“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
RUSI- Banori i Moskës, Yury Kokhovets, është dënuar me pesë vjet burgim për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia gjatë një interviste në rrugë në korrik të vitit 2022 për një gazetar të Radios Evropa e Lirë (REL).
Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli vendimin më 17 shtator, duke anuluar vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët në prill, që dënonte Kokhovets me pesë vjet "punë të detyruar". Kokhovets u arrestua menjëherë pas shpalljes së vendimit.
Dënimi i përcaktuar si punë e detyruar në Rusi nënkupton që të dënuarit nuk vuajnë dënimin në burg, por në vend të kësaj, mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe të dërgohen për të punuar në një objekt të afërt industrial, sipas përcaktimeve të Shërbimit Federal të Burgjeve.
Një pjesë e pagës së tyre u zbritet nga shteti. Gjykata e Qytetit të Moskës, megjithatë, tha se e ndryshoi dënimin pasi e shpalli Kokhovets fajtor për "shpërndarje të informacioneve të rrejshme rreth ushtrisë ruse bazuar në urrejtje politike".
Në korrik të vitit 2022, Kokhovets u pyet nga një gazetar i Radios Evropa e Lirë nëse mendonte se ishte e nevojshme një zbutje e tensioneve midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s.
"Sigurisht që na nevojitet (shtensionimi), por gjithçka varet nga Qeveria jonë. Qeveria jonë është ajo që e ka nisur këtë... Është Rusia ajo që i ka krijuar të gjitha këto probleme," kishte thënë Kokhovets për REL-in. "Unë nuk shoh asnjë problem me NATO-n, ajo nuk ka në plan të sulmojë askënd."
Ai shtoi se forcat ruse kishin vrarë civilë në periferi të Kievit, në Buça "pa asnjë arsye". Moska mohon akuzat se ka kryer krime lufte në Ukrainë. Kokhovets pranoi pjesërisht fajësinë, duke mohuar që deklaratat e tij gjatë intervistës me Radion Evropa e Lirë ishin të bazuara në urrejtje. Ai gjithashtu deklaroi në gjyq se po ushtronte të drejtën e tij kushtetuese për të shprehur lirshëm mendimin e tij gjatë bisedës me gazetarin e REL-it.
Gjatë seancës më 17 shtator, Kokhovets tha gjithashtu se nuk e dinte që të flisje me Radion Evropa e Lirë ishte shkelje e Kodit Penal dhe se nuk kishte ide që intervista e dhënë për REL-in do të publikohej në internet.
Avokatja e tij tha në gjyqin fillestar se klienti i saj nuk kishte urrejtje ndaj askujt kur foli për REL-in. Sipas Yelena Sheremetyeva, "provat" e fajësisë së klientit të saj bazoheshin tërësisht në një ekzaminim gjuhësor forensik të fjalëve të tij, që sipas saj, ishte kryer me shkelje të rënda, përfshirë faktin që dy personat që studiuan deklaratat e tij nuk ishin gjuhëtarë të licencuar nga shteti.
Studimi forensik gjuhësor u krye