Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për t’u deklaruar fajtor për dy akuza federale që lidhen me mospagesën në kohë të taksave nga ana e tij, në vitin 2017 dhe 2018. Po kështu 53 vjeçari do të deklarohet fajtor edhe për zotërimin e një armë gjatë kohës që ishte përdorues droge.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Departamenti i Drejtësisë ra dakord të mos ngrinte akuza ndaj zotit Biden lidhur me blerjen e një pistolete në vitin 2018, kohë gjatë së cilës ai ishte përdorues droge ndërsa në dokumentin që shoqëronte blerjen e armës ai pretendonte të kundërtën.
Sipas marrëveshjes Hunter Biden-i duhet të mos përdorë drogë për dy vjet dhe të mos zotërojë më kurrë një armë zjarri.
Falë këtyre marrëveshje zoti Biden nuk ka gjasa të dënohet me burg. Ai do të lirohet me kusht, kohë gjatë së cilës do të mbahet nën vëzhgim nga autoritetet.
Hetimet ndaj Hunter Biden-it u kryen nga David Ëeiss, kryeprokuror i shtetit të Dellauerit, i cili u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump, dhe u mbajt në detyrë edhe pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it, me synimin për të vazhduar të trajtojë këtë çështje me ndjeshmëri politike.
Në një deklaratë, avokati i Hunter Biden-it, Christopher Clark tha se “me arritjen e këtyre dy marrëveshjeve mes klientit të tij dhe zyrës së Prokurorit të Dellauerit, hetimi pesëvjeçar ndaj Hunter Biden-it ka përfunduar”.
Por më vonë prokurori Weiss tha se hetimi ishte “në vazhdim”.
Marrëveshjet tashmë duhet të miratohet nga një gjykatës federal. Hunter Biden pritet të paraqitet së shpejti në një gjykatë federale në Dellauer, e të pranojë fajësinë lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Nëse nuk do të ketë ndërlikime të minutës së fundit, gjasat janë që ai të mos dënohet me burg.
“Presidenti dhe Zonja e Parë e duan djalin e tyre dhe e mbështesin atë ndërsa ai bën përpjekje të rindërtojë jetën e tij. Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams.
Zoti Trump dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë përpjekur prej kohësh të gjejnë lidhje mes marrëveshjeve të biznesit jashtë vendit të Hunter Biden-it si në Ukrainë ashtu edhe në Kinë, me aktivitete të paligjshme financiare që dyshohet të kete kryer familja Biden.
Ligjvënësi James Comer, i cili ka udhëhequr një hetim mbi financat e familjes Biden, sulmoi marrëveshjen e arritur mes prokurorit Ëeiss dhe Hunter Biden-it.
“Hunter Biden po ia hedh me një dënim të lehtë kur provat në rritje të zbuluara nga Komisioni i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve zbulojnë se familja Biden është përfshirë në një model korrupsioni, tregtie duke përdorur ndikimin që ata kanë, e ndoshta ryshfeti”, tha ai.
Republikanët kanë pretenduar se Hunter Biden-i arriti të siguronte marrëveshje biznesi fitimprurëse jashtë vendit vetëm për shkak të pozitës së babait të tij, fillimisht nënpresident e më pas president.
Puna që Hunter Biden-i kreu për kompaninë ukrainase të energjisë ‘Burisma’ nga viti 2014 deri në 2019, për të cilën mediat amerikane thonë se paguhej me dhjetëra mijëra dollarë në muaj, luajti një rol në akuzat e para që u ngritën në Kongres për shkarkimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Në korrik të vitit 2019, ndërsa po qartësohej se Joe Biden do të ishte po kundërshtari i mundshëm democrat për garën për president, zoti Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të “shqyrtonte” aktivitetet e biznesit dhe ato politike të Joe dhe Hunter Biden-it në Ukrainë. Një javë para telefonatës, zoti Trump kishte bllokuar miliona dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza për shkarkimin e zotit Trump lidhur me telefonatën, por Senati i hodhi poshtë duke e shpallur atë të pafajshëm.
Të martën, pas publikimit të marrëveshjes mes prokurorit dhe Hunter Biden-it, zoti Trump tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte dënuar me atë thjesht me një gjobë ngjashëm me ato që merr për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./VOA
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgje...
Trishtim i madh në skenën e muzikës K-Pop pasi ylli Choi Sung-bong vrau veten në moshën 33-vjeçare. Këngëtari i fams...
BBC raporton se furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan, e cila u zhduk gjatë turneut të vizitës së rrënojave të...
Grupet e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri tash e dhjetë vjet, abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti ...
SHBA- Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut, ka frikë se n...
Së pari të ashtuquajturët "Qytetarët e Rajhut" e tani edhe lëvizja Anastasia. Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues nj...
Katër kryepeshkopët e fundit të kishës katolike në Nju Orlins kapërcyen çdo cak për të fshehur një pedofil...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “poten...
Influenceri i njohur Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formimin e një grupi kriminal...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për mediat këtë të mërkurë ka komentuar ...