
Muaji i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga “Shërbimi i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike”.
Raporti thekson gjithashtu se temperaturat globale të sipërfaqes së detit arritën nivelin e dytë më të lartë të regjistruar për këtë muaj.
Në shkallë globale, marsi renditet si i katërti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve, me një temperaturë mesatare prej 13,94 gradë Celsius – që do të thotë 1,48 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900) dhe 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e marsit për vitet 1991–2020.
Sipas raportit, trendi i temperaturave ekstreme po vazhdon. Marsi më i ngrohtë i regjistruar mbetet ai i vitit 2024.
Evropa përjetoi një ngrohje veçanërisht të fortë, me temperaturë mesatare prej 5,88 gradë Celsius, ose 2,27 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1991–2020.
Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit ishte më e thatë se zakonisht, reshje të dendura shkaktuan përmbytje në disa zona të Mesdheut dhe Skandinavisë.
Në Arktik u regjistrua niveli më i ulët ndonjëherë për sipërfaqen e akullit detar në muajin mars, 5,7% nën mesataren.
Temperatura mesatare globale e sipërfaqes së detit arriti në 20,97 gradë Celsius, niveli i dytë më i lartë i regjistruar për këtë muaj.
Kushtet klimatike ndryshuan ndjeshëm në rajone të ndryshme. SHBA-ja perëndimore përjetoi një valë të zgjatur të të nxehtit, ndërsa Alaska, Kanadaja dhe Siberia veriperëndimore shënuan temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Drejtori i Shërbimit të Kopernikut të BE-së për Ndryshimet Klimatike, Carlo Buontempo deklaroi se këto të dhëna tregojnë një sistem klimatik nën presion të vazhdueshëm dhe në rritje.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Prill09:44
Kreu i IDF: Nuk ka armëpushim me Libanin, mund të rikthehemi në Iran në çdo moment
Shefi i ushtrisë izraelite (IDF) ka deklaruar se Izraeli vijon të jetë në gjendje lufte dhe jo në armëpushim sa i përket si...
BOTA
10 Prill09:30
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Një eksperiment me agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale tregon se si mund të gjenerohet një fushatë propagande p&...
BOTA
10 Prill09:03
“Ethet diplomatike” në Lindjen e Mesme nën kërcënimin e një përshkallëzimi të ri të sulmeve
Armëpushimi pesëmbëdhjetëditor midis SHBA-së dhe Iranit po vihet në provë të rëndë në një ...
BOTA
10 Prill08:53
Putin shpalli armëpushim për Pashkë/ Zelensky: Kievi do ta respektojë! Njerëzit duan një lëvizje të vërtetë drejt paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të respektojë armëpushimin e Pashkëve, pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli n...
BOTA
10 Prill08:51
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Tensioni midis Ekuadorit dhe Kolumbisë është shtrirë edhe në tregti. Ekuadori ka kërcënuar se do të rrisë tarifat...
BOTA
10 Prill08:47
Dëshira e fundit prekëse e Mbretëreshës Elizabeth II! Çfarë kërkoi para se të ndërronte jetë?
Pak para ndarjes nga jeta, Mbretëresha Elizabeth II kishte një dëshirë thellësisht personale, të linte pas kujtime t&e...
BOTA
10 Prill08:18
Deutsche Welle: Lufta me Iranin ka riformatuar ekuilibrat e pushtetit përtej Gjirit Persik! Kush fitoi dhe kush humbi influencë
Ndërsa civilët në rajon paguajnë çmimin më të lartë, lufta me Iranin ka riformatuar ekuilibrat e pushtetit përt...
BOTA
10 Prill08:05
“Tregjet të paqëndrueshme”, qeveria në Francë po punon për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve
Pas një takimi me kompanitë shpërndarëse, ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure u shpreh i kujdesshëm lidhur me një ...
BOTA
10 Prill08:01
Gjermania i bën thirrje Iranit të respektojë armëpushimin dhe lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm gjerman Johan Vandeful i bëri thirrje homologut të tij iranian Abbas Araghchi që të respektojë...
BOTA
10 Prill07:57
Trump: Falë meje, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk do të arrijë kurrë të sigurojë armë bërthamore, duke ia ...