“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
SHBA- Zyrtarisht, Donald Trump fitoi zgjedhjet amerikane vetëm rreth mesditës të së mërkurës (06.11.) me orën gjermane. Por deri atëherë, urimet nga selia e NATO-s ishin dërguar tashmë përtej Atlantikut. Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte shkroi:
Ne përballemi me një numër në rritje sfidash globale. Këto përfshijnë një Rusi gjithnjë e më agresive, terrorizmin, konkurrencën strategjike me Kinën dhe afrimin në rritje midis Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.
Mund të supozohet se Rutte e ka menduar me shumë kujdes këtë tekst dhe ka përfshirë disa fjalë kyçe që do t'i bien këmbanave të alarmit me Trump. Këta janë terrorizmi, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Ukraina, megjithatë, nuk përmendet me asnjë fjalë.
E hapur se çfarë do të thotë kjo për Ukrainën
Ky është një tregues se jo vetëm Evropa mund të ketë nevojë për SHBA, por edhe SHBA kanë nevojë për NATO-n. Në fund të fundit, SHBA janë të vetmet që kanë përdorur ndonjëherë nenin 5 të traktatit të NATO-s për mbështetjen. "Një për të gjithë" mund të zbatohet për të gjithë.
Dalja nga NATO nuk ishte më në agjendën e fushatës elektorale amerikane. Nga ana tjetër, kërkesa për më shumë para për NATO-n ishte. Kushdo që nuk e përmbush objektivin e tij prej dy për qind nuk do të mbrohet, tha Trumpi në një takim të fushatës. Ndërkohë, më shumë se dy të tretat e vendeve të NATO-s shpenzojnë dy për qind ose më shumë të fuqisë së tyre ekonomike për mbrojtjen. Trumpi mund të kërkojë më shumë se dy përqind gjatë mandatit të tij të dytë, megjithatë, duke pasur parasysh konfliktet globale.
Mungesë e vullnetit politik?
Për Agnes Strack-Zimmermann, kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin Evropian, koha e rehatit në çdo rast ka mbaruar: "Presidenti i ri amerikan Trump do të kërkojë me ashpërsi që Europa të japë kontributin e saj", tha ajo pas zgjedhjeve. Evropa është një kontinent me rreth 450 milionë banorë me një prodhim të fortë kombëtar bruto dhe mund ta bëjë këtë. Por, sipas politikanes së FDP-së, për këtë mungon vullneti politik.
Gjermania, si anëtari më i madh i BE-së, do të jetë veçanërisht e kërkuar. Por ministri gjerman i Financave, Christian Linder, ngul këmbë në frenën kushtetuese për të marrë borxhe dhe vende si Franca dhe Italia janë shumë në borxhe. Pra, pyetja është se nga do të vijnë paratë shtesë për mbrojtjen. Daniel Caspary, eurodeputet nga CDU, bën thirrje për prioritete të tjera në buxhetet e vendeve të ndryshme. Kjo është një temë që ka të ngjarë të trajtohet nga Komisioni i ri Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm i saj, Rutte, vë në dukje gjithashtu se tani ka më shumë para për mbrojtjen brenda NATO-s. "Ju jeni të mirëpritur nga një aleancë më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar," i shkroi Rutte Trumpit. Presioni i ushtruar nga Trump gjatë mandatit të tij të parë gjithashtu kontribuoi, pranon ai.
Por nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Pyetja e madhe që shqetëson Evropën është se çfarë do të ndodhë me Ukrainën. Përveç aludimeve të paqarta të Trumpit se ai do t'i jepte fund luftës brenda disa ditësh apo edhe disa orësh, dhe një depërtimi në publik të informacionit se ai herë pas here flet në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, dihen pak gjëra konkrete.
A do të ndalojë Trumpi dërgimin e armëve në Ukrainë – apo ndoshta edhe më shumë? Në fund të fundit, 68 për qind e ndihmës ushtarake të NATO-s porositet te kompanitë amerikane të armëve. Askush nuk e di se sa lart në agjendën e Trumpit është lufta në Ukrainë. Sido që të jetë, kjo temë thuajse nuk luajti rol në elektorat: vetëm dy për qind qenë të interesuar për politikën e jashtme sipas sondazheve.
Ndoshta një marrëveshje mund të ndihmojë
Prandaj, lufta kundër Ukrainës mbetet mbi të gjitha një problem për evropianët: "Ne jemi të bindur se si SHBA ashtu edhe BE kanë interes që Ukraina të jetë e fortë dhe e pavarur", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në ditën e zgjedhjeve në Bruksel.
Dhe ndoshta qeveria e re amerikane do të jetë gjithashtu e interesuar për sasinë gjigande të lëndëve të para që mban nëntoka ukrainase: litium, kobalt, titan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensi ka deklaruar tashmë që kushdo që mbron vendin e tij të ketë akses në këto lëndë të para. Sidoqoftë, kjo do të ishte një marrëveshje tërësisht në frymën e presidentit të emëruar amerikan./DW
IZRAEL- Ushtria izraelite ka nisur nis ndërtimin e një muri mbi shtatë kilometra të gjatë në kufirin me Sirinë. Gjith...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të mërku...
SHBA- Gjyqtari në çështjen ndaj Donald Trumpit në Manhattan të New Yorkut ka shtyrë marrjen e vendimit nëse do të an...
Foto ilustruese KOSOVË- Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosm...
Foto ilustruese RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev akuzoi sot liderët evropianë se po përpiqen të përshkallëzojn&...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusin&eum...
foto ilustruese BAKU- Udhëheqësit botërorë u mblodhën sot në Baku të Azerbajxhanit për konferencën vjetore t&e...
foto ilustruese SHBA- Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 25 vjet më parë. Pas fillimit të agresionit rus në ...
FRANKFURT- Njëmbëdhjetë persona u plagosën në turbulenca të rënda gjatë një fluturimi të Lufthansa nga Bueno...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen prej mënyrës së ...