U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
GAZA- Ushtria izraelite kreu bombardime në Rripin e Gazës të premten, duke i vrarë së paku 29 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkohë, në jug të Izraelit ranë sirenat për të paralajmëruar rikthimin e sulmeve raketore nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Shkrepja e raketave nga Gaza pas një kohe të gjatë nënkupton se fraksionet militante të udhëhequra nga Hamasi në Gazë, janë ende në gjendje ta sulmojnë Izraelin, pavarësisht luftës tashmë njëvjeçare ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite, e cila i ka rrafshuar me tokën pjesë të mëdha të enklavës. Të premten, ushtria izraelite tha se sirenat ranë në jug të Izraelit për herë të parë pas dy muajve.
“Gati një vit pas 7 tetorit, Hamasi ende po i kërcënon civilët tanë me terrorizmin e vet, prandaj ne do t’i vazhdojmë operacionet kundër tij”, tha ushtria izraelite, duke iu referuar njëvjetorit të sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, i cili e nxiti luftën në Gazë.
Në qytetin Gaza në veri të Gazës, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi vrau të paktën shtatë persona. Katër persona, duke përfshirë dy gra dhe një foshnjë, u vranë në bombardimin e një shtëpie në qytetin jugor të Han Junisit.
Të tjerët u vranë në sulme ajrore në disa zona të tjera në këtë enklavë të dendur bregdetare. Banorët thanë se forcat izraelite që operonin në periferi të Zeitunit të qytetit Gaza dhe në Rafah, pranë kufirit jugor me Egjiptin, hodhën në erë grupe shtëpish.
Ushtria izraelite thotë se luftëtarët e Hamasit i përdorin si mburojë lagjet e banuara dhe të dendura. Hamasi e mohon këtë. Mediat izraelite, duke raportuar për sulmet raketore, thanë se një raketë u shkatërrua nga mbrojtja ajrore izraelite dhe një tjetër ra në një zonë të hapur. Nuk u raportua për viktima apo dëme të konsiderueshme.
Palestinezët në Gaza do të shënojnë përvjetorin e parë të luftës javën e ardhshme me pak shpresë për fundin e luftimeve në të ardhmen e afërt, edhe pse Izraeli është duke e kryer një ofensivë të re tokësore në Liban kundër aleatit kryesor të Hamasit, Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani.
Hezbollah filloi të hedhë raketa në veri të Izraelit gati një vit më parë në mbështetje të Hamasit, pasi grupi palestinez kreu sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit më 7 tetor 2023. Sulmi, në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, ndezi luftën që ka shkatërruar Gazën, duke zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë dhe duke vrarë mbi 41.800 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.
Diplomacia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri tani ka dështuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Hamasi kërkon një marrëveshje që i jep fund luftës, ndërsa Izraeli thotë se luftimet mund të përfundojnë vetëm pasi ta ketë shkatërruar plotësisht Hamasin./REL
Takimi KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur ditën e sotme në aeroport komandantin e ri të...
Millay ARGJENTINË- Një pjesë e fjalimit të presidentit argjentinas, Javier Millay në Asamblenë e Përgjithshme ...
Foto ilustruese SHBA- Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidenti...
Nenad Popoviç RUSI- Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa portofol, Nenad Popoviç, do ta vizitojë Rusinë p&eum...
lideri i iranit IRAN- Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të deshifrojë mesazhet pas fjalimit të parë publik të...
pamje nga permbytjet ne rajon SARAJEVË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin duke shkaktuar dëme ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për “Bloomberg” tha se kritikat nd&e...
Erik dhe Lyle Menendez SHBA- Pas afro 30 vitesh dhe me prova të reja, pritet të rishqyrtohet rasti tronditës i Erik dhe Lyle Menendez&n...
IZRAEL- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të premten se vendi i tij dhe mbështetësit rajonalë nuk do të...
BOSNJE- Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës,...