Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se do të fillojë t’i kufizojë lajmet në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti i Kanadasë miratoi një projektligj kontrovers për lajmet në internet.
Projektligji detyron platformat e mëdha teknologjike të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.
Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e qasjes në lajme për disa kanadezë.
Në vitin 2021, përdoruesve australianë u ishte bllokuar shpërndarja dhe leximi i lajmeve në Facebook, shkaku i një ligji të ngjashëm.
Ligji për lajmet në internet i Kanadasë, i cili u miratua nga senatorët më 22 qershor, parashtron rregulla që u kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë mediumet për përmbajtjen e tyre.
Meta e ka quajtur ligjin “legjislacion me të meta thelbësore, që injoron realitetin se si funksionojnë platformat tona”.
Më 22 qershor, Meta tha se qasja në lajme do të bllokohet në Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada para se ligji të hyjë në fuqi.
“Një kuadër legjislativ që na detyron të paguajmë për linqet dhe përmbajtjet që ne nuk i postojmë dhe që nuk janë arsyeja pse shumica dërrmuese e njerëzve i përdorin platformat tona, nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”, tha një zëdhënës i Meta për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Kompania tha se ndryshimet nuk do të kenë ndikim në shërbimet e tjera të këtyre platformave për përdoruesit kanadezë.
Google e quajti projektligjin “të papërshtatshëm” në formën e tij aktuale dhe tha se po tentonte të punonte me qeverinë për ta gjetur një “rrugë përpara”.
Qeveria kanadeze thotë se ligji i lajmeve në internet është i nevojshëm “për ta rritur drejtësinë në tregun kanadez të lajmeve digjitale” dhe për t’i lejuar mediumet në vështirësi të “sigurojnë kompensim të drejtë” për lajmet dhe linqet e shpërndara në platforma.
Një analizë e projektligjit, nga një mbikëqyrës i pavarur i buxhetit të parlamentit, vlerësoi se mediat mund të marrin rreth 230 milionë euro në vit nga platformat digjitale.
Në fillim të këtij muaji, ministri kanadez i Trashëgimisë, Pablo Rodriguez, i tha Reuters se testet e kryera nga platformat e teknologjisë ishin “të papranueshme” dhe një “kërcënim”.
Në Australi, Facebook rivendosi përmbajtjen e lajmeve për përdoruesit australianë pasi bisedimet me qeverinë çuan në disa ndryshime në ligj.
Të enjten, zyra e Rodriguez tha se ai ishte takuar me liderë të Google dhe Facebook këtë javë dhe kishte planifikuar diskutime të mëtejshme, por shtoi se qeveria do të ecë përpara me zbatimin e projektligjit.
“Nëse qeveria nuk mund të ngrihet për kanadezët kundër gjigantëve të teknologjisë, kush do ta bëjë?”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Grupet e industrisë së medias e përkrahën miratimin e projektligjit si një hap drejt drejtësisë në treg.
“Gazetaria e vërtetë, e krijuar nga gazetarë të vërtetë, vazhdon të kërkohet nga kanadezët dhe është jetike për demokracinë tonë, por kushton”, tha Paul Deegan, president dhe shef ekzekutiv i News Media Canada.
Ligji për lajmet në internet pritet të hyjë në fuqi në Kanada pas gjashtë muajsh.
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativë për sulm ajror nga forcat ruse në një aeroport ukrainas m&...
Regjisori hollivudian, James Cameron – i cili drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik – ka thënë se e ka përjetuar shumë afë...
Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se 55 vjeçarja Di...
Ndoshta ka disa gjëra që kemi nevojë t’ia themi vetes duke ju drejtuar dikujt, i cili/e cila edhe pse nuk është më, ka l&e...
Ekipet e shpëtimit nga SHBA, Kanadaja dhe Franca vazhdojnë të garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen Titan q&e...
Djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për t’u deklarua...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgje...
Trishtim i madh në skenën e muzikës K-Pop pasi ylli Choi Sung-bong vrau veten në moshën 33-vjeçare. Këngëtari i fams...
BBC raporton se furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan, e cila u zhduk gjatë turneut të vizitës së rrënojave të...
Grupet e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri tash e dhjetë vjet, abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti ...