Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar.
Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje tek të dhëna jo publike ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces.
Zoti Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, GSA. Marrëveshja në fjalë do t’i kishte siguruar ekipit të zotit Trump qasje tek zyrat qeveritare dhe llogaritë e postës elektronike dhe pajisje të tjera. Marrëveshja kërkon që presidenti i zgjedhur të kufizojë donacionet në 5,000 dhe të bëjë publike individët që po dhurojnë para në përpjekjet e tranzicionit.
Në bazë të Ligjit për Tranzicionin Presidencial, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë duhej të ishte nënshkruar para 1 tetorit. Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden i kishte kërkuar zotit Trump në rrugë private dhe publike që ta nënshkruajë marrëveshjen.
Marrëveshja është një hap kritik për sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit në mesditë, ditën e inaugurimit më 20 janar, dhe shtron bazat që Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë qeveritare të fillojnë të ndajnë detaje mbi programet, operacionet dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.
Kjo masë eliminon pengesat që ekipi i zotit Trupt të ketë qasje tek të dhënat edhe dokumentacioni i duhur që administrata në largim i ofron administratës së re kur zoti Trump të marrë pushtetin më 20 janar.
Në bazë të marrëveshjes me Shtëpinë e Bardhë, ekipi i zotit Trump do të duhet të bëjë publik planin e tij të etikës lidhur me procesin e kalimit të pushtetit dhe të angazhohet për zbatimin e tij, tha Shtëpia e Bardhë.
Ekipi i tranzicionit duhet të deklarohet se nuk ka konflikt interesi përpara se të ketë qasje tek informacione federale jo publike.
Shefja e kabinetit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump, Susie Wiles, u takua më 19 nëntor në Shtëpinë e Bardhë me shefin e kabinetit të Presidentit Joe Biden në largim, Jeff Zients dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata diskutuan mes të tjerash edhe pengesat e mbetura, ndërsa avokatët e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime të shpeshta gjatë ditëve të fundit për të finalizuar marrëveshjen.
“Ashtu si Presidenti Biden i tha popullit amerikan nga Kopshti i Trëndafilave dhe drejtpërdrejt Presidentit të zgjedhur Trump, ai është i përkushtuar për një tranzicion të rregullt”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Saloni Sharma.
Pa një marrëveshje të nënshkruar, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ishin të kufizuar lidhur me të dhënat që mund të ndanin me ekipin e ardhshëm. I emëruari në postin e këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Walz, u takua ditët e fundit me këshilltarin e zotit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, por ekipi në largim ishte i kufizuar për gjërat që mund të diskutonin.
“Ky angazhim i lejon pjesëtarët e kabinetit tonë të ardhshëm që të fillojnë përgatitjet kritike, përfshirë dërgimin e ekipeve paraprake në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojnë tranzicionin e rregullt të pushtetit”, tha zonja Wiles në një deklaratë.
Ekipi i zotit Trump për tranzicionin thotë se do të publikojë emrat e donatorëve dhe nuk do të marrë donacione të huaja.
Ende po punohet në mënyrë aktive në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë për të koordinuar vetingun dhe certifikatat e sigurisë.
Kjo do të hapë rrugën që ekipi i tranzicionit dhe të emëruarit e presidentit të ardhshëm të fillojnë të kenë qasje tek të dhënat sekrete përpara se zoti Trump të marrë detyrën.
Të premten, ekipi i zotit Trump i tha zyrtarisht GSA-së se nuk do t’i përdorin zyrat e saj që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, të rezervuara enkas për raste të tilla, emailet, telefonat dhe kompjuterët qeveritarë gjatë tranzicionit.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk pajtohej me këtë vendim por po punon në rrugë të tjera që ekipi i tij t’i merrte të dhënat e nevojshme pa rrezikuar sigurinë kombëtare./ VOA
GJERMANI- Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin ...
IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dh&eu...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se do t’i kërkojë ka...
Foto ilustruese RUSI- Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën d...
Foto ilustruese SHBA- Gjenet e familjes luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve...
KINA- Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke thënë se asku...
LIBAN- Ministrat e jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje armëpushimi me...
Ndihma GAZA- Forcat e Armatosura Jordaneze për herë të parë në pesë muaj kryen një dërgesë të re t&e...
RUSI- Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajone rajoneve të Ukrainës, njoftuan të martën zyrtarë t...
SHBA- Elon Musk nisi një sulm ndaj Angela Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump. N...