Pamje alarmante nga Durrësi/ Pika e skrapit shkakton ndotje masive me gazra të dëmshëm
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Bra...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe plat...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë...
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rr...

Një 28-vjeçar venezuelian, i cili u qëllua nga një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Austin të Teksasit, është akuzuar nga autoritetet amerikane për sulm dhe rezistencë ndaj një oficeri federal. Wilber Rafael Garces Perez u paraqit të martën në gjykatën federale, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti ndaj tij një akuzë për sulm, rezistencë, ndërhyrje dhe pengim të një oficeri federal. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 20 vite burg. Një seancë për paraburgimin e tij është caktuar për 2 tetor.
Ngjarja ndodhi më 20 shtator në veri të Austin, kur agjentët e ICE ndaluan automjetin që drejtonte Garces Perez, i cili punonte si shpërndarës. Sipas dokumenteve të gjykatës, agjentët e kishin identifikuar atë si person ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër përfundimtar dëbimi.
Sipas versionit të prokurorisë, Garces Perez u tregoi agjentëve patentën e drejtimit, por më pas kur iu kërkua të ndalonte automjetin dhe të dilte prej tij, ai mbylli xhamin dhe u largua. Autoritetet pretendojnë se gjatë largimit pasqyra anësore e automjetit goditi një prej agjentëve. Më pas, gjatë ndjekjes, një tjetër agjent qëlloi ndaj tij, duke e plagosur.
Megjithatë, avokatët e Garces Perez kundërshtojnë versionin e autoriteteve. Vetë 28-vjeçari ka deklaruar se nuk po përpiqej të arratisej, por po kërkonte një vend të sigurt ku të parkonte. Ai pretendon se automjeti i tij u godit nga një makinë e agjentëve të ICE dhe se më pas u qëllua.
Rasti ka marrë vëmendje të madhe në Austin, ndërsa mënyra se si u zhvillua ndalimi dhe përdorimi i armës po hetohen nga autoritetet. Dokumentet e gjykatës tregojnë se agjenti që qëlloi Garces Perez nuk kishte kamerë trupore në momentin e incidentit, ndërsa agjenti tjetër kishte një të tillë, por nuk ishte në pozicion për të regjistruar momentin e të shtënës. Garces Perez u dërgua fillimisht në spital pas të shtënës dhe më pas u rikthye në paraburgimin e ICE. Sipas avokatit të tij, plumbi ka mbetur ende në trupin e tij.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Qarkut Travis County i ka kërkuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe ICE që të ndalojnë përkohësisht procedurat e dëbimit ndaj tij, duke argumentuar se prania e Garces Perez në SHBA është e nevojshme për hetimin e incidentit. Departamenti i Drejtësisë thekson se akuzat janë ende pretendime dhe se Garces Perez konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet në gjykatë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, ndërsa ka par...
Një 5-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përplas nga një furgon në qendër të Bolzanoz pranë nj&e...
Dy ish-ministra të qeverisë së Viktor Orbánit në Hungari janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të fond...
Në prill të vitit 2024, Lindja e Mesme ishte pranë një përshkallëzimi që mund të përfshinte drejtpërdrejt Shte...
Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, u ...
Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Emiratet e Bashkuara Arabe po shoqërohet me mister dhe shumë pikëpyetje, pasi Ministri...
Interneti është përfshirë në reagime pasi presidenti amerikan Donald Trump u shfaq sikur po dremiste gjatë një aktiviteti pub...
Krista Pike ishte 18 vjeçe kur vrau një shoqe klase, për të cilën ishte xheloze, duke u bërë një nga gratë më...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave bren...
Mbreti Mohammed VI i Marokut ka ngarkuar Fatima Ezzahra El Mansouri, koordinatore kombëtare të Partisë së Autenticitetit dhe Modernitetit (P...