BOTA

Emigracioni ilegal/ "Masat e rrepta bëjnë që biznesi të lulëzojë!" Analiza: Berlini dhe Londra, luftë kontrabandistëve

M.B. Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 09:44

Emigracioni ilegal/ "Masat e rrepta bëjnë që biznesi të

EUROPA- Përpara pak ditësh në kryeartikuj u njoftua për një aksion kontrollesh në shkallë të gjerë dhe arrestime në Gjermani: Një rrjet kurdo – irakian ka transportuar refugjatë "me barka të pasigurta përmes kanalit të Lamanshit për në Britaninë e Madhe". Barkat ose më saktë pjesët e tyre të këmbimit pjesërisht janë siguruar në Gjermani në mënyrë ilegale. Hetimet u drejtuan nga Franca, vetëm në Gjermani janë ekzekutuar dhjetë urdhër-arreste. "Kontrollet dhe arrestimet janë një goditje tjetër e fortë kundër kriminalitetit brutal ndërkombëtar të kontrabandës me refugjatë", deklaroi ministrja gjermane Punëve të Brendëshme, Nancy Faeser.

Tani ajo bashkë me homologen britanike, Yvette Cooper, kanë nënshkruar një marrëveshje të planifikuar prej kohësh, për të bashkëpunuar në të ardhmen në luftën kundër kontrabandistëve. "Këto banda, që i ngjeshin njerëzit me kërcënime dhe dhunë në gomone dhe i dërgojnë në Kanalin e Lamanshit, venë në rrezik jetën e këtyre njërëzve", vuri në dukje ministrja socialdemokrate Faeser.

Përgatitja për këto kalime ilegale shpesh bëhet në Gjermani. "Kundër këtij biznesi të paskrupullt me vuajtjet e njerëzve, ne tani do t'i kundërvihemi më fort bashkarisht." Fokusi i marrëveshjes ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë të policisë, veçanërisht në përndjekjen e itinerareve të rrjeteve të kontrabandës dhe rrjedhës ilegale të parave. Gjithashtu do të ketë lidhje direkte me komandën e re britanike për sigurinë kufitare (Border Security Command), që është përgjegjëse për sigurinë e kufijve të Britanisë së Madhe.

Joshja drejt Britanisë së Madhe

Prej vitesh migrantët gjithnjë e më shumë po kalojnë nga Franca përmes Kanalit të Lamanshit për në Britaninë e Madhe. Shumë prej migrantëve vijnë nga Afganistani, Turqia dhe Irani. Shumica synojnë Anglinë për shkak se njohin gjuhën angleze ose sepse kanë atje të afërm apo miq të tyre. Shumë janë të bindur, se në Britaninë e Madhe është më e thjeshtë të gjesh punë edhe pa pasur leje qendrimi. Procedurat e stërzgjatura të azilit në Francë bëjnë që njerëzit të largohen.

Nëse sipas Ministrisë së Brendshme britanike në vitin 2020 ishin rreth 8000 vetë që hynë në Britaninë e Madhe, sivjet numri i migrantëve të ardhur ilegalisht me barka është mbi 33.000 – këto janë të dhënat e fundit në fillim të dhjetorit 2024. Nëse dikur migrantët fshiheshin nëpër anijet e mallrave apo hipnin ilegalisht në trenat Eurostar, tani, për shkak të kontrolleve më të rrepta, kjo nuk është më e mundur. Ndaj mbetet kalimi i kanalit me barka si mundësia e vetme. Por një lundrim i tillë mund të kthehet për ta në një çark vdekjeprurës.

Gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin e Lamanshit vazhdimisht ndodhin aksidente të rënda. Të paktën 72 vetë kanë humbur jetën më 2024 në tentativën për të lundruar ilegalisht përmes kanalit, sipas të dhënave të Ministrisë gjermane të Brendshme.

Lufta kundër emigracionit të parregullt gjithnjë e më e ashpër

Marrëveshja e re lidhet edhe me politikën e migracionit të Britanisë së Madhe. Qeveria e mëparshme donte t'i transferonte për në Ruandë migrantët ilegalë – pavaërsisht origjinës së tyre. Për këtë ajo u kritikua ashpër nga Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe si dhe nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Edhe kontrollet kufitare janë ashpërsuar gjithnjë e më shumë. Franca dhe Britania e Madhe vendosën një marrëveshje në fund të vitit 2022, që parashikon më shumë patrulla policie në plazhet në veri të Francës. Deri në 100 forca shtesë të rendit, helikopterë, dronë dhe qen nuhatës janë vënë në përdorim nga pala franceze. Për këtë, sipas marrëveshjes, Britania e Madhe paguan rreth 72 milion euro. Tani qeveria e kryeministrit laburist, Keir Starmer, po fuqizon edhe më shumë sigurimin e kufijve dhe masa më të ashpra ndaj kontrabandistëve.

"Marrëveshja e re është në kontekst me të tjera masa të rrepta në hapësirën europiane, si aplikimi i kontrolleve kufitare", thotë për Deutsche Welle-n Sabine Hess nga Universiteti i Göttingenit në Gjermani. Hess hulumton në katedrën e saj me fokus të veçantë migracionin dhe regullat kufitare. "Britania e Madhe me këto masa të rrepta synon ta ndalojë edhe më tej migracionin."

Masat e rrepta bëjnë që "biznesi të lulëzojë"

Sipas Hess lufta kundër kontrabandistëve është "hipokrizi". "Pikërisht këto ashpërsime prodhojnë problemin, që ata duan të luftojnë", thotë ajo. "Politika e ashpërsimit të masave bën që të lulëzojë biznesi."Nëse ka gjithnjë e më shumë kontrolle, do të aktivizohen gjithnjë e më shumë kontrabandistë, të cilët i njohin mirë pikat e dobëta të kontrolleve që aplikohen".

"Kësaj i shtohet edhe fakti, se me gjasë në këtë biznes nuk operon vetëm mafia e madhe, por edhe kontrabanda që përbëhet nga shumë gurë të vegjël mozaiku", i thotë Hess DW-së. Shpesh janë 'peshq të vegjël‘, që kapen gjatë arratisjes dhe kriminalizohen. "Rëndom ndodh që kanë qenë vet në arrati ata që bëhen kontrabandistë. Kontrabandistët e organizuar e dinë, se si t'i shmangen rrezikut." Këtë e konfirmon në intervistë për Mediendienst Integration edhe studiuesit David Suber nga University College në Londër. "Shumica veprojnë spontanisht. Shpesh janë p.sh. refugjatë ose migrantë që ndodhen vet në rrugë drejt një vendi tjetër." Rrjetet e mëdha të kontrabandistëve në fakt përbëjnë vetëm "një pakicë."

Sipas një marrëveshjeje me OKB-në, si kontrabandist njerëzish konsiderohet "kush vepron me paramendim për një përfitim të drejtpërdrejtë ose indirekt financiar apo ndodnjë avantazh tjetër". Në Parlamentin e BE-së këtë javë diskutohet për ashpërsimin e masave ndaj kontrabandistëve. Ekipet e shpëtimit në det e kritikojnë projektligjin e ri, sepse në të nuk do të luajë asnjë rol aspekti i mospërfitimit financiar. Do të thotë se: "Edhe nëse ndokush merr migrantë për arsye humanitare dhe nuk kërkon para në këmbim të kësaj, konsiderohet si kontrabandist", thotë Hess./ DW

emigracioni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan