E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

GAZA- Sulmet izraelite vranë të paktën 46 njerëz në Rripin e Gazës, të hënën, përfshirë 31 në një shkollë të shndërruar në strehimore, e cila u godit teksa njerëzit po flinin, duke i vënë flakën gjësendeve të tyre, bënë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë.
Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla, raporton Associated Press. Izraeli përtëriu ofensivën e tij në mars, pasi i dha fund një armëpushimi me Hamasin, grupin palestinez që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.
Izraelitët janë zotuar se do ta marrin kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet e mbetura – një e treta prej të cilave besohet të jenë gjallë – që u morën gjatë sulmit të 7 tetorit të 2023-tës, e cila nxiti luftën.
Izraeli nisi të lejonte futjen e një sasie të vogël ndihmash humanitare në Gazë javën e kaluar, pasi kishte bllokuar hyrjen e të gjitha ushqimeve, ilaçeve, karburanteve dhe mallrave të tjera për 2 muaj e gjysmë.
Grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin urie dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditëve të fundit janë aspak të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e mëdha.
Një sistem i ri i ndihmave, i mbështetur nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara, por i refuzuar nga agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nga organizatat humanitare pritet të nisë operacionet të hënën, pavarësisht dorëheqjes së amerikanit që udhëhoqi nismën, i cili tha se ajo nuk do të mund të operonte në mënyrë të pavarur.
Izraeli thotë se planifikon ta marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe të lehtësojë atë që ai e quan emigrim vullnetar të mbi 2 milion banorëve të saj, një plan i hedhur poshtë nga palestinezët dhe nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Fushata ushtarake e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe ka zhvendosur brenda vendit rreth 90 për qind të popullatës së saj. Shumica prej tyre janë shpërngulur disa herë.
Sulmi në shkollën në lagjen Daraxh të Qytetit të Gazës plagosi edhe më shumë se 55 njerëz, tha Fahmy Awad, shef i shërbimit të emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ai bëri të ditur se një baba dhe pesë fëmijët e tij ishin në mesin e të vdekurve.
Fahmy tha se shkolla u godit tri herë teksa njerëzit po flinin. Pamjet që qarkulluan online shfaqën shpëtimtarët duke u munduar t’i shuanin zjarret dhe duke nxjerrë viktimat e shkrumbuara.
Ushtria izraelite tha se sulmet e saj kishin në shënjestër një komandë dhe një qendër kontrolli të militantëve brenda shkollës, të cilën Hamasi dhe Xhihadi Islamik e përdornin për të mbledhur informata për sulmet.
Izraeli fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve, për shkak se ai operon në zona të banimit.
Një sulm tjetër, në një shtëpi, vrau 15 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë, sipas spitalit Shifa në Qytetin e Gazës, i cili pranoi kufomat.
Në anën tjetër, militantët palestinezë lëshuan tri raketa nga Gaza, dy prej të cilave nuk arritën ta kapërcenin territorin, ndërsa e treta u pengua, tha ushtria izraelite.
Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të ttjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj./ REL
SHBA- SHBA- Tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan, Donald Trump kanë shkaktuar zemërim te shumë...
SHBA- Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisi...
GJERMANI- Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Do...
SHBA- Një alarm u dha të dielën në mbrëmje në zonën e Little River në Karolinën e Jugut kur një pe...
GJERMANIA- Në rastin më të mirë, motoja e diplomës së maturës është një slogan që e mban mend gjit...
VATIKAN- Papa Leoni XIV bën sërish thirrje për paqe në botë në veçanti drejtuar atyre që mbajnë ...
SANTO DOMIGO- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit në Santo Domingo është rritur në 234 të v...
SHBA- Administrata të njëpasnjëshme amerikane kanë kërkuar për kohë të gjatë nga aleatët evropianë q&eu...
SHBA- Kërpudhat që shkaktojnë infeksione, përgjegjëse për miliona vdekje në vit, do të përhapen ndjeshë...
IZRAEL- Një shtetas i dyfishtë amerikan dhe gjerman është arrestuar për tentativën e dyshuar për të djegur ambasad&eum...