BOTA

Çfarë do të thotë rënia e Assadit për luftën e Rusisë në Ukrainë?

r.ll Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 11:41
Çfarë do të thotë rënia e Assadit për
foto ilustruese

RUSI- Kur e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i bindur se forcat ruse do ta rrëzonin Qeverinë ukrainase brenda javësh dhe se Moska do ta rimerrte nën kontroll të plotë vendin pas 30 vjetëve pavarësi.

Putini e kishte gabim, dhe lufta që e nisi ai është duke vazhduar gati tri vjet më vonë. Është e vështirë ta paramendosh se Putini nuk mendoi gjatë për keqllogartijen e tij, kur forcat opozitare të udhëhequra nga rebelët e pushtuan Damaskun dhe e rrëzuan nga pushteti presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, vetëm rreth dy javë pasi e kishin nisur ofensivën.

Përqendrimi i Kremlinit në luftën e vet kundër Ukrainës është ndër arsyet kryesore pse ofensiva e rebelëve sirianë ishte kaq e suksesshme dhe e shpejtë.

Avionët luftarakë të Rusisë i shtuan bombardimet ndaj territoret të kontrolluar nga rebelët kur ata po e kryenin ofensivën, por për shkak se aftësitë ushtarake në Siri i kishte të kufizuara dhe sytë kah Ukraina, Moska nuk bëri përpjekje të mëdha për ta ndalur ofensivën rebele.

Tani që Assadi është rrëzuar nga pushteti, çfarë ndikimi do të ketë dështimi i madh i Rusisë në Lindjen e Mesme ndaj luftës së saj në Ukrainë?

Analistët thonë se në fushëbetejë ndikimi nuk do të jetë i madh, edhe pse do të varet kryesisht nga fati i forcave ruse dhe bazave të saj në Siri: baza ajrore në Hmeimim dhe ajo detare në Tartus.

“Një tërheqje e pjesshme ose e plotë do të lironte disa burime të zbulimit si, forca ajrore, forca speciale dhe të inteligjencës… por Rusia ka gjasa të kenë prani në Siri përmes vetëm disa mijëra trupave”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Dara Massicot, analiste ushtarake dhe hulumtuese në Programin për Rusinë dhe Euroazinë në Carnegie Endowment for International Peace.

Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës Kundër Dezinformimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së Ukrainës, tha në Telegram se deri në verën e vitit 2024 “Rusia kishte rreth 6.000-7.000 personel ushtarak në Siri”, përfshirë anëtarë të kompanive private ushtarake që janë të lidhura me shtetin rus.

“Edhe nëse të gjithë këta ushtarë do të transferoheshin në Federatën Ruse dhe më pas dërgoheshin në luftë kundër Ukrainës, kjo nuk do të ndikonte ndjeshëm në frontin e luftës, duke pasur parasysh humbjet mjaft të larta ditore të ushtrisë ruse gjatë operacioneve sulmuese”, shkroi Kovalenko.

Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha gjatë muajve të fundit, veçanërisht në rajonin lindor ukrainas, Donbas, në prag të përpjekjeve të pritshme të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes kur ta marrë detyrën në janar.

Analistët theksuan se, nëse anijet ruse të vendosura në Tartus largohen nga Mesdheu, ato nuk mund të hyjnë në Detin e Zi, sepse Turqia e ka kufizuar kalimin përmes Bosforit.

Largimi i avionëve luftarakë nga Siria do të kishte më shumë rëndësi, sepse “mund ta forcojnë grupin e aviacionit që lufton kundër Ukrainës”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it analisti ushtarak me bazë në Kiev, Mykhaylo Samus.

“Pra, është komponenti i aviacionit ai që mund të luajë rol negativ [për Ukrainën]”, sipas tij.

Ivan Kyrychevskiy, analist në kompaninë konsulente Defense Express me bazë në Kiev, ishte mendon ndryshe, pasi tha se “duke manipuluar me burimet e veta në Siri, Rusia nuk do të ketë ndikim ndaj Ukrainës në asnjë mënyrë”, dhe se në këtë kohë “nuk mund të themi se rusët po largohen [nga Siria] dhe se kjo e gjitha”.

