BOTA

Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve

n.f Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 22:00

Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për

PALESTINË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë "çdo përpjekje për të zhvendosur popullin palestinez nga toka e tyre", ndërsa zoti Rubio zhvilloi të mërkurën një vizitë në Abu Dhabi.

Deklaratat u raportuan nga media shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, që po ashtu njoftoi se presidenti nënvizoi nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gazë. Sipas së njëjtës media, Presidenti nënvizoi rëndësinë e rindërtimit të Gazës dhe ndjekjen e një udhe që çon në një paqe gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, si mënyra e vetme për të garantuar qëndrueshmërinë rajonale.

Udhëheqësit arabë kanë refuzuar planet e sugjeruara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që palestinezët të largohen nga Gaza drejt vendeve të tjera të rajonit dhe që SHBA-të të marrin kontrollin e rajonin palestinez dhe ta rindërtojnë atë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Rubio ishte pjesë e një turneu në disa shtete, që përfshiu gjithashtu bisedime me udhëheqës në Izrael dhe në Arabinë Saudite. Vizita u zhvillua ndërsa po afrohen javët e fundit, të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Një udhëheqës i lartë i Hamasit tha të martën se grupi militant planifikon të lirojë të shtunën gjashtë pengje të tjerë izraelitë të cilët mbahen në Gazë. Po kështu ai bëri të ditur se do të dorëzojë edhe trupat e pajetë të katër pengjeve të enjten.

Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya e bëri njoftimin e papritur në një deklaratë të regjistruar, që u pa si reagim ndaj vendimit të Izraelit për të lejuar hyrjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Rripin e Gazës, të kërkuara prej kohësh.

Gjashtë pengjet janë grupi i fundit që do të lirohen sipas fazës së parë të armëpushimit që skadon në fillim të marsit, ndërsa Hamasi besohet se mban ende rreth 70 pengje të tjerë, gjysma e tyre të gjallë. Katër trupa të tjerë pengjesh pritet të kthehen javën e ardhshme.

Deri më tani, gjatë armëpushimit, Hamasi ka liruar 24 pengje dhe Izraeli ka liruar më shumë se 1000 të burgosur palestinezë. Sidoqoftë, tani palët ndërluftuese duhet të negociojnë fazën e dytë dhe më të vështirë të armëpushimit. Hamasi thotë se në këtë fazëdo të në lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të ndalimit të përhershëm të luftimeve dhe tërheqjes së plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Ndërkohë, Izraeli nuk është tërhequr nga objektivi i tij, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për të eliminuar çdo rol ushtarak apo qeverisës të Hamasit në Gazë. Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar tha të martën se Izraeli është i gatshëm të fillojë negociatat mbi detajet e fazës së dytë. Ato bisedime është dashur të kishin filluar para dy javësh, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Në komentet e tij, Hayya tha se “familja Bibas” do të përfshihet në dorëzimin e katër trupave të pajetë, duke iu referuar sipas gjasave zonjës Shiri Bibas dhe dy djemëve të saj të vegjël, Arielit dhe Kfirit, që për shumë izraelitë simbolizojnë edhe betejën e pengjeve.

Izraeli ende nuk i ka konfirmuar vdekjet e tyre dhe zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje publikut të mos shpërndajë “foto, emra dhe thashethëme”. Izraeli ka shprehur shqetësime të thella për fatin e familjes Bibas ndërkohë që Hamasi thoshte se ata janë vrarë gjatë bombardimeve izraelite në fillim të luftës. Yarden Bibas, bashkëshorti dhe babai, i cili u rrëmbye në një vend tjetër, u lirua këtë muaj.

Kfiri, i cili ishte 9 muajsh në kohën kur u rrëmbye, ishte pengu më i ri i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023 gjatë sulmit ndaj Izraelit, që shkaktoi luftën 15 muajshe. Video regjistrimet nga rrëmbimi shfaqin zonjës Shiri duke mbështjellur djemtë e saj kuqloshë në një batanije ndërkohë që burra të armatosur e çonin tutje.

“Orëve të fundit jemi tronditur pas publikimit të njoftimit të zëdhënësit të Hamasit rreth kthimit të Shirit, Arielit dhe Kfirit këtë të enjte si pjesë së lirimit të civilëve të rrëmbyer”, deklaroi familja përmes një kumtese. “E kemi të rëndësishme të tregojmë se jemi në dijeni të këtyre njoftimeve por se ende nuk kemi marr një njoftim zyrtar mbi këtë çështje”.

“Përderisa të mos marrim një njoftim të saktë, rrugëtimi ynë nuk do të përfundojë”, deklaroi familja.

Një zyrtar izraelit tha se Kryeministri Netanyahu ka lejuar futjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Gazë për të përshpejtuar lirimin e pengjeve. Javën e kaluar Hamasi u kërcënua se do të shtynte lirimin e pengjeve të tjera, duke iu referuar çështjes së shtëpive portative dhe shkeljeve të tjera të marrëveshjes së armëpushimit.

Izraeli pritet të vazhdojë lirimin e qindra të burgosurve palestinezë, përfshirë shumë prej të cilëve po vuajnë dënime me burgim jetësor për kryerjen e sulmeve të përgjakshme, në këmbim të pengjeve.

Hamasi, organizatë që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur terroriste, vrau rreth 1,200 persona në sulmin e tetorit të vitit 2023 dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë. Mbi gjysma e pengjeve janë liruar si pjesë e marrëveshjeve paraprake të armëpushimit, ndërsa tetë u shpëtuan përmes operacioneve ushtarake.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 48,200 palestinezëve, shumica grad he fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk tregon numrin e militantëve të vrarë. Ushtria izraelite thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë. Pjesë të tëra të Gazës janë shkatërruar dhe ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës./ VOA

shba palestine emiratet e bashkuara arabe

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan