BOTA

Evropianët dhe Ukraina i bëjnë thirrje Putinit për negociata, rendisin pesë kushte për paqe

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Qershor 2026, 14:26

Evropianët dhe Ukraina i bëjnë thirrje Putinit për

Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Ukraina i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim të menjëhershëm dhe për negociata mbi përfundimin e luftës. Pikënisja për këtë duhet të jetë vija aktuale e frontit në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara si dhe Evropa duhet të përfshihen "aktivisht” në bisedime, thuhet në një deklaratë të përbashkët që kancelari Friedrich Merz, presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Keir Starmer dhe presidenti Volodymyr Zelensky publikuan pas takimit të tyre në Londër.

Në të, ata rendisin pesë kushte për një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kërkohet ndalimi i luftimeve: Putini duhet të pranojë një "armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë”. Vija aktuale e frontit do të shërbejë si pikënisje për negociatat – por Ukraina dhe evropianët njëkohësisht këmbëngulin se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Rreth një e pesta e territorit shtetëror të Ukrainës është aktualisht nën kontrollin rus. Gjithashtu, e drejta e Ukrainës për të zgjedhur vetë masat e saj të sigurisë dhe aleancat duhet të respektohet "pa kufizime”.

Më tej, Gjermania, Franca, Britania e Madhe kërkojnë garanci sigurie "të forta dhe juridikisht të detyrueshme” për Ukrainën sapo të hyjë në fuqi një armëpushim. Kjo përfshin vendosjen e një force shumëkombëshe. Po ashtu, asetet ruse do të mbeten të ngrira për aq kohë sa Rusia të mos e përfundojë luftën dhe të mos e kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara. Në Bashkimin Evropian janë të bllokuara rreth 210 miliardë euro të bankës qendrore ruse. Interesat e sigurisë së Evropës duhet të mbrohen në çdo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë. Për rezultatet e negociatave që prekin BE-në dhe NATO-n duhet të pajtohen shtetet anëtare.

Evropianët i siguruan gjithashtu presidentit Zelensky mbështetje të mëtejshme ushtarake. Për këtë pritet të diskutohet në samitet e G7 dhe të NATO-s që do të mbahen në qershor dhe korrik, si dhe në takimin e ardhshëm të "Koalicionit të të Vullnetshmëve”, ku janë bashkuar aleatët e Ukrainës./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?