Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Autoritetet amerikane kanë zbardhur itinerarin e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks 48 orë përpara se të qëllonte me snajper ish-Presidentin amerikan Donald Trump duke e lënë të plagosur lehtë.Lëvizjet e tij ishin rreth qytetit Pittsburgh. Siç raportohet të premten, ai shkoi në një poligon ku ishte i regjistruar dhe bëri qitje me armë. Ndërsa të nesërmen në mëngjes shkoi në një dyqan ku bleu një shkallë dhe më pas ndaloi në një dyqan armësh, ku bleu 50 fishekë, shkruan CNN.
Prej andej udhëtoi me makinën e tij Hyundai Sonata për rreth 1 orë në veri të vendit duke u bashkuar me turmën e njerëzve që morën pjesë në tubimin elektoral të Donald Trump në Butler të Pensilvanisë. Ai e parkoi automjetin jashtë zonës së tubimit, ku në bagazh kishte vendosur eksplozivë të lidhur me detonator që e mbante me vete. Më pas, thonë hetuesit, përdori shkallën që kishte blerë për t’u ngjitur në tarracën e ndërtesës rreth 200 metra larg podiumit ku fliste Trump, nga dhe hapi zjarr.
Ai qëlloi disa herë me snajper dhe një plumb e kapi në vesh ish-Presidentin Trump. Një ish-shef i zjarrfikëses humbi jetën si pasojë e të shtënave, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Pak sekonda më vonë, 20-vjeçari u ekzekutua nga snajperistët e Shërbimit Sekret. Arma që autori përdori ishte me leje e regjistruar në emër të babait të tij. Prindërit e 20-vjeçarit janë pyetur nga policia dhe janë treguar bashkëpunues.
Megjithë hetimet e deritanishme, FBI nuk ka arritur ende të zbulojë motivet përse i riu donte të vriste Donald Trump, i cili kandidon sërish për President të SHBA-së. Ndërkohë, telefoni dhe kompjuteri i tij janë ekzaminuar nga hetuesit e FBI, por edhe aty nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme që t’i lidhin me motivet. As në historikun e kërkimeve të tij në internet, nuk u gjetën evidenca që ai të kërkonte se si të montonte dhe lidhte eksplozivin që u gjet në bagazhin e automjetit. Hetuesit besojnë se 20-vjeçari kishte planifikuar të shpërthente eksplozivin që të krijonte shpërqëndrim gjatë të shtënave me armë.
Foto ilustruese KOSOVA- Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë q&eu...
Foto ilustruese KOSOVA- Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Doni...
SHBA- Autoritetet amerikane morën informacione nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e D...
Viktor Obran BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi nj&eu...
SHBA- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është takuar me Donald Trump dhe ka publikuar një foto ku të dy shfaqen krah për krah.&...
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të martën të rrisë presionin ndaj Hamasit në Gazën e shkatërruar nga...
SHBA- Jack Black ka thënë se ka anuluar pjesën tjetër të turneut botëror Tenacious D pas një komenti të bërë...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë së botës në moshë madhore nuk bëri gjatë vitit 2022 a...
NJU XHERS- Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet...
Kimberly Cheatle SHBA- Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane Kimberly Cheatle tha se agjencia e saj është përgjegjëse pë...