Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

SHBA- Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”.
“Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump.
Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se shumica e administratave të tjera në katër ose tetë vjet, dhe sapo kemi filluar”.
Deri më sot, Presidenti Trump ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutivë, disa prej të cilave po sfidohen në gjykatë. Vetëm pak minuta pas fillimit të fjalimit. Presidenti Trump u ndërpre nga zhurma dhe thirrjet që vinin nga ligjvënësit demokratë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dha urdhër për nxjerrjen nga salla të ligjvënësit demokrat Al Green, i cili përfaqëson Teksasin.
Presidenti Trump e vazhdoi fjalimin pasi ligjvënësi Green u largua nga salla. Udhëheqësi amerikan renditi disa nga urdhrat ekzekutivë, mes tyre shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor dhe vendosjen e ushtrisë amerikane dhe organeve të rendit për të patrulluar kufirin dhe “zmbrapsur pushtimin e vendit”, siç u shpreh ai.
Ai tha gjithashtu se vendosi ngrirjen e menjëhershme të ndihmave për vendet e huaja dhe punësimin në qeverinë federale. Presidenti Trump gjithashtu tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quajti Marrëveshja "e padrejtë" e Parisit për Klimën, Organizata "e korruptuar" Botërore e Shëndetësisë dhe këshilli "anti-amerikan" i OKB-së për të drejtat e njeriut.
Fjalimi i Presidentit para Kongresit, që njihet zakonisht si fjalimi mbi gjendjen e vendit gjatë viteve pas inaugurimit, i ofroi udhëheqësit amerikan një skenë publike për të shpalosur vizionin e tij për ekonominë amerikane dhe politikën për imigracionin. Presidenti mbrojti vendimet e fundit që kanë shkaktuar debate, si çështja e shkurtimit të punonjësve federalë dhe përplasja me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sfida më urgjente e Presidentit Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.
Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.
Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur "një ligj të madh e të bukur" për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.
“Na presin punë të mëdha, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Para”, u tha gazetarëve javën e kaluar kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Do ta zbatojmë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.
Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit.
“Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur", tha javën e kaluar kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për Departamentin e Efikasitetit në Qeveri, shkurtimisht DOGE, që drejtohet nga sipërmarrësi i njohur, Elon Musk./ VOA
Foto ilustruese SHBA - Konsumatorët dhe bizneset amerikane do të paguajnë një çmim të lartë për tarifat që P...
Takimi SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë paraardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, një figurë qendrore të...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak se 50 dit&...
foto ilustruese BRITANI- Një adoleshent ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në jug të Londr&eum...
zelensky, von der leyene BRUKSEL- "Ky është momenti i Evropës," po thonë diplomatët në Bruksel, pas vendimit të pre...
katie evans BRITANI- Një ish-oficere burgu në Britani është dënuar me 21 muaj burg për kryerje t&eum...
GJERMANI- Partnerët e mundshëm në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia So...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e uljes së tarifave që vendosi ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe prit...
GJERMANI- Pas pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane, presidenti ukrainas Zelenskyy ka folur me Friedrich Merzin, liderin e CDU-së dhe fitue...
KANADA- Kryeministri i Ontarios, Doug Ford është shprehur se është i gatshëm të ndërpresë furnizimin me energji elektr...