti i radios me të gjithë dronët u ndërpre papritmas, ata ranë dhe kundërsulmi dështoi. Një vit më vonë doli, se Elon Musk kishte urdhëruar personalisht inxhinierët e Starlink, që të fiknin sistemin.
Shqetësimi për humbjen e kontrollit
Sigurimi i Starlink për Ukrainën u krye përmes shërbimit privat të blogging X pa asnjë debat publik dhe pa asnjë kontroll nga parlamentet.
Që nga rizgjedhja e Trumpit i besuari i tij Musk ka pasur kompetenca shumë të gjera, dhe në të njëjtën kohë nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli të drejtpërdrejtë parlamentar. Ajo që ai bën me Starlink, është vendimi i tij privat.
Nuk mund të përjashtohet, që ai ta shesë në një moment projektin Starlink tek ofertuesi më i shtrenjtë. Sistemi i rëndësishëm strategjik i komunikimit satelitor mund të binte në duar të gabuara, nëse për shembull shtetet totalitare apo rivalët strategjikë do të mund të hynin në këtë rrjet global.
Sa e mundur është mbyllja e Starlink-ut?
Para skandalit në Shtëpinë e Bardhë miliarderi i teknologjisë Musk i kishte quajtur njoftimet e shtypit për një mbyllje të mundshme të Starlink-ut gënjeshtra. Ukraina dhe aleatët e saj po kërkojnë alternativa që mund të përdoren ushtarakisht. Por deri tani edhe sistemet e komunikimit satelitor të ofruara nga Suedia dhe Gjermania nuk mund të mbushin boshllëkun, që do të krijonte një mbyllje e Starlink.
Megjithatë edhe arsyet ekonomike mund të luajnë një rol për biznesmenin Musk. Sepse Musk ka investuar shumë në rrjetin Starlink dhe nuk dëshiron të trembë të interesuarit e ardhshëm. Aktualisht vetëm rreth 4 milionë njerëz përdorin Starlink-un. Deri tani ai është i disponueshëm në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Evropë, në pjesë të Afrikës Subsahariane dhe Jugore, në disa vende aziatike dhe në Australi dhe Zelandën e Re. Pra, jo detyrimisht zona me strukturë të dobët, që kanë vërtet nevojë për internetin satelitor. Kjo ndoshta edhe për faktin se interneti satelitor Starlink është shumë i shtrenjtë, vetëm aparati marrës kushton rreth 400 euro. Dhe tarifa mujore e përdorimit është 40-80 dollarë, në varësi të rajonit.
Ndër klientët kryesorë të Starlink-ut si Polonia, Italia, Indonezia dhe Groenlanda po shtohen dyshimet për besueshmërinë e sistemit, i cili varet vetëm nga arbitrariteti i pronarit të tij.
Prandaj ka mundësi, që vënia në dispozicion e Starlink-ut të kufizohet gradualisht ("Downscaling"), fillimisht për zona më pak kritike për luftën, si përdorimi civil në Ukrainë, pastaj për pjesë të komunikimeve ushtarake dhe në fund për përdorimin në vijën e frontit, derisa qeveria ukrainase t'i dorëzohet presionit.
Si funksionon Starlink në Ukrainë?
Starlink krijon akses në internet, duke transportuar të dhënat përmes dritës, si një kabllo me fibër optike. Por ky transferim bëhet nëpërmjet satelitëve. Për këtë qëllim Elon Musk po ndërton prej vitesh një rrjet satelitor, ku satelitët e veçantë i përcjellin njëri-tjetrit të dhënat përkatëse.
Koncerni hapësinor i Musk, SpaceX, ka lëshuar që nga viti 2019 gjithsej 7.770 satelitë starlink në orbitën e ulët të tokës (gjendja më 31 janari 2025). Qëllimi është zgjerimi i rrjetit deri në 42.000 satelitë.
Që të përdoren të dhënat satelitore, nevojitet edhe një pajisje marrëse në tokë, e cila vepron si një ruter dhe lidh pajisjet me satelitin më të afërt. Marrësi e drejton automatikisht pjatën marrëse, që i ngjan një pjate satelitore televizive, te një satelit i disponueshëm dhe kështu vendoset lidhja me internetin.
Cilat janë përfitimet nga Starlink?
Interneti satelitor është relativisht i lehtë për t'u përdorur. Të dhënat rrjedhin pandërprerë dhe jashtëzakonisht shpejt. Sepse satelitët Starlink rrotullohen në një lartësi prej 328 deri në 614 kilometra rreth tokës, që është dukshëm më e ulët se satelitët e konkurrentëve.
Për krahasim: Satelitët e kryesuesit të deritanishëm të tregut satelitor Hughesnet rrotullohen rreth tokës në një lartësi prej 35.000 kilometrash. Prandaj transmetimi i të dhënave zgjat rreth dhjetë herë më shumë sesa me Starlink.
Konkurrencë në orbitë
Megjithatë edhe Elon Musk po "mbush” orbitën tonë me satelitët e tij privatë. Më shumë se 13.000 satelitë u rrotulluan gjithsej rreth tokës deri në nëntor 2024. Prej tyre rreth 8.600 i përkasin SHBA.
Rrjeti Starlink do të përfshijë në të ardhmen 42.000 satelitë - së shpejti orbita do të jetë shumë plot. Kjo rrezikon satelitët e tjerë dhe pengon edhe vëzhgimet astronomike nga toka. Që tani satelitët Starlink bëhen përgjegjës për shumicën e gati-përplasjeve me satelitë të tjerë. Dhe sapo një satelit ndryshon automatikisht trajektoren e tij për të shmangur një përplasje të mundshme, kjo mund të shkaktojë një reaksion zinxhir fatal.
Një problem tjetër është jetëgjatësia relativisht e shkurtër e satelitëve Starlink, të cilët pas rreth pesë vjetësh pushojnë së punuari. Edhe pse ata në pjesën më të madhe digjen, kur rihyjnë në atmosferën e tokës, satelitë të rinj duhet të lëshohen vazhdimisht në hapësirë, për të mos lejuar krijimin e boshllëqeve në rrjet./DW
tulsi gabbard SHBA- Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se presidenti Donald Trump ka urd...
donald trump SHBA- Tri luftërat e Jugosllavisë të viteve 1990 - në Kroaci (1991-95), Bosnjë - Hercegovinë (1992-95)...
SERBI- Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) n...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu edhe një herë besimin dhe mbështetjen e tij të plotë për Elon Mus...
MEKSIKË- 11 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në Meksikë pasi një aksidenti të rëndë. Raportoh...
FILIPINE- Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është arrestuar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata P...
RUSI- Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar pë...
foto nga moska MOSKË- Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një su...
Foto ilustruese KORE E VERIUT - Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Kore...
ARABIA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se Ukraina duhet t’i japë tokë Rusisë si pjesë e çd...