Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

TIRANË- Investimet e huaja direkte u rritën përsëri për vitin 2024 dhe arritën një rekord të ri historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.
Edhe për vitin e kaluar rritja e investimeve të huaja direkte u përcaktua kryesisht nga komponenti i fitimit të riinvestuar të investitorëve ekzistues. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2024 fitimi i riinvestuar arriti në 853 milionë euro ose pothuajse sa 54% të totalit të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 6.3% krahasuar me vitin 2023. Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kanë kaluar në vlerë flukset e reja të investimeve të huaja direkte.
Por, rritja e fitimeve të riinvestuara ndikohet pjesërisht edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Ndërkohë që investimet e reja të huaja në përgjithësi vijnë në valutë, fitimet e riinvestuara të kompanive të huaja janë shifra të raportuara në Lekë, që konvertohen në Euro, që është edhe monedha në të cilin raportohet për qëllime statistikash Bilanci i Pagesave.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Rritja e ndjeshme e peshës së fitimeve të riinvestuara në strukturën e investimeve të huaja direkte mund të shpjegohet pjesërisht edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit. Në këtë mënyrë, forcimi i Lekut ka krijuar një rreth vicioz, duke ndikuar statistikisht edhe në rritjen e vlerave të investimeve të huaja.
Ndërkohë, flukset e investimeve të huaja direkte, në formën e injektimit të kapitalit të ri arritën në 708 milionë euro, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit më parë. Rënia e flukseve të reja të kapitalit nga investitorët e huaj mund të jetë një sinjal i frenimit së vazhdueshme rritëse të investimeve të huaja pas pandemisë.
Edhe tremujori i fundit i vitit 2024 shënoi një vlerë rekord për sa i takon shifrave tremujore të investimeve të huaja. Ato u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 423 milionë euro, me rritje vjetore prej 7.4%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 25%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 19%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 13%, në sektorin e energjetikës, në masën 7%, si dhe komunikacionit, në masën 6%.
Këto të dhëna konfirmojnë edhe njëherë peshën e qëndrueshme që ka fituar sektori i pasurive të paluajtshme në strukturën e investimeve të huaja. Kërkesa nga jorezidentët vlerësohet se ka mbështetur në një masë të madhe rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare./ Monitor
ANGLI- Mungesa e barnave në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në nivelin e tyre më të keq për katër vjet, t...
BOSNJE- Policia kufitare e BiH po heton se si lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik kaloi kufirin pavarësisht një urdhë...
sergei lavrov MOSKË- Rusia tha të hënën se ishte e gatshme të përfundonte një marrëveshje të re për sigur...
jovan kostandinov MAQEDONI E VERIUT- Jovan Kostadinov, 19-vjeçari nga Vinica, i cili në zjarrin që kaploi diskotekën në Ko&ccedi...
SIRI- Forcat e përkrahura nga Shtetet e Bashkuara patën deklaruar më 2019 se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) është shkatër...
FRANCË- Çështja dhe misteri për vdekjen e 2-vjeçarit Emile ka marrë një kthesë të papritur pasi gjyshëri...
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por or...
mike waltz SHBA- Zbulimi se zyrtarët e lartë të administratës përfshinin aksidentalisht një gazetar në një grup bis...
pete hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth mohoi keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar dhe këmbëng...
hillary clinton SHBA- Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton ka reguar pas rrjedhjes së planit të su...