U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

SHBA- Burime pranë Melania Trump-it kanë zbuluar çfarë mendon në të vërtetë Zonja e Parë e ardhshme për miqësinë e ngushtë të bashkëshortit të saj me miliarderin Elon Musk. Melania nuk shqetësohet nga fakti që Musk po kalon gjithnjë e më shumë kohë në rezidencën e saj në Mar-A-Lago në West Palm Beach që prej zgjedhjeve të nëntorit, shkruan Daily Mail.
Ajo e sheh marrëdhënien e Trump-it me miliarderin e teknologjisë si një përfitim të përgjithshëm, dhe një prej personave të afërt beson se Zonja e Parë e ardhshme mund të gjejë mënyra për të bashkëpunuar vetë me pronarin e Teslës. Duke folur për revistën People, një burim në Palm Beach madje shkoi aq larg sa të thoshte se Melania do të jetë e lumtur që ka një 'dado' për bashkëshortin e saj, duke shtuar se ajo i shfrytëzon më së miri gjërat që nuk mund t'i kontrollojë.
“Melania ka jetën e saj dhe nuk shqetësohet nga marrëveshjet politike që burri i saj ka me të tjerët. Deri tani, ajo nuk ka pasur asnjë problem me Musk-un," tha Burimi.
Ndërsa një burim tjetër shtoi se 54-vjeçarja priret të qëndrojë larg çështjeve politike të bashkëshortit të saj. Kjo, pavarësisht faktit që prona e tyre në Mar-a-Lago është shndërruar në një bazë për politikanët e njohur republikanë gjatë dhe pas fushatës, me Trump-in që organizoi disa tubime atje.
“Në përgjithësi, ajo nuk përfshihet në temat që bashkëshorti i saj diskuton me Musk-un apo me këdo tjetër që është pranë tij. Aktualisht, Trump ka shumë njerëz që kërkojnë gjëra prej tij. Ajo është mjaft e vetëdijshme për këtë," tha burimi.
Gjithashtu thuhet se Melania me shumë gjasë do të kërkojë mënyra për të bashkëpunuar vetë me Musk-un në disa çështje, ndërsa marrëdhënia mes tyre përshkruhet si e qetë deri tani. Gjatë mandatit të saj të mëparshëm si Zonja e Parë, Melania udhëhoqi fushatën Be Best, e cila mbështeste veprimet për mbrojtjen e të rinjve amerikanë nga ngacmimet kibernetike.
Që nga tetori i vitit 2022, Musk është pronar i X (ish-Twitter-it), një nga platformat kryesore të rrjeteve sociale në botë, që do të thotë se ai mund të ofrojë ekspertizë për të monitoruar sjelljen online. Që nga fitorja dërrmuese e Trump-it me 5 nëntor, Musk është bërë një figurë thuajse gjithmonë e pranishme në Mar-a-Lago, dhe madje pronari i SpaceX e kaloi Falënderimet në këtë rezidencë.
Në dhjetor, qarkulluan thashetheme se Musk po mendonte të blinte një apartament prej 100 milionë dollarësh, vetëm shtatë minuta larg nga shtëpia e Trump-it. Këto thashetheme janë mohuar nga Musk. Musk pritet të luajë një rol të rëndësishëm në administratën e ardhshme të Trump-it.
Ai do të drejtojë departamentin e ri të Qeverisë për Efikasitetin Administrativ, ose ‘Doge’ për shkurt, së bashku me ish-kandidatin presidencial republikan, Vivek Ramaswamy. Megjithëse ka emrin ‘departament’, nuk është një departament zyrtar i qeverisë amerikane. Përkundrazi, Doge do të këshillojë Shtëpinë e Bardhë të Trump-it se si të shkurtojë kostot për ta bërë qeverinë më të vogël.
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sulmoi sot miliarderin Elon Musk për ndërhyrje në politikën evropiane, duke e a...
virus GREQI- Greqia ka regjistruar rastin e dytë të prekur me virusin e ri kinez HMPV. Bëhet fjalë për një paciente 60-vje&cc...
mot me debore BRITANI- Moti dimëror po shtrëngon kontrollin e tij në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, me temperat...
Donald Trump-Jean-Noël Barrot FRANCË- Franca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojn&eu...
Gaza GAZA- Të paktën 19 palestinezë, duke përfshirë tetë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite n&eum...
Cecilia Sala ITALIA- Gazetarja italiane Cecilia Sala u lirua nga burgu iranian dhe po kthehet në Romë, thanë zyrtarët të mërk...
GJERMANIA- Enda pa marrë zyrtarisht detyrën, Donald Trump po shokon. Me thirrjen e tij që vendet e NATO-s t&...
Alexander Schallenberg AUSTRI- Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg do të emërohet si kancelari i përkohshëm të...
Tibet KINË- Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur dhjetëra njerëz ende të zhdukur pas tërmetit me magnit...
protesta KORE E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol përballet me një përpjekje të re dhe potencialisht më...