Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

SHBA- Telefonata mes Trump dhe Putin për armëpushimin në Ukrainë është duke u zhvilluar, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Konkretisht, siç konfirmohet nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka nisur biseda mes Trump dhe Putin. Zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, shkroi në X se Trump aktualisht është duke biseduar me Putinin.
“Thirrja po shkon mirë dhe është ende në vazhdim”, shtoi ai.
Happening Now—President Trump is currently in the Oval Office speaking with President Vladimir Putin of Russia since 10:00amEDT. The call is going well, and still in progress.
— Dan Scavino (@Scavino47) March 18, 2025
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë propozimin e SHBA për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, të cilin Ukraina e ka pranuar. Ky është komunikimi i dytë dhe më i rëndësishëm mes dy liderëve për zhvillimin e luftës, në të cilën pritet të vendosen edhe kushte territoriale, për të cilat pritet një pazar i ashpër.
Pak para bisedës së tyre, në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se ai po priste me padurim thirrjen dhe u zotua se lufta duhet të përfundojë tani. Presidenti amerikan, në deklaratat në fillim të kësaj jave, tha gjithashtu se diskutimet me Putinin do të kishin të bënin me tokën, termocentralet dhe ndarjen e aseteve të caktuara.
Nga ana tjetër, Vladimir Putin do të kërkojë, si parakusht, një pezullim të të gjitha dërgesave të armëve në Ukrainë gjatë armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë janë, nënpresidenti amerikan J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Siç raportuan më parë burimet e Kremlinit, kjo bisedë do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Trump, në një postim në platformën Truth Social, deklaroi se ai mezi priste bisedën, duke këmbëngulur se lufta duhet të përfundojë tani.
Çfarë kërkon Putini nga komunikimi me Trump
Për Putinin, kjo bisedë është një mundësi për ta mbajtur Rusinë në qendër të diplomacisë ndërkombëtare dhe për të treguar se ai ende po negocion drejtpërdrejt me SHBA-në. Administrata e re amerikane ka pranuar tashmë një nga kushtet kryesore të Moskës, duke përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Për më tepër, Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Rusia do të mbajë territoret që ajo ka pushtuar ilegalisht, gjë që përbën një fitore të rëndësishme diplomatike për Putinin. Megjithatë, Trump mbetet i paparashikueshëm dhe Moskës mund t'i bëhet presion që të tregojë gatishmëri për të bërë një marrëveshje përpara se presidenti amerikan të ndryshojë qëndrimin e tij.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë de...
SHBA- Alphabet, kompania mëmë e Google, njoftoi sot përfundimin e një marrëveshjeje përfundimtare për të...
ANGLI- Piloti i fundit i mbijetuar i Betejës së Britanisë, John Paddy Hemingway, ka vdekur në moshën 105 vjeçare. He...
PRISHTINË- Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar rezultatet kryesore të tri auditimeve të kryera të performancës dhe pajtuesh...
IZRAEL- Izraeli ka rifilluar sulmet në shkallë të gjerë në Gaza me një valë sulmesh ajrore dhe zjarri artilerie k...
HUNGARI- Ligjvënësit hungarezë miratuan një projekt-ligj që synon ndalimin e marshimit vjetor të Krenarisë n...
RUSI- Pezullimi i të gjitha dërgesave të armëve në Ukrainë gjatë armëpushimit duket të jetë një kusht q...
RUMANI- Falë teknologjisë Light Detection And Ranging, LiDAR studiuesit kanë arritur të studiojnë një vendbanim të...
ITALI- Një gazetë italiane ka bërë me dije se për herë të parë në botë ka publikuar një botim t&eu...
GAZA- Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit me sa duket përfundoi brenda natës pasi Izraeli kreu dhjetëra sulme ajrore në objektiva ...