Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: "Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë."
Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse "mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik".
Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e një konferencë të përbashkët rindërtimi me Egjiptin: "Por do të duhet të jetë një konferencë politikisht më e gjerë, e cila përcakton gjithashtu një kornizë politike për Rripin e Gazës, dhe sigurisht gjithmonë mban parasysh se qëllimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete."
Wadephul: "Izraeli duhet të jetë atje!"
Izraeli nuk duhet të mungojë në një konferencë të tillë, tha ministri gjerman. Ai gjithashtu mbështeti idenë që zhvillimet e mëtejshme në Rripin e Gazës duhet të jenë nën një mandat të OKB-së: "Ne kemi nevojë për një kornizë ligjore për gjithçka që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës", theksoi Wadephul. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse plane të tilla të gjera do të dëgjohen nga negociatorët kryesorë në Egjipt - izraelitët, palestinezët dhe amerikanët.
Edhe para marrëveshjes midis Izraelit dhe grupit terrorist islamik Hamas për një shkëmbim të burgosurish dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, Wadeful kishte nisur një iniciativë për rindërtimin në Rripin e Gazës, rajonin bregdetar të shkatërruar në Mesdhe.
Për këtë qëllim, ministri gjerman fundjavën e kaluar e zgjati udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme për të vizituar Izraelin dhe Egjiptin. Në Kajro, ai tha, se Gjermania ishte gati të niste një konferencë mbi rindërtimin me Egjiptin.
"Le të ndihmojmë në rindërtimin e Gazës"
Politikanët nga partitë konservatore në pushtet të Gjermanisë, CDU dhe CSU, dhe Socialdemokratët (SPD), ranë dakord me të në Berlin. Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hart, tha: "Gjermania ka shhumë arsye për të ndihmuar në formësimin e rindërtimit të Gazës: politika e migracionit, politika e sigurisë, arsye humanitare. Dhe, së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për arsyet e veta kombëtare."
"Arsyetimi shtetëror" i Gjermanisë, një term i vështirë për t'u kuptuar, në thelb nënkupton se Gjermania është e përkushtuar pa kushte për ekzistencën dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Kjo logjikë shtetërore bazohet në përgjegjësinë për gjenocidin ndaj rreth gjashtë milionë hebrenjve evropianë të kryer nga nazistët midis viteve 1933 dhe 1945.
Në Berlin, zëdhënësi i politikës së jashtme i SPD-së, Adis Ahmetoviq, sugjeroi se Gjermania mund të kontribuonte në veçanti në "ndërtimin e strehimoreve të përkohshme, largimin e rrënojave, restaurimin e furnizimit me ujë dhe ndërtimin e objekteve sanitare". Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), ka bërë tashmë propozime të ngjashme gjatë një vizite në Izrael në fund të gushtit.
Planet konkrete janë mjaft të paqarta
Megjithatë, planet konkrete për rindërtim mbeten mjaft të paqarta - madje edhe në Berlin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Gizeh, në përgjigje të një pyetjeje nga DW, tha:
"Nuk mund t'ju jap detaje të mëtejshme në këtë pikë, përveç se konferenca do të zhvillohet. Konteksti është i qartë: bëhet fjalë për rindërtimin e Gazës, por sigurisht edhe për zgjidhje afatgjata për stabilitetin në rajon, duke përfshirë mbrojtjen e Izraelit nga agresione të mëtejshme. Konferenca e Parisit është pika fillestare për këtë."
Izraeli kritikon ashpër takimin e Parisit
Reagimi i Ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ndaj takimit të organizuar me nxitim në Paris tregon se sa të vështira ka të ngjarë të jenë përpjekjet evropiane për të zhvilluar një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Wadepful u takua me Saar në Izrael vetëm pak ditë më parë. Ata kanë raporte të mira mes tyre. Megjithatë, Saar tani ka vlerësuar se konferenca e Parisit ishte "e panevojshme dhe e dëmshme".
Ai shkroi në platformën X: "Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër të Presidentit Macron për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në kurriz të Izraelit."
Marrëdhëniet e Izraelit me Francën kanë rënë në një pikë të ulët që kur Presidenti Emmanuel Macron njohu shtetin palestinez në fund të shtatorit. Shumë vende të tjera evropiane kanë bërë të njëjtën gjë, por Gjermania nuk e ka ndërmarrë këtë hapu dhe nuk iu bashkua këtyre vendeve.
Deklarata e Saar e bën të qartë se është kryesisht e paqartë se çfarë roli mund të luajnë vendet evropiane, dhe për rrjedhojë Gjermania, në rindërtimin e Gazës. Dhe në hapat e parë të planit 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Evropa do të luajë vetëm një rol mbështetës./DW
Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive me armë zjarr...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të disk...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic u shpreh i zhgënjyer pas humbjes minimale ndaj Shqipërisë në Leskovac. Ai deklaroi se nuk mun...
Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit...
Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga l...
Një grua 43-vjeçare është arrestuar me dyshimin për vrasje pas vdekjes së dy fëmijëve në Stafford të Britani...
Dy burra janë arrestuar pasi këngëtari pedofil i grupit Lostprophets, Ian Watkins, vdiq pasi u sulmua në burg. Watkins, 48 vjeç, p...
Tragjedia u shmang për pak të shtunën, më 11 tetor, pasi një helikopter u rrëzua në Huntington Beach, Kaliforni. Pesë pe...
Lufta tregtare e SHBA-së me Kinën ka një pikë të rëndësishme ngërçi: mineralet e rralla të tokës. Kina ...
Aeroportet dhe kalimet kufitare të Evropës po përgatiten për mbingarkesë të mundshme që nga kjo e diel ku të hyjë n...