
Një studim i fundit sugjeron se qentë mund të ëndërrojnë njerëzit me të cilët kalojnë më shumë kohë. Sipas shkencëtarëve, ciklet e gjumit të qenve janë të ngjashme me ato të njerëzve, duke përfshirë edhe fazën REM, e cila lidhet me shfaqjen e ëndrrave.
Ekspertët mendojnë se, ashtu si njerëzit, edhe qentë ka të ngjarë të ëndërrojnë përjetimet e tyre të përditshme. Kjo do të thotë se në ëndrrat e tyre mund të shfaqen shëtitjet, lojërat, ushqimi i preferuar dhe, mbi të gjitha, pronarët me të cilët krijojnë lidhje të forta emocionale.
Megjithëse shkencëtarët nuk mund të dinë me siguri se çfarë shohin qentë në ëndrrat e tyre, sjellja e tyre gjatë gjumit dhe ngjashmëritë në ciklet e gjumit me njerëzit i kanë çuar në këtë përfundim.
Zbulimi ka ngjallur interes të madh te dashamirësit e kafshëve, pasi forcon edhe më shumë idenë se lidhja mes qenve dhe njerëzve është shumë më e veçantë sesa mendohej më parë./Përktheu Piranjat News