BOTA

Çfarë duhet të dimë mbi tarifat e reja të vendosura nga Trump dhe ndikimin e tyre tek biznesi dhe konsumatorët?

r.ll Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 20:40
Çfarë duhet të dimë mbi tarifat e reja të vendosura
foto ilustruese

SHBA- Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur vendin në një luftë tregtare me Kinën, Kanadanë dhe Meksikën. Shtetet e Bashkuara vendosën të martën një tarifë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika, ndërsa dyfishuan në 20% tarifat ndaj Kinës. Si përgjigje, të tre vendet njoftuan se do të vendosin tarifa hakmarrëse.

Ekspertët thonë se më të goditurit do të jenë konsumatorët dhe bizneset. Kompani të vogla e të mëdha do të përballen me kosto më të larta për mallrat që blejnë nga vendet e tjera – dhe nuk pritet të kenë shumë zgjidhje të tjera veç rritjes së çmimit.

Për konsumatorët, tarifat e reja ka të ngjarë të nënkuptojë çmime më të shtrenjta për çdo gjë, nga makinat, pajisjet elektrike e artikuj të tjerë, nga ato të lirat, deri tek më të kushtueshmet. Po kështu rritje pritet të pësojnë artikujt e jetës së përditshme, si benzina, apo ushqimet.

Reagimi i Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

Kanadaja, Meksika dhe Kina njoftuan të martën se do të vendosnin tarifa ndaj shumë artikujve amerikanë si kundërpërgjigje. Kina njoftoi për vendosjen e tarifave deri në 15% për një gamë të gjerë prodhimesh bujqësore amerikane, si mishin e pulës, derrit, viçit si dhe sojën. Po kështu Pekini zgjeroi numrin e kompanive amerikane që i nënshtrohen kontrolleve të eksportit, si dhe vendosi një sërë kufizimesh të tjera.

Ndërkohë, Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se gjatë 21 ditëve vendi i tij do të vendosë tarifa ndaj produkteve amerikane në vlerën e më shumë se 100 miliardë dollarëve. Edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se vendi i saj do të përgjigjet me tarifat e veta hakmarrëse ndaj mallrave amerikane. Por ndryshe nga Kanadaja, apo Kina, ajo tha se nuk do të njoftonte tarifa specifike deri të dielën – një tregues ky ndoshta se Meksika ende shpreson të ulë tensionet me Uashingtonin.

"Të gjitha vendet e përfshira në tarifa do të shohin një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rritje të çmimeve të konsumit në përgjithësi", tha Wendong Zhang, asistent profesor i ekonomisë në Universitetin ‘Cornell’.

Kanadaja dhe Meksika do t’i vuajnë pasojat shumë më shumë se Shtetet e Bashkuara, për shkak të madhësisë së ekonomisë amerikane dhe forcimit të dollarit, shton zoti Zhang. Për SHBA-të, të gjitha tarifat e vendosura ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës së bashku mund të rezultojnë në një rënie prej rreth 0.4% të PBB-së, ose mbi 100 miliardë dollarë, tha ai.

Tarifat mund të jenë jetëshkurtra nëse ekonomia amerikane dëmtohet. Por Presidenti Trump mund të vendosë gjithashtu tarifa edhe për vende të tjera si India ose vendet e BE-së, si dhe ndaj më shumë artikujve si mikroprocesorët dhe barnat. Presidenti amerikan ka injektuar një ndjesi paqëndrueshmërie e paparashikueshmërie në ekonominë botërore, duke krijuar një çekuilibër që ka nxitur jo pak pikëpyetje rreth asaj çka pritet të ndodhë.

Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane

Ato që do të ndjejnë ndikimin e tarifave do të jenë kompanitë prodhuese dhe shitësit me pakicë të një game të gjerë mallrash.

"Tregtia ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për biznesin dhe industrinë tonë", tha të martën Corie Barry drejtor ekzekutiv i kompanisë ‘’Best Buy, që shet pajisje elektronike për konsumatorët.

"Zinxhiri i furnizimit të artikujve elektronikë është tejet global, teknik dhe kompleks. Kina dhe Meksika mbeten përkatësisht burimet nr. 1 dhe nr. 2 për pajisjet që ne shesim", shton ai.

‘Target’, një rrjet gjigand shitjesh me pakicë, shënoi rënie të shitjeve dhe fitimeve gjatë sezonit të rëndësishëm të festave vitin e kaluar, ndërsa konsumatorët blenë më pak. Në takimin vjetor me investitorët të martën, drejtori ekzekutiv Brian Cornell tha se në fillim të vitit 2025, do të ketë "presion domethënës" mbi fitimet e kompanisë, për shkak të tarifave dhe kostove të tjera.

Tarifat ndaj Kinës mund të ndikojnë në një shumëllojshmëri mallrash konsumi, përfshirë telefonat celularë, lodrat për fëmijë si dhe veshjet që amerikanët blejnë çdo ditë.

Disa kompani, në përpjekje për të shtyrë, apo zbutur ndikimin tek konsumatorët, kanë blerë prej kohësh duke mbushur magazinat me artikuj të ndryshëm.

Megjithatë, jo të gjitha mallrat mund të mbahen në magazinë për kohë të gjatë. Madje disa artikuj "të prodhuar në SHBA" mund të përmbajnë përbërës plastikë, apo paketim të bërë në Kinë. Po kështu ndryshimet e mëdha në zinxhirin e furnizimit janë të ndërlikuara dhe nuk mund të kryen lehtë.

Kur bëhet fjalë për artikuj elektronikë "ne presim që kompanitë furnizuese t'ia kalojnë një pjesë të kostos së tarifave shitësve me pakicë, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimit për konsumatorët amerikanë", thotë zoti Barry.

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara shpenzojnë me miliarda dollarë për fruta dhe perime të importuara nga Meksika dhe Kanadaja çdo vit, konsumatorët mund të përballen me çmime të larta shumë shpejt në dyqane.

Tarifat e reja mund të rrisin gjithashtu çmimin e tekilës, mezkalit, uiskit dhe pijeve të tjera alkoolike të prodhuara në Meksikë apo Kanada.

Tarifat shtojnë një tjetër “ngarkesë mendore” për konsumatorët, që duhet të llogarisin shpenzimet krahas presionit që kanë aktualisht nga çmimet e larta – siç është ai vezëve për shkak të gripit të shpendëve, thotë zoti Zhang. Ai shton se konsumatorët do të duhet t’i ndjekin çdo ditë e me kujdes çmimet për artikujt e përditshëm.

Kur do përballen konsumatorët me rritjen e çmimeve?

Kjo gjë nuk është e qartë, por ka të ngjarë që produktet që do të goditen të parat do të jenë ato që nuk rezistojnë gjatë në magazina.

Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, tregtarët me pakicë mbështeten tek prodhimet bujqësore të importit, si fruta dhe perime të freskëta, por magazinimi i tyre afatgjatë nuk është një opsion.

Konsumatorët mund të ndeshen brenda disa ditësh me çmime të larta për prodhime të tilla si avokado, që vijnë nga Meksika, u tha gazetarëve të martën zoti Cornell.

Por ai shtoi se niveli në të cilin do të rriten çmimet varet nga mënyra se si do të zhvillohen gjërat, gjatë javëve të ardhshme.

"Gjërat po ndodhin shumë shpejt", tha zoti Cornell. “Ne do ta ndjekim situatën me kujdes për të kuptuar a janë tarifat afatgjata, apo masa afatshkurtra? Do të shohim zhvillimet në vazhdim. Mendoj se tani për tani të gjithë po spekulojmë. Ndaj do të dëgjojmë dhe mësojmë për t’u siguruar se mund të kontrollojmë atë që mund të kontrollojmë, jo gjithçka. Por nuk duhet të reagojmë me tepri në varësi të një dite apo titulli”, tha ai./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan