BOTA

Çfarë e shkaktoi përplasjen e avionit në Korenë e Jugut? Ministri: Hetimet për ngjarjen mund të zgjasin deri në 3 vjet! Zbardhen dëshmitë e stjuardesave të mbijetuara

r.ll Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2024, 11:00
Çfarë e shkaktoi përplasjen e avionit në Korenë e
pamje nga vendngjarja

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi një Boeing 737-8AS me rreth 181 persona në bord, teksa po bënte uljen u përplas me një mur dhe shpërtheu në zjarr.

Numri i viktimave sipas Sky News, ka shkuar në 174. Ndërkohë ende nuk është konfirmuar me siguri shkaku që solli aksidentin e rëndë. Më herët u bë e ditur, se janë gjetur kutia e zezë dhe të dhënat e fluturimit, por ende po kërkohet pajisja që regjistron bisedat në kabinë.

Shkaktuar nga përplasja me zogjtë në fluturim

Deri më tani, teoria kryesore është se avioni u përplas me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave. Kjo teori thuhet se u konfirmua nga një prej të mbijetuarve, i cili thuhet se u tha shpëtimtarëve se me të vërtetë kishte pasur një përplasje me zogj. "Tymi doli nga motorët dhe më pas pati një shpërthim," u citua të thoshte stjuardesa e shpëtuar, e cila është një nga dy të mbijetuarit. 

Stjuardesa tjetër është shprehur nga spitali se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur “Kisha vendosur rripin para uljes, mendova se avioni u ul, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, është shprehur 33-vjeçarja, e cila ka mbetur e plagosur në shpatullën e majtë dhe ka goditur edhe kokën.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se kulla e kontrollit u kishte dërguar një mesazh paralajmërues pilotëve të aeroplanit për rrezikun e një goditjeje nga zogjtë përpara rrëzimit.

Avioni kishte pasur probleme edhe dy ditë më parë

Megjithëse shefi operativ i Jeju Air pretendoi në një intervistë për shtyp se avioni fatal nuk kishte histori aksidentesh dhe se provat e hershme nuk treguan dëme, dy ditë më parë një pasagjer që udhëtoi me të njëjtin Boeing tha, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, se motorët e tij ishin fikur ndërsa po ngrihej nga pista.

"Isha në të njëjtin aeroplan dhe motorët e tij u fikën disa herë," tha pasagjeri në fluturimin 7C2216 i cili u ngrit nga aeroporti Mueang me destinacion Bangkok.

"Unë fola me ekuipazhin dhe ata thanë se nuk kishte asnjë problem," shtoi ai. Një tjetër pasagjer në të njëjtin fluturim shprehu gjithashtu shqetësimin e tij, duke shtuar se ngritja përfundimtare ishte një orë me vonesë për shkak të problemeve me aeroportin.

Ndërkohë ministeri i Infrastrukturës, Tokës dhe Transportit, Park Sang-woo është shprehur në një konferencë se hetimi mbi atë që shkaktoi rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut mund të zgjasë deri në tre vjet. Duke marrë parasysh se avioni është prodhuar jashtë Koresë së Jugut, hetuesit do të duhet të konsultohen me prodhuesit e pjesëve kryesore të avionit, gjë që mund të nënkuptojë se hetimi kërkon një kohë të gjatë, sipas ministrit.

aksidenti me avionin ne korene e jugut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan