Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.
Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.
Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.
Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.
“Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.
Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.
“Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Daën.
Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Daën, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij.
Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.
Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893.
Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.
Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”.
Një zyrtar i lartë pakistanez i tha AFP-së se “sonte, forcat talibane filluan të përdorin armë. Ne hapëm zjarr fillimisht me artileri të lehtë, pastaj të rëndë në katër pika përgjatë kufirit.”
Ai shtoi se forcat pakistaneze “rrëzuan tre dronë afganë të dyshuar se mbartnin eksplozivë. Luftimet intensive vazhdojnë”.
Raportet nga rajoni kufitar nuk mund të verifikohen menjëherë.
Dikur aleatë, këto dy vende janë përçarë për shkak të akuzave të Pakistanit se talibanët afganë po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili ka kryer kryengritje të përgjakshme kundër Islamabadit për vite me radhë.
Talibanët, që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, mohojnë se po mbrojnë TTP-në brenda vendit.
Më 9 tetor, dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist u vranë në sulme me dronë pakistanezë në kryeqytetin afgan, thanë burimet për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.
Shënjestër e sulmit në Kabul më 9 tetor ishte Noor Ëali Mehsud, udhëheqësi i TTP-së, grupit të njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë, thanë një zyrtar i sigurisë pakistaneze dhe një anëtar i grupit.
Nuk është e qartë nëse Mehsud është vrarë në sulm.
Një burim nga TTP tha se udhëheqësi është gjallë, por dy anëtarë “të rëndësishëm” të grupit janë vrarë, pa zbuluar emrat e tyre.
Pas sulmit të raportuar, media pakistaneze citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Shafqat Ali Khan, të ketë thënë se Islambadi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Afganistanit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çështjet që lidhen me terrorizmin.
Por, ai shtoi se Pakistani është i përkushtuar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.
Zëdhënësi nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e Pakistanit ndaj Afganistanit, por tha se vendi po mbron qytetarët e vet përmes masave kundër terrorizmit të bazuara në informacion të inteligjencës.
Islamabadi gjithashtu i bëri thirrje Kabulit “të ndalojë strehimin e talibanëve pakistanezë në territorin e tij”. Zyrtarë nga Irani, Arabia Saudite dhe Katari bënë thirrje për “përmbajtje” pas shpërthimit të fundit të dhunës./REL/
Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga l...
Një grua 43-vjeçare është arrestuar me dyshimin për vrasje pas vdekjes së dy fëmijëve në Stafford të Britani...
Dy burra janë arrestuar pasi këngëtari pedofil i grupit Lostprophets, Ian Watkins, vdiq pasi u sulmua në burg. Watkins, 48 vjeç, p...
Tragjedia u shmang për pak të shtunën, më 11 tetor, pasi një helikopter u rrëzua në Huntington Beach, Kaliforni. Pesë pe...
Lufta tregtare e SHBA-së me Kinën ka një pikë të rëndësishme ngërçi: mineralet e rralla të tokës. Kina ...
Aeroportet dhe kalimet kufitare të Evropës po përgatiten për mbingarkesë të mundshme që nga kjo e diel ku të hyjë n...
Pamjet e filmuara me dron të horizontit të Qytetit të Gazës të dielën (12 tetor) zbuluan shkatërrime masive në ndër...
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka filluar radioterapinë si pjesë të trajtimit të tij për kancerin e prostatës, tha një z&...
Qindra mijëra njerëz kanë mbajtur një tubim në Tel Aviv, përpara lirimit të pritur të pengjeve izraelite nga Hamasi. Duk...
Një fëmijë njëvjeçar po lufton për jetën pasi pësoi dëmtime serioze nga droga që dyshohet se kishte tymosur ...