I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve në ditën e Vitit të Ri, ka vepruar i vetëm. Autoritetet e deklaruan një gjë të tillë në një konferencë shtypi duke shtuar se nuk ka më rrezik për banorët e Nju Orlinsit. Më herë auroritetet po hetonin nëse autori, Shamsud-Din Jabbar, një shtetas amerikan nga Teksasi dhe ish-rezervist i ushtrisë që kishte shërbyer në Afganistan, kishte pasur bashkëpunëtorë në sulmin, që autoritetet thanë se ishte i paramenduar.
FBI-ja tha se autori i dyshuar udhëtoi me makinë nga Hjustoni për në Nju Orlins më 31 dhjetor dhe kishte postuar pesë video në Facebook midis orës 1.29 dhe 3.02 të mëngjesit të ditës së sulmit, ku shprehej se mbështeste ISIS-in, grupin militant islamik me luftëtarë në Irak dhe Siri.
Në videon e parë, Jabbar shpjegon se ai kishte planifikuar më parë të sulmonte familjarë dhe miq të tij, por se ishte i shqetësuar se mbulimi i medias do të largonte vëmendjen nga "lufta midis besimtarëve dhe jobesimtarëve", tha në një konferencë shtypi zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia. Jabbar tha gjithashtu në video se ai ishte bashkuar me ISIS-in para verës së kaluar .
"Ky ishte një akt terrorizmi," tha Raia. “Ishte një veprim i paramenduar dhe një veprim djallëzor”.
FBI-ja kishte konfirmuar më parë se Jabbar kishte një flamur të grupit ISIS-it në kamionin që përdori për të goditur turmën. Ai vdiq nga një këmbim zjarri me policinë. Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se i dyshuari kishte bërë disa veprime vetëm disa orë para sulmit që linin të kuptonin ideologjinë e tij. Presidenti Biden tha se organet e zbatimit të ligjit dhe komuniteti i zbulimit po vazhdojnë të kërkojnë për ndonjë lidhje apo bashkëpunëtor tjetër dhe se hetimi vazhdon të jetë aktiv.
“Ai postoi video në mediat sociale duke treguar se ishte frymëzuar nga ISIS-i, duke shprehur dëshirën për të vrarë. Flamuri i ISIS-it u gjet në automjetin e tij, të cilin e kishte marrë me qira për të kryer këtë sulm. Në automjet janë gjetur edhe eksplozivë të mundshëm dhe aty pranë janë gjetur eksplozivë të tjerë”, tha ai.
Hetuesit kishte gjetur armë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar brenda automjetit. Po ashtu, në lagjen e njohur ku ndodhi shpërthimi, autoritetet kanë gjetur pajisje të tjera shpërthyese në një shtëpi në të cilën kishte rënë zjarr. Për 18 vjeçarin Zion Parsons, ishte hera e parë në Nju Orlins. Ai tha se skena dukej si zonë lufte.
“Kishte trupa në gjithë rrugën. Të gjithë bërtisnin. Shihje dikë që po përpiqej të shpëtonte dikë tjetër, shikoje njerëz që qanin, pjesë trupash gjithandej. Ishte e dhimbshme të shihja një nga shoqet e mia të ngushta që u godit”, tha ai.
Zona turistike e Nju Orlinsit vazhdon të jetë nën masa të rrepta sigurie. Sulmi në Nju Orlins është shembulli i fundit kur një automjet përdoret si armë për të kryer vrasje masive dhe sulmi më vdekjeprurës i frymëzuar nga ISIS në territorin e Shteteve të Bashkuara prej vitesh. Clara Broekart, një eksperte për grupet terroriste i tha Zërit të Amerikës se në vitin 2024 kishte pasur një rritje të ndjeshme në përpjekjet e frymëzuara nga ISIS globalisht, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.
“Ndonjëherë autori i mundshëm thjesht ishte frymëzuar nga ISIS-i, konsumonte propagandë nga Shteti Islamik dhe synonte të kryente një sulm në mbështetje të Shtetit Islamik. Por kemi parë edhe përpjekje kur persona me bazë në SHBA ishin në kontakt me rekrutuesit e ISIS-it në internet”, thotë ajo.
FBI-ja thotë gjithashtu se nuk kishte lidhje mes sulmit në Nju Orlins dhe një shpërthimi në Las Vegas para hotelit Trump, ku personi brenda makinës gjeti vdekjen./ VOA
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij më të ...
SUEDIA- Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” pë...
MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i ...
ARABIA SAUDITE- Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me...
MALI I ZI- Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhu...
SHBA- New Orleans ishte në lëvizje të plotë në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri. Qytetarët ...
SHBA- Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili i ka vrarë 15 persona pasi e ka përplasur kamionin kundrejt një turme njerëzish n...
KARAIBE- Oficerët doganorë të ishullit St Barts janë parë teksa kanë kryer një kontroll në jahtin luksoz të ...
GAZA- Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vra...
HUNGARI- Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dysh...