BOTA

“Fije shprese”, mbështetje për Radion Evropa e Lirë dhe drojë për të ardhmen e saj

n.f Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 17:47

“Fije shprese”, mbështetje për Radion Evropa e Lirë

SHBA- Mes përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndalur fondet Radios Evropa e Lirë (REL), audienca e saj në disa nga vendet ku ka transmetim, shpreh mbështetje dhe admirim për gazetarinë që bën. Nga Irani në Bjellorusi, nga Afganistani në Rusi e nga Pakistani në Ukrainë - lexuesit dhe dëgjuesit i vlerësojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë për raportimin e tyre të guximshëm, të paanshëm dhe të ndershëm, dhe shprehen të shqetësuar se puna e tyre mund të ndalojë.

“Unë jetoj në një fshat të vogël. Ne nuk kemi internet satelitor apo stabil. Radioja juaj më jep shpresë”, shkroi një dëgjues nga Irani në një mesazh në Telegram për Radio Farda-n - shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë.

Një tjetër dëgjues nga Irani shkroi në mediat sociale se Radio Farda “është burimi im kryesor i informacionit, për shkak të raportimit të paanshëm dhe profesional”.

“Humbja e saj do të ishte shumë e vështirë. Shpresoj që kjo ditë të mos vijë kurrë”, shkroi ai.

Më 14 mars, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që synon reduktimin e shtatë agjencive federale, përfshirë Agjencinë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë të financuar nga taksapaguesit amerikanë, si Zëri i Amerikës.

Pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, Kari Lake, këshilltare e lartë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të USAGM-së, dërgoi një letër, ku tha se granti i miratuar nga Kongresi për Radion Evropa e Lirë, është ndërprerë.

REL-i, megjithatë, është duke vazhduar punën dhe më 18 mars ngriti një padi federale, për të bllokuar përpjekjen për ndërprerjen e fondeve. Ndryshe nga Zëri i Amerikës, që është një agjenci federale, REL-i është korporatë private, jofitimprurëse, me selinë editoriale në Pragë.

Në Ukrainë, ku Radio Evropa e Lirë mbulon pushtimin rus nga vijat e para të frontit, që kur u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2022, lexuesi Oleh Prozorov e falënderoi Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë për “mbrojtjen e lirive politike”.

“Ndonjëherë ishte si një rreze drite që depërtonte në errësirën e gënjeshtrës”, shkroi Prozorov në Facebook.

Në një mesazh për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, lexuesja Lesya Bondaruk shprehu frikë për humbjen e “një bastioni të lirisë së vërtetë të fjalës dhe mendimit”.

“Sulmi ndaj REL-it është sulm ndaj lirisë së fjalës së njerëzimit. Kjo nuk mund të lejohet”, shkroi ajo.

Lexuesit dhe shikuesit e shërbimeve në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë shprehën, po ashtu, mirënjohje për mbulimin e ngjarjeve në Rusi - nga përkeqësimi i lirisë së mediave nën udhëheqjen 25-vjeçare të Putinit deri te pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës.

“Unë jam në Rusi, i zhytur në propagandën zombifikuese, djallëzore të Kremlinit. Current Time është i vetmi kanal televiziv në gjuhën ruse, të cilit mund t’i besohet, me informacione objektive dhe shumë dokumentare”, shkroi një shikues duke iu referuar kanalit televiziv 24-orësh të REL-it.

“Jam i mahnitur pafundësisht nga gazetarët tuaj - që rrezikojnë të punojnë në zonat e vijës së frontit - nga profesionalizmi dhe niveli i lartë i gazetarisë”, shkroi një tjetër shikues i Current Time në një mesazh për rrjetin.

Qindra mesazhe dhe thirrje erdhën edhe nga dëgjuesit e Radios Evropa e Lirë në Afganistan dhe Pakistan. Ata shprehin shqetësim të thellë për fatin e Shërbimit afgan, i njohur në vend si Radio Azadi, dhe për Shërbimin e Pakistanit, i njohur si Radio Mashaal.

“Radio Azadi është shumë i rëndësishëm për ne. Më mban të informuar për botën. Unë e dëgjoj atë ditë e natë, si në radio, ashtu edhe në telefonin tim”, shkroi dëgjuesi i Radio Azadit, Haji Khodaiberdi, në një mesazh në WhatsApp.

“Radio Azadi është një fije shprese për vendet që shpesh harrohen. Programet e saj i lidhin njerëzit nga fshatrat e vegjël me botën. Duke jetuar në një fshat të largët me vetëm një radio, zëri i saj është vërtet ngushëllues”, shkroi dëgjuesi Safa Mehr.

Një tjetër dëgjues, Nabiullah Zabuli, nga provinca jugore e Afganistanit, Zabul, i bëri thirrje Trumpit dhe “të gjithëve që mund të ndikojnë në këtë vendim, që ta rishqyrtojnë shkurtimin e fondeve për Radio Azadin”.

“Ju lutem, mos i tradhtoni miliona dëgjues tuaj besnikë! Mbajeni të gjallë këtë fener informacioni”, shkroi ai.

Heela Darkhast Ahmadzai, një dëgjuese e Radio Azadit dhe asaj Mashaal, shkroi në një postim në Facebook se të dyja kanalet janë “burime të ndriçimit të mendjes”.

“Ne gratë pashtune mësuam shumë nga këto dy radio-stacione. Mësuam për të drejtat tona, arsimin dhe botën”, shkroi ajo.

Një tjetër dëgjues i Radio Mashaalit, Ebadullah Khan, nga qarku Shangla në Pakistanin veriperëndimor, shkroi në Facebook se gazetarët e saj “e bëjnë punën e tyre me guxim” dhe se “përpjekjet e tyre gazetareske në përhapjen e ndërgjegjësimit mes njerëzve, janë të mëdha”.

Në Bjellorusi, ku Qeveria e autokratit Aleksandr Lukashenko i ka zhdukur pothuajse plotësisht mediat e pavarura, Shërbimi në gjuhën bjelloruse i Radios Evropa e Lirë është një prej pak organizatave të lajmeve që vazhdon të raportojë në mënyrë kritike për autoritetet. Pas pushtimit rus të Ukrainës, një lexues me emrin Zmitrok Siemieniuk tha se menjëherë nxitoi për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe hasi në kanalin YouTube të Radio Svabodës.

“Kishte miliona shikime, të cilat më ndihmuan të kuptoja se çfarë po ndodhte në të vërtetë, dhe unë ende i shikoj kanalet e Radio Svabodës”, shkroi ai në Instagram.

“Ju jepni lajme pa propagandë dhe urrejtje. Mund të mësoj për ngjarjet më të rëndësishme që ndodhin në botë. Dhe, natyrisht, këtu mund t’i lexoj lajmet në gjuhën time amtare”, tha ai.

Një tjetër lexuese, Tatsiana, tha se Radio Svaboda “është i vetmi vend në botë ku unë mund të ndihem vërtet si qytetare e një Bjellorusie të lirë evropiane”.

“Në vitin 2020, miliona bjellorusë që morën pjesë në revolucionin paqësor kundër autoritarizmit brutal të Lukashenkës, përqafuan vlerat e Radio Svabodës, ndërsa ajo i transmetonte drejtpërdrejt këto ngjarje historike - në kohë reale”, shkroi ajo në një mesazh privat. “Misioni i saj mbetet i papërfunduar sot - kjo histori duhet të vazhdojë”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan