BOTA

Eric Gordy: Serbia do të duhet të pozicionohet ndaj propozimit franko-gjerman për krizën në Bosnje!

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 15:01

Eric Gordy: Serbia do të duhet të pozicionohet ndaj propozimit

SERBI- Serbia do të duhet të pozicionohet ndaj propozimit franko-gjerman për dalje nga kriza institucionale në Bosnje e Hercegovinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, profesori i sociologjisë politike në Universitetin e Londrës, Eric Gordy.

Ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, nuk ka shumë hapësirë për manovrim karshi Bashkimit Evropian për këtë çështje.

“Mendoj se ai llogarit në mbështetjen e Evropës – si në aspektin ekonomik, ashtu edhe ndaj protestave kundër regjimit që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj”, shprehet Gordy.

Çfarë parasheh “non-paper”?

Në dokumentin jozyrtar, të njohur si “non-paper”, që thuhet se është përpiluar nga Franca dhe Gjermania, vendet e BE-së ftohen të pezullojnë projektet financiare që janë në dobi të Republikës Sërpska, si dhe të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj zyrtarëve të këtij entiteti të Bosnjës, që “minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Dokumenti propozon, gjithashtu, ndërprerjen e kontakteve me presidentin dhe me kryeministrin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Radovan Vishkoviq, si dhe me kryetarin e Kuvendit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq.

Duke komentuar këto mekanizma të propozuara, Gordy thotë se disa prej tyre tashmë janë zbatuar nga disa shtete anëtare të BE-së.

“Sanksionet më të ashpra tashmë i kanë vendosur Gjermania, Austria dhe Lituania”, kujton ai.

Sipas Gordyt, sjellja e presidentit të Republikës Sërpska, Dodik, ka kërkuar domosdoshmërisht ndërmarrjen e një iniciative të tillë.

“Ka qenë e nevojshme të ndërmerret ndonjë hap, sepse Dodik praktikisht po e kërkonte një gjë të tillë. Ai ka shkelur ndalimin e udhëtimeve kur ka shkuar në Serbi, Rusi dhe Izrael. Mendoj se ai i ka sfiduar qëllimisht, duke menduar se është mjaftueshëm i fuqishëm për të mos iu bindur ndalimeve. Evropa duhet të reagojë ndaj kësaj”.

Cilat janë obligimet e BE-së ndaj Bosnjës?

Radio Evropa e Lirë: A tregon ky dokument, ndonëse jo juridikisht i detyrueshëm, se BE-ja po përpiqet të forcojë pozicionin e saj në Bosnje dhe në Ballkanin Perëndimor?

Eric Gordy: Situata në Bosnje është e paqëndrueshme, dhe ky është momenti i duhur për një veprim të tillë. Për më tepër, edhe pse Rusia ka një rol në rajon, ajo është më e dobët tani, dhe nuk mund të fokusohet në Ballkan. Kështu që është koha që Evropa të tregojë ndikimin e saj.

Është me rëndësi propozimi, që BE-ja të riafirmojë rolin e saj si garantuese e paqes në Bosnje, siç parashihet me Marrëveshjen e Dejtonit. Po ashtu, duhet kujtuar se Bosnja është vend kandidat për anëtarësim në BE, që nënkupton përgjegjësi të caktuara të BE-së ndaj saj.

Një tjetër aspekt me peshë është propozimi për një zgjidhje të re kushtetuese për Bosnjën. Nëse ndërmerret diçka serioze në këtë drejtim, do të ishte hap i madh, sepse realisht Bosnja – megjithëse ekziston Aneksi V i Marrëveshjes së Dejtonit – nuk ka një kushtetutë të qartë. Prandaj, janë të mundshme manipulime. Nëse punohet seriozisht për një reformë të tillë, do të ishte përparim i madh për Bosnjën.

Çfarë pritet nga Aleksandar Vuçiç?

Radio Evropa e Lirë: Si mund të pozicionohet Serbia në këtë situatë?

Eric Gordy: Serbia tani, sidomos pas vizitës së Vuçiçit në Rusi, ndodhet nën presion për të treguar sa seriozisht e merr raportin me BE-në dhe kandidaturën për anëtarësim. Ky do të jetë edhe një formë tjetër presioni, ndaj të cilit Vuçiç, për të qenë të sinqertë, vështirë se mund të përgjigjet në mënyrë të qartë. Mendoj se ai llogarit në mbështetjen e Evropës për ekonominë dhe për t’i bërë ballë protestave anti-regjim në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: A e shihni të mundur përkeqësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Sarajevës?

Eric Gordy: Mund të ndodhë. E ndjek diskursin në mediat pro-regjim në Serbi dhe shpesh ka thirrje për përplasje. Por as Vuçiç, e as ndonjë zyrtar tjetër i Serbisë, nuk mund të harrojë se Serbia është nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit dhe ka detyrim të njohë dhe respektojë sovranitetin e Bosnjës. Beogradi zyrtar e ka bërë këtë – në një masë më të madhe ose më të vogël me kalimin e kohës – por nuk mund të heqë dorë nga ai obligim.

A do të kenë efekt sanksionet?

Radio Evropa e Lirë: Si i vlerësoni masat që përfshijnë pezullimin e ndihmës financiare për Republikën Sërpska, sanksionet e synuara ndaj zyrtarëve dhe subjekteve juridike, ndërprerjen e kontakteve me udhëheqësit në Banjallukë dhe ngadalësimin e rrugës evropiane të Bosnjës? A mund të japin rezultat këto masa?

Eric Gordy: Sado dramatike të tingëllojnë, shumica e këtyre masave tashmë janë në fuqi. Sanksionet më të ashpra i kanë vendosur Gjermania, Austria dhe Lituania. Nuk ka shumë gjëra të reja. Edhe izolimi tashmë është duke ndodhur. Të vetmet vende të BE-së që nuk e praktikojnë këtë janë Sllovakia, Hungaria dhe pjesërisht Kroacia.

Si mund të reagojë Millorad Dodik?

Radio Evropa e Lirë: A mund t’i shërbejnë këto masa Dodikut për t’u afruar edhe më shumë me Putinin?

Eric Gordy: Nuk besoj se mund të bëjë më shumë se çfarë ka bërë deri më tani. Në fund të fundit, Putini është i angazhuar me luftën në Ukrainë dhe nuk ka më aq ndikim në Ballkan sa kishte katër apo pesë vjet më parë.

Është bërë e qartë, gjithashtu, se Dodik ka qenë tepër ambicioz në veprimet e tij të para. Ai ka menduar se do të marrë mbështetje nga Serbia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, posaçërisht pas ardhjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Por, ai nuk e ka marrë këtë mbështetje – as nga publiku në Republikën Sërpska, as nga opozita atje. Pozita e tij është duke u dobësuar, sado e ashpër të jetë retorika e tij.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta forcojë “non-paper” pozicionin e tij politik?

Eric Gordy: Mendoj se në Republikën Sërpska gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se Dodik po u kushton shumë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan