Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

RUMANIA- Protestat kundër politikanit pro-rus, Calin Georgescu, u përhapën përtej Bukureshtit në qytete të tjera rumune më 26 nëntor, pas fitores së tij të papritur në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale gjatë fundjavës. Protesta kundër Georgescut u zhvilluan në mbrëmjen e 26 nëntorit në Bukuresht, Timishoara, Jasi, Brasov dhe Sibiu. Georgescu do të përballet në balotazh me kandidaten pro-perëndimore të qendrës së djathtë, Elena Lasconi, më 8 dhjetor, pasi fitoi 22.94 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor në shtetin anëtar të BE-së dhe NATO-s.
Rreth 1.000 persona dolën në Bukuresht për natën e dytë të protestave kundër Georgescut në Sheshin e Universitetit të kryeqytetit rumun. Shumica e atyre që dolën në rrugë ishin të rinj, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për qëndrimet radikale të Georgescut dhe të ardhmen e vendit të tyre.
“Jam këtu sepse për momentin demokracia jonë është në një situatë të pasigurt dhe besoj fort se ne, brezi i ri, mund ta parandalojmë një katastrofë të ardhshme, e cila mund të ndodhë në rundin e dytë”, tha një student nga Bukureshti që refuzoi të identifikohej me emër.
Një tjetër protestuese tha se ishte e demoralizuar që njerëzit zgjodhën të mos informohen për Georgescun përpara zgjedhjeve.
“Unë nuk mund të pranoj që unë ose fëmijët e mi të ardhshëm... të drejtohemi nga një fashist”, tha protestuesja, e cila gjithashtu refuzoi të japë emrin e saj.
Ajo tha se rumunët duhet të ndjekin rrugën e demokracisë dhe se ende ka një mundësi për këtë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 1 dhjetor dhe në balotazhin presidencial më 8 dhjetor.
“Ne mund të kthehemi 35 vjet më parë dhe të shohim çfarë kanë kaluar prindërit dhe gjyshërit tanë... dezinformimin masiv që përjetuan kur [diktatori komunist rumun, Nicolae] Çaushesku u zgjodh”, tha ajo. “Le të informohemi para se të zgjedhim. Duhet të shkojmë masivisht në votim. Ne të rinjtë kemi një zë dhe duhet ta përdorim atë”.
Në Timishoara, të rinjtë thërrisnin “Sot në Timishoara, nesër në të gjithë vendin”, duke iu referuar revolucionit të dhjetorit të vitit 1989, i cili kishte filluar në Timishoara.
Protesta të ngjashme u mbajtën më 26 nëntor në Jasi dhe Brasov, ku disa dhjetëra të rinj u mblodhën. Protestuesit në Jasi thanë se nuk dëshironin të drejtoheshin nga një diktator ose një simpatizant i liderëve anti-semitë dhe fashistë të Rumanisë së viteve 1930 dhe 1940. Georgescu, 62 vjeç, ka mohuar që është ekstremist apo fashist dhe e ka cilësuar veten si “një rumun që e do vendin e tij”. Ai kishte një mbështetje të ulët në sondazhe përpara një fushate virale në TikTok që bënte thirrje për t'i dhënë fund ndihmës për Ukrainën. Kandidati i pavarur këmbëngul se “nuk ka Lindje apo Perëndim” dhe theksoi se neutraliteti ishte “absolutisht i domosdoshëm”./ REL
RUMANIA- Edhe pas numërimit të të gjitha votave, ekspertët ende nuk po mund t’i bien në fije se si Calin Georgescu arriti t&eum...
Macron dhe Papa PARIS- Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do t&...
Bejrut LIBAN- Një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut ka hyrë në fuqi në Liban pas më shumë se një viti lufti...
Trump dhe Biden SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpin...
GJERMANI- Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin ...
IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dh&eu...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se do t’i kërkojë ka...
Foto ilustruese RUSI- Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën d...
Foto ilustruese SHBA- Gjenet e familjes luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve...
KINA- Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke thënë se asku...