
GAZA- Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem.
Në mesin e të vrarëve ishin dhjetë në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga familja e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave. Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë.
Sulmet ndodhën një ditë pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet e kryera nga Izraeli, shtet që po rrit presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për të kthyer pengjet dhe për t’u çaramatosur.
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të premten vizitoi Murin Perëndimor, një vend i shenjtë për hebrenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Ai vendosi në mur një lutje, që presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shkruar.
Në ngjarjen e parë si ambasador i SHBA-së, Huckabee tha se Trumpi i kishte thënë që ta merrte lutjen e shkruar dhe të lutej për paqe në Jerusalem.
Huckabee tha po ashtu se do të bëjë përpjekje që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi që nga tetori i vitit 2023.
Në të kaluarën, Huckabee kishte shprehur mbështetje për të drejtën e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe për të bashkuar pjesë të populluara me palestinezë në territorin e Izraelit. Ai tha se nuk është qëllimi i tij që të ndjekë këtë politikë.
Gjatë mandatit të parë, Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht kundërshtimeve palestineze, dhe e zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi. Palestinezët kërkojnë që pjesa lindore e qytetit, që Izraeli e pushtoi gjatë luftës së Lindjes së Mesme më 1967, si kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
Nisja e punës si ambasador e Huckabee vjen pasi për 18 muaj po zhvillohet lufta në Gazë dhe në kohën kur ndërmjetësit ndërkombëtarë, përfshirë amerikanë, po tentojnë që ta rikthejnë në fuqi armëpushimin në enklavën palestineze.
Izraeli po kërkon që të lirojë më shumë pengje. Aktualisht, grupi palestinez mban 59 pengje, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë marrëveshjeve të mëhershme të armëpushimit.
Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 51.000 palestinezë në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
18 Prill15:01
BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Q...
r.ll
BOTA
18 Prill11:52
Nuk ka shpresë për ndalimin e luftës? Rubio paralajmëron: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim
marco rubio
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësu...
r.ll
BOTA
18 Prill09:20
Ushtria amerikane kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kon...
r.ll
BOTA
18 Prill09:20
Hamasi refuzon zyrtarisht ofertën izraelite për armëpushim: Nuk pranojmë marrëveshje që i shërbejnë axhendës politike të Netanyahut
foto ilustruese
GAZË- Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të armëpushimit të Izraelit, duke thënë se ësh...
r.ll
BOTA
18 Prill09:19
Ngërçi për formimin e qeverisë së re në Kosovë/ Deputeti i LVV-së: Partia jonë ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
KOSOVË- Fituesja e zgjedhjeve Lëvizja...
n.f
BOTA
17 Prill22:41
Një i vdekur nga të shtënat në Universitetin e Floridas, plagosen 6 të tjerë, arrestohet një i dyshuar
SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruara në Universitetin Shtetëror të Florid&eu...
n.f
BOTA
17 Prill21:21
Shkëputen kabllot e teleferikut në Napoli/ Humbin jetën 4 persona, një tjetër në gjendje të rëndë, linja shfaqi probleme gjatë ditës
ITALI- Një aksident tragjik është regjistuar pasditen e sotme në Napoli të Italisë. Mësohet se katër persona kanë...
n.f
BOTA
17 Prill19:33
Europol megaoperacion në 5 shtete/ Goditen 4 banda kriminale, arrestohen 234 persona, sekuestrohen 21 ton drogë
EVROPË- Një megaoperacion policor është zhvilluar në 5 vende të Europës. Mësohet se nga ky operacion janë arrestu...
r.ll
BOTA
17 Prill18:49
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një lidere e vërtetë, ka bërë punë fantastike në Itali
trump, meloni
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë...