Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

PALESTINË- Sulmet ajrore izraelite në territoret palestineze vranë të paktën 20 palestinezë në Gazë dhe pesë në Bregun Perëndimor të mërkurën, sipas autoriteteve palestineze. Ndër të vrarët në Gazë ishin 16 gra dhe fëmijë, gjashtë prej të cilëve nga e njëjta familje, sipas zyrtarëve në Spitalin Evropian në Gazë, ku u dërguan trupat e viktimave.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden dënoi të mërkurën vrasjen e aktivistes amerikane nga forcat izraelite ndërkohë që po protestonte ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ai tha se është “i indinjuar dhe thellësisht i tronditur”, duke e quajtur vrasjen e saj “plotësisht të papranueshme”.
“Duhet të përcaktohet përgjegjësia e plotë”, tha zoti Biden përmes një deklarate. “Izraeli duhet të bëjë më shumë për t’u siguruar se incidente të tilla nuk ndodhin kurrë më.”
Izraeli tha të martën se aktivistja 26 vjeçe Aysenur Ezgi Eygi nga qyteti i Siatëll mund të jetë qëlluar “pa qëllim dhe pa dashje” nga ushtarët izraelitë.
Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes një makinë me ngarkesë karburanti goditi një stacion autobusi në Bregun Perëndimor, duke lënduar rëndë një person. Zyrtarët izraelitë thanë se bëhet fjalë për një sulm dhe njoftuan se shoferi i makinës ishte qëlluar në vendin e ngjarjes, por ata nuk ofruan të dhëna të mëtejshme.
Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës dy pjesëtarë të saj humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ushtria tha se po hetonte shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili ishte nisur për të evakuuar ushtarët e plagosur në Gazë, por përjashtoi mundësinë që ai të jetë rrëzuar si pasojë e luftimeve.
Ndërkohë, në deklaratën e parë që kur u emërua udhëheqës kryesor i Hamasit, Jahja Sinuar përgëzoi Presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune për rizgjedhjen në postin e presidentit dhe falenderoi Algjerinë për përkrahjen, siç tha ai, të “kauzës palestineze”.
Algjeria, që është shtet përfaqësues arab në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në muajin maj propozoi një projekt rezolutë që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për ndalimin e operacionit ushtarak izraelit në qytetin jugor të Rafahut.
Një marrëveshje e mundshme për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve duhet të miratohet nga drejtuesi i militantëve Sinuar, i cili i përket vijës së skajshme brenda Hamasit. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po bëjnë përpjekje gati një-vjeçare për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, por negociatat për arritjen e saj janë bllokuar vazhdimisht.
Sinuari ishte njëri prej arkitektëve të sulmit të 7 tetorit, që nxiti luftën e Izraelit në Gazë. Ai nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës dhe besohet se është gjallë dhe fshihet në territorin e Gazës. Izraeli është zotuar se do ta vrasë./VOA
ITALI- Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mb...
SHBA- Elon Musk tha se ish-presidenti Donald Trump do të bënte një punë më të mirë si lideri i ardhshëm i SHBA-së...
RUSI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrainës, të cil&eu...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill KOSOVA- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës t&e...
SHBA- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit pritet të ketë implikime të mëdha për sigurinë dhe ekonomin&eum...
RUSI- Kremlini tha sot se nuk i pëlqente mënyra se si u përdor emri i Vladimir Putinit në debatin e parë midis Kamala Harris dhe Dona...
SHBA- Qytetarët amerikanë ditën e sotme kanë kujtuar 23-vjetorin e sulmeve terroriste në New York. Të peanishëm në eve...
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, u përplasën va...
Kamala Harris SHBA- Një teori konspirative po vërshon në rrjet pas debatit të mbrëmjes së shkuar mes Donald Trump dhe Ka...