Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
SIRI- Përmbysja e regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri është suksesi i fundit i Turqisë në konkurrencën me Iranin për ndikim rajonal. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones analistët thonë se Teherani ende zotëron aftësi që mund t’i shfrytëzojë në rivalitetin e tij në rritje me Ankaranë.
Rebelët sirianë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad patën mbështetjen e Turqisë. Irani mbështeti regjimin e Assadit. Fitorja e rebelëve është fitorja e fundit për Ankaranë në rivalitetin e saj me Teheranin për ndikim rajonal, thonë analistët.
“Turqia e ka dobësuar Iranin në Irak, Siri, si dhe në Kaukazin Jugor. Pra, Turqia e ka fituar konkurencën me Iranin në të tre këto konflikte. Është në interesin e Turqisë që Irani të dobësohet më tej”, thotë Ozgur Unluhisarcikli drejtues i Fondit Gjerman Marshall në Ankara.
Analistët shpesh i karakterizojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë si një ekuilibër midis konkurrencës dhe bashkëpunimit. Ata thonë se megjithatë bashkëpunimi po i lë vendin një rivaliteti gjithnjë e më të ashpër. Ankaraja kërkon të zgjerojë ndikimin në zonat që Irani i vlerëson si në sferën e tij të ndikimit dhe që shpesh mbrohen nga grupet që kanë mbështetjen e Teheranit.
“Që nga fillimi i kryengritjeve arabe, Irani filloi ta trajtonte Turqinë si një armik. Grupet që kanë mbështetjen e Iranit dëmtojnë interesat kombëtare të Turqisë. Irani ishte gjithashtu një nga vendet që ndihmoi dy grupe kryengritësish kurdë në Irak dhe Siri”, thotë profesoresha Bilgehan Alagoz nga Universiteti Marmara.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit me bazë në Turqi, PKK, ka luftuar me dekada për më shumë të drejta të pakicës kurde. Turqia akuzon grupin kurd në Siri, të njohur si YPG, për lidhje me PKK-në. Analistët sugjerojnë se Teherani mund t’i kndërvihet Ankarasë duke mbështetur grupet militante kurde përmes grupeve që kanë mbështetjen e Iranit në rajon.
Analistët gjithashtu thonë se dobësimi i Iranit është një kauzë e përbashkët e Turqisë dhe Izraelit.
“Izraeli dhe Turqia kanë interes të përbashkët për të ndaluar shtrirjen e ndikimit të Iranit. Ju e keni parë që Izraeli dhe Turqia bashkëpunuan jo drejtpërdrejt. Izraeli e dobësoi grupin Hezbollah në Liban dhe Turqia mbështeti lëvizjen rebele në Siri dhe kështu ra Assadi”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.
Analistët shohin se ka mundësi edhe për bashkëpunim mes Presidentit turk, që kërkon forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar të mbajë qëndrim më të ashpër kundër Iranit.
“Nëse zoti Trump synon të zbatojë zgjidhje dhe metodologji të reja me Iranin, atëherë Uashingtoni ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e Turqisë. Nga një këndëvështrim i gjerë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen bashkë”, thotë Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.
Analistët theksojnë se Irani dhe Turqia kanë arritur që në rivalitetin e tyre ndër shekullor të shmangin konfrontimin e drejtpërdrejtë. Megjithatë, pasi rebelët e mbështetur nga Turqia rrëzuan nga pushteti aleatin e Teheranit në Siri, aftësia për të mbajtur nën kontroll rivalitetin mund të sprovohet./VOA
foto ilustruese KAJRO- Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe liri...
foto ilustruese EUROPË- Numri i kalimeve të paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian i regjistruar në vitin...
trump, putin BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-s...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbys...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov së fundmi u shpreh se SHBA po përpiqet të shkaktohë probleme me mjaftueshm...
Foto ilustruese SHBA- Zyrtarët kinezë janë në bisedime paraprake rreth një opsioni të mundshëm për ta shitur TikTok...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha usht...
SHBA SHBA- Zjarrfikësit prej ditësh po luftojnë me zjarret shkatërruese në Kaliforninë jugore. Ndërkohë në med...
Foto ilustruese RUSI- Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rr...
Sulmet UKRAINË- Ukraina nisi një sulm masiv me dron dhe raketa kundër Rusisë gjatë natës duke dë...