Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.
Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve. Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta me bankat tregtare për të mos lejuar një zhvlerësim të euros përtej këtij caku, edhe barriera e 100 lekëve është thyer ditën e sotme.
Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.
Megjithëse rënia e euros poshtë kufirit të 100 lekëve ka një domethënie simbolike, shkalla e luhatjes së kursit ngelet brenda niveleve që mund të korrigjohen me një ndërhyrje të radhës së Bankës së Shqipërisë.
Deri tani, banka qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit.
Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë e ka frenuar ritmin e rënies vjetore të kursit të këmbimit. Aktualisht, kursi euro-lek është në rënie me afërsisht 3.8% krahasuar me një vit më parë.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është motivuar në funksion të objektivit ligjor të inflacionit. Inflacioni prej disa muajsh ka zbritur poshtë objektivit prej 3% dhe në muajin korrik, sipas INSTAT, ishte në nivelin 2.1%. Në kushte të tilla, përpjekja e Bankës së Shqipërisë për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut tenton të zbusë efektin dizinflacionist të kursit të këmbimit mbi komponentin e importuar të çmimeve.
Prej vitit 2020, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me pothuajse 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.
Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerëoshet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë.
Por, ky forcim ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. Fasoneria ka pësuar goditjen më të fortë, por edhe sektori i turizmit ka humbur në konkurrueshmëri dhe është detyruar ta kompensojë rënien e kursit të euros me rritje të çmimeve./ Monitor
ZVICËR- Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka thënë se ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët m...
AUSTRALI- Rrëzimi i një helikopteri mbi çatinë e një hoteli bregdetar shkaktoi panik në Australisë orët e para t&eum...
Foto ilustruese ATHINË- Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të hënën, më 12 gush...
Foto ilustruese RUSI- Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shka...
Foto ilustruese GJENEVË- Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenevës, që përcakton rregullat e luftës, mbet...
Foto ilustruese SHBA- Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushat&eum...
LONDËR- Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u goditën me thikë në sheshin Leicester në qend&eum...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po zhvillon inkursione me qëllim destabilizimin e territoreve kufitare. Putin deklaroi gjithashtu...
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në ...
ANGLI- Më shumë se 700 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me 11 varka numri më...