I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË- Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të shtunën se disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin.
Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Nuk është thënë saktësisht se çfarë eksplozivi është përdorur, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se bëhet fjalë për “eksploziv që nuk është i lehtë për t’u gjetur në tregun e zi”.
Serbia ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e dënuar shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”.
Ajo ka theksuar se ky akt “në mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë.
Edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka dënuar dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë.
Të shtunën, KFOR - misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë - e dënoi sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe tha se është e rëndësishme gjetja e fakteve dhe sjellja para drejtësisë e personave përgjegjës.
Misioni paqeruajtës tha se nga e premtja në mbrëmje, kur ndodhi sulmi, ka ofruar siguri përreth kanalit të ujit dhe zonave në afërsi, si dhe ka ndihmuar institucionet e Kosovës me logjistikë dhe mjete të tjera.
Policia e Kosovës të shtunën ka vazhduar me hetime intensive për ndriçimin e rastit dhe, si rezultat, në veri të vendit po zhvillohet një operacion policor që përfshin disa lokacione.
Këshilli i Sigurisë, pas takimit pas mesnatës, ka miratuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike, si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale, etj.
Nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman, në Zubin Potok, furnizohen me ujë të pijshëm veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem furnizon gjithashtu me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.
Si pasojë e dëmtimit të kanalit, Kurti kishte deklaruar se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e kryeqytetit, Prishtina, mund të mbeten pa ujë të pijshëm.
Megjithatë, Qeveria të shtunën ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit.
Kjo u bë e mundur pasi, rreth orës 02:00 pas mesnate, janë vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’.
Gjithashtu, është marrë vendim që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë dhe për të shmangur reduktimet eventuale.
Të shtunën në mëngjes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni kanë raportuar se uji mund të shihet ende duke rrjedhur nga kanali i dëmtuar, edhe pse gjatë natës është vendosur një argjinaturë prej dheu.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj "infrastrukturës kritike në Kosovë" pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se "incidenti serioz në Zubin Potok sonte mund të ketë pasoja të rënda për furnizimin me energji dhe ujë nëpër komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës".
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dënoi fuqishëm sulmin që prek "komunitetet gjithandej Kosovës".
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjithashtu dënoi sulmin dhe deklaroi se tashmë "ka ofruar ndihmën e BE-së për autoritetet e Kosovës" dhe se "incidenti duhet të hetohet, ndërsa përgjegjësit të vihen para drejtësisë".
Dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e dënon sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit për “sabotimin e infrastrukturës kritike” të Kosovës të sillen para drejtësisë.
Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese./REL
protestuesit GJEORGJI- Mijëra protestues u kthyen në rrugët e Tbilisit të premten për të protestuar kundër vendimit t&eu...
pamje nga vendi i shperthimit SERBI- Serbia ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Zubin P...
Rebelët në Aleppo SIRI- Forcat e opozitës siriane kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit t...
Logo e Volkswagen GJERMANI- Ekonomia gjermaneështë në prag të recesionit edhe sivjet - industria është veçan...
foto ilustruese SHBA- Qeveria amerikane njoftoi dje se kishte miratuar shitjen e mundshme të pjesëve për avionët luftarak&eum...
foto ilustruese GJERMANI- Gjatë prezantimit të shifrave të reja, "Qendra e Kërkimeve dhe Informacionit përAntisemitizmin Berl...
FRANCË- Franca do ta ndalojë me çdo kusht një marrëveshje të tregtisë Evropë - Amerikë Jugore. Bruks...
pamje nga kanali KOSOVË- Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe për...
pamje nga kanali KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të shtunën se është siguruar furnizimi...
jorn rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djes...