Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi një "mision paqeje" në Ukrainë që do të përfshinte bisedime zotin Trump dhe udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës pa mbështetjen e BE-së. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel hodhi poshtë gjithashtu pohimin e zotit Orban se Bashkimi Evropian ka ndjekur një politikë "pro-luftës" në Ukrainë.
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban të martën pasi ai nisi një "mision paqeje" në Ukrainë që do të përfshinte bisedime edhe zotin Trump si dhe udhëheqës të Rusisë dhe Kinës, mision që nuk është mbështetur nga BE-ja. Orban u tha udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së përmes një letre se zoti Trump, kandidati i republikanëve për president në Shtetet e Bashkuara, është i gatshëm të veprojë "menjëherë" si ndërmjetës në bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse ai zgjidhet në nëntor.
Shumë zyrtarë evropianë kanë druhen se zoti Trump mund të pakësojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe të nxisë Ukrainën të angazhohet në bisedime paqeje, që do t'i jepnin Moskës një pjesë të konsiderueshme të Ukrainës dhe do të inkurajonin presidentin rus Vladimir Putin të ndërmerrte misione të tjera ushtarake. Hungaria, e cila ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë pas fillimit të sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, mori presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së në fillim të këtij muaji. Por në një përgjigje ndaj letrës së zotit Orban, Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian, i tha kryeministrit hungarez se ai nuk kishte mandatin e BE-së për bisedime mbi luftën në Ukrainë.
"Presidenca e radhës e BE-së nuk ka asnjë rol në përfaqësimin e Bashkimit Evropian në skenën ndërkombëtare dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli Evropian për t'u angazhuar në çështjet ndërkombëtare në emër të Bashkimit Evropian", thuhet në një letër që zoti Michel i ka dërguar zotit Orban. Letra është parë nga gazetarët e agjencisë së lajmeve nga Reuters.
Ish kryeministri belg Michel hodhi poshtë gjithashtu pohimin e zotit Orban se Bashkimi Evropian ka ndjekur një politikë "pro-luftës" në Ukrainë.
“Është krejt e kundërta”, thuhet në letrën e zotit Michel për këtë çështje. "Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima që po ushtron të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje”.
Udhëheqësi nacionalist Orban, një mbështetës i kahershëm i zotit Trump, pasoi një udhëtim në Kiev me vizita të papritura në Moskë dhe Pekin përpara se të merrte pjesë në takimin e NATO-s në Uashington javën e kaluar dhe të mbante një takim me zotin Trump në Florida. Udhëheqësi hungarez tha se një fitore e zotit Trump do të ndryshonte barrën e SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare për Ukrainën, në dëm të evropianëve.
"Strategjia jonë evropiane në emër të unitetit transatlantik, ka kopjuar politikën pro-luftës të Shteteve të Bashkuara. Nuk kemi pasur një strategji sovrane dhe të pavarur evropiane apo plan veprimi politik deri më tani", shkroi ai duke propozuar që “të diskutohet nëse vazhdimi i kësaj politike është racionale në të ardhmen".
Kryeministri Orban sugjeroi "rihapjen e linjave të drejtpërdrejta të komunikimit diplomatik me Rusinë", duke mbajtur kontakte të nivelit të lartë me Kievin si dhe zhvillimin e bisedimeve me Kinën, "për modalitetet e konferencës së ardhshme të paqes". Veprimet e zotit Orban kanë shkaktuar reagime të ashpra në mesin e shumë qeverive dhe zyrtarëvbe të vendeve të BE-së./ VOA
SHBA- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është takuar me Donald Trump dhe ka publikuar një foto ku të dy shfaqen krah për krah.&...
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të martën të rrisë presionin ndaj Hamasit në Gazën e shkatërruar nga...
SHBA- Jack Black ka thënë se ka anuluar pjesën tjetër të turneut botëror Tenacious D pas një komenti të bërë...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë së botës në moshë madhore nuk bëri gjatë vitit 2022 a...
NJU XHERS- Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet...
Kimberly Cheatle SHBA- Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane Kimberly Cheatle tha se agjencia e saj është përgjegjëse pë...
SHBA- Në një letër dërguar udhëheqësve të Bashkimit Evropian kryeministri hungarez Viktor Orban, tha se kandidati republika...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump bëri një rikthim të fuqishëm në sytë e publikut, në ditën e parë...
Donald Trump dhe J.D. Vance SHBA- Pas muajsh spekulimesh, ish-Presidenti Donald Trump shpalli kandidatin e tij për nënpresident. Korresponde...
SHBA- Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden. Por, ndë...