“Mendoj se Rusia do të ishte e gatshme të ofronte shumë për koalicionin e ri në Siri për të ruajtur njëfarë pranie atje si një prioritet të parë”, tha Massicot për REL-in, duke shtuar se “Rusia do të përpiqet të konsolidojë marrëveshjet në Libi dhe Sudan si kompensim i pjesshëm”.

Disa ekspertë thanë se goditja që e mori reputacioni i Rusisë në Siri mund ta shtojë edhe më shumë urinë e Putinit për kontroll mbi Ukrainën.

“Rënia e Assadit e ka… tronditur Putinin, duke e bërë atë më pak të prirë për të treguar fleksibilitet ndaj Ukrainës”, shkroi në X më 8 dhjetor Tatyana Stanovaya, hulumtuese në Qendrën për Euroazinë në Carnegie.

“Lufta në Ukrainë, deri në një farë shkalle, i ka kushtuar atij me Sirinë, gjë që forcon mosgatishmërinë e tij për të bërë kompromise”, sipas saj.

Ruth Deyermond, ligjërues në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College London, tha se ngjarjet në Siri duket se nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e Rusisë për të triumfuar në Ukrainë.

Massicot tha se do të varet nga madhësia e pranisë që Rusia do të arrijë ta ruajë në Siri dhe rajonin përreth.

“Nëse Rusia dëbohet plotësisht nga Siria, dhe nuk mund të këtë baza ushtarake diku tjetër në rajon, një goditje kaq e rëndë për fuqinë ruse ka gjasa ta bëjë Putinin më të ashpër dhe më të vendosur për të treguar kontroll dhe ‘sukses’ në Ukrainë”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, komentatorët ukrainas thanë se rënia e një regjimi që kishte qëndruar si një simbol i fuqisë së sapoardhur ruse në skenën ndërkombëtare mund t’i nxisë popujt dhe liderët nga Perëndimi, në Afrikë e deri në Kinë, ta shohin Moskën si më të dobët dhe më të rrezikuar se sa që dukej kur pushteti i Assadit i pathyeshëm për pothuajse një dekadë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri në vitin 2015.

“Miti se Rusia është e madhe, e pamposhtur e kështu me radhë - është vetëm propagandë. Dhe, unë mendoj se kjo u pa qartë edhe një herë në shumë kryeqytete dhe do të ndikojë në të gjitha ngjarjet e mëvonshme”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Volodymyr Ohryzko, i cili ishte ministër i Jashtëm i Ukrainës në vitet 2007-2009 dhe tani kreu i një qendre për studimin e Rusisë.

"Për ne, unë mendoj se ky është një moment pozitiv në punën tonë me partnerët perëndimorë. Dhe ne duhet të përfitojmë nga ky moment", tha Ohryzko.

“Ne mund ta përdorim këtë në Ukrainë, për të treguar se edhe fuqitë bërthamore mund të humbin. Bashkimi Sovjetik humbi në Afganistan, Shtetet e Bashkuara në esencë humbën në Vietnam”, tha analisti politik ukrainas Oleksandr Khara për Shërbimin ukrainas të REL-it.

Ai shtoi se kjo mund të ndihmojë për t’i bindur mbështetësit e Kievit “se ne mund të fitojmë në Ukrainë, nëse ata na ndihmojnë me armët e nevojshme dhe gjërat e tjera”.

“Kemi parë në të kaluarën që Perëndimi ka qenë i gatshëm të ofrojë mbështetje shtesë për Ukrainën kur ajo ka korrur suksese ushtarake kundër Rusisë. Pamundësia e Kremlinit për të marrë hapa të rëndësishëm për të parandaluar këtë poshtërim gjeopolitik [në Siri] tregon se sa të dërrmuar janë ata në Ukrainë”, shkroi Deyermond. “Kjo, dhe dështimi i kërcënimeve më të reja bërthamore nga Putini duhet t’i inkurajojë anëtarët e NATO-s ta mbështesin Ukrainën”./REL

lufta ukraine-rusi renia e regjimit ne siri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë