BOTA

Familja Soros financoi grupin që punonte për të censuruar mediat e djathta!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 10:57

Familja Soros financoi grupin që punonte për të censuruar mediat

Nga Chuch Ross, FREE BEACON

Filantropia e krahut të majtë, e financuar nga George Soros, ‘Open Society Foundations’ (OSF), financon një organizatë jofitimprurëse britanike që punon për të censuruar faqet konservatore të lajmeve dhe kompanitë e rrjeteve sociale, përfshirë edhe një plan për të “vrarë” platformën X të Elon Musk, duke ushtruar presion mbi reklamuesit dhe investitorët që të bojkotojnë kompaninë.

OSF dha 250.000 dollarë vitin e kaluar për ‘Center for Countering Digital Hate’ (CCDH) për “mbështetje të përgjithshme”, sipas databazës së granteve të fondacionit Soros. CCDH, nën petkun e ndalimit të “përhapjes së urrejtjes dhe dezinformimit online”, duke ushtruar presion ndaj investitorëve dhe reklamuesve të kompanive të mediave sociale që të censurojnë gjoja “dezinformimin” ose përmbajtje të tjera që i konsideron fyese.

Organizata, e themeluar në vitin 2018 nga ish-aktivisti i Partisë Laburiste, Imran Ahmed, ka ushtruar gjithashtu presion mbi kompanitë e teknologjisë që të heqin reklamat nga faqet konservatore të lajmeve ‘The Federalist’ dhe ‘The Daily Wire’ për përmbajtje të supozuar raciste.

Granti, i cili nuk është raportuar më parë, mund të ringjallë një betejë të kahmotshme që Musk ka zhvilluar si me CCDH-në, ashtu edhe me Sorosin. Musk e ka akuzuar Sorosin për “krime kundër njerëzimit” dhe për financimin e grupeve të përfshira në protesta të dhunshme këtë vit në SHBA.

Ai e ka quajtur CCDH-në një “organizatë kriminale” dhe ka thënë se po “merret” me donatorët e grupit për përpjekjet e tyre për të dëmtuar financat e platformës X.

Vitën e kaluar, CCDH organizoi në heshtje një fushatë për të “vrarë Twitter-in e Musk” duke ushtruar presion mbi reklamuesit që të shkëpusin lidhjet me kompaninë, sipas memo-ve të publikuara nga ‘Racket News’.

CCDH, të cilën grupi mbikëqyrës ‘Capital Research Center’ e përshkruan si një “grup britanik avokues për censurë”, u takua me 16 zyra të Kongresit për të diskutuar padinë e Musk kundër organizatës dhe mbajti takime për “angazhim politik” me senatoren Amy Klobuchar. Organizata jofitimprurëse gjithashtu loboi tek politikëbërësit amerikanë për krijimin e një “rregullatori të pavarur dixhital,” sipas ‘Racket News’.

Ndërsa CCDH ka kritikuar shumicën e kompanive të mediave sociale për dështimin e tyre në frenimin e ekstremizmit, organizata ka qenë veçanërisht armiqësore ndaj X-it që nga momenti kur Musk e bleu platformën, dikur të njohur si Twitter, në tetor 2022. Musk, i cili u zotua se do t’i jepte fund censurës në platformë, e paditi CCDH-në në korrik 2023 për një raport të grupit që pretendonte se gjuha e urrejtjes ishte rritur ndjeshëm në X pas marrjes së kontrollit nga Musk.

Zbulimi i grantit të Soros-it ndihmon në sqarimin e pyetjeve të kahershme rreth financimit të CCDH-së. Në vitin 2023, ligjvënësi Jim Jordan i dërgoi një thirrje zyrtare CCDH-së për një listë të donatorëve të saj, si pjesë e një hetimi për gjoja bashkëpunimin e organizatës në censurimin e platformave të mediave sociale.

CCDH nuk i zbulon vullnetarisht donatorët e saj. Por disa organizata kanë bërë publike kontributet e tyre.

Zbulimi i grantit vjen ndërsa administrata Trump po vë në shënjestër operacionin e Sorosit dhe CCDH-në. Presidenti Donald Trump bëri thirrje gjatë verës që Soros dhe djali i tij Alex, drejtues i OSF-së, të hetohen për financimin e supozuar të trazirave të dhunshme në të gjithë vendin. Sorosët i kanë mohuar këto akuza.

Administrata po shqyrton gjithashtu revokimin e vizës së Ahmed për shkak të aktiviteteve pro-censurës të grupit të tij. ‘The Sunday Telegraph’ raportoi këtë muaj se Ahmed është “në krye të listës” së personave që po merren në konsideratë për anulim vizash.

Ahmed e bashkëthemeloi CCDH-në me Morgan McSweeney, shefin e stafit të kryeministrit britanik Keir Starmer. McSweeney dhe ndihmës të tjerë të Starmer raportohet se janë takuar me zyrtarë të fushatës së Kamala Harris verën e kaluar për të diskutuar strategjinë e zgjedhjeve, gjë që ndezi reagime nga fushata e Trump, e cila i akuzoi britanikët për ndërhyrje zgjedhore.

CCDH ka vënë në shënjestër edhe faqet konservatore të lajmeve si pjesë e përpjekjeve të saj të gjera për censurë online. Në vitin 2020, CCDH i kërkoi Google-it të ndalonte reklamat për ‘The Federalist’ dhe ‘Zero Hedge’ për shkak të komenteve në artikuj të lidhur me protestat pas vrasjes së George Floyd, të cilat CCDH i konsideronte raciste.

CCDH doli në mbrojtje të Sorosit në një tjetër sulm kundër ‘The Daily Wire’, faqes konservatore të zotëruar nga Ben Shapiro. Grupi publikoi një raport të gjatë në janar 2023 duke pohuar se Google lejoi ‘Daily Wire’ të shfaqte reklama për faqen e tij kur përdoruesit kërkonin terma si “George Soros evil” dhe “Why does George Soros hate America”.

CCDH nuk ka nisur asnjë fushatë censurimi kundër ‘Drop Site News’, faqes anti-Izrael e njohur për ofrimin e platformës për terroristë të Hamas-it, e cila mori 250.000 dollarë nga OSF për të hapur seksionin e saj për Lindjen e Mesme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan