BOTA

Fjalimi gjithëpërfshirës përpara largimit nga detyra/ Biden: Amerika u bë më e fortë falë politikës sonë të jashtme

M.B. Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 15:32

Fjalimi gjithëpërfshirës përpara largimit nga detyra/ Biden:

SHBA- Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar se do ta ndryshojë drejtimin e politikës së jashtme. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë hollësi mbi fjalimin që Presidentit Biden mbajti të hënën para diplomatëve amerikanë, në Departamentin e Shtetit.

Presidenti Joe Biden e përmblodhi politikën e jashtme në 4 vitet e administrates së tij, duke deklaruar se:

“Aktualisht, në gjykimin tim, falë administratës sonë, Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën botërore. Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët. Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura", tha zoti Biden.

Presidenti u ndal veçanërisht tek mbështjetja e fuqishme në institucionet dhe normat shumëkombëshe të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai përmendi si shembull zgjerimin e NATO-s, duke deklaruar se blloku transatlantik i sigurisë pengoi planin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën fqinje.

"Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur filloi lufta, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai. Putin nuk arriti kurrë", tha zoti Biden.

Presidenti Biden tha se vendet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, po lidhen me njëri-tjetrin, më shumë për shkak të "dobësisë se sa forcës”.

Sa i përket konfliktit të rëndë që filloi në Izrael dhe që ka përfshirë rajonin, ai tha se administrata e tij po punonte për t’i dhënë fund luftës, që shpërtheu më shumë se një vit më parë.

Ai vuri veçanërisht në dukje punën e tij në realizimin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve në historinë moderne, vitin e kaluar.

Më herët të hënën, në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare veçoi përparimin në bisedimet për një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi prej më shumë se një viti. “Ne mendojmë se këto hollësi janë në prag të përmbylljes së të plotë dhe palët janë më afër përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse do të mundemi që nga kjo fazë që jemi tani, ta përmbyllim marrëveshjen, këtë do ta tregojnë orët dhe ditët në vazhdim”, u shpreh zoti Jake Sullivan.

Ekspertët analizojnë transferimin e pushtetit dhe ndikimin tek politika e jashtme.

“Është shumë e mundur që trashëgimia e politikës së jashtme të Joe Bidenit të jetë ajo e presidentit të fundit të Shteteve të Bashkuara që mbështet rendin botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse Donald Trumpi dëshiron ta ndryshojë në një mënyrë shumë radikale dhe ndoshta do ta bëjë këtë”, shprehet Jim Kessler nga Organizata ‘Third Way’.

“Kjo ishte një përpjekje e Presidentit Biden për të deklaruar se pati një rikthim të diplomacisë dhe se ai do të lërë gjurmë në politikën e jashtme amerikane. Por kur të vijë koha që historianët të shkruajnë, mendoj se mënyra se si ata do ta kujtojnë Presidentin ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga ajo që do të ndodhë tani”, shprehet Andrew Payne nga Universiteti i Londrës. Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon në 20 janar./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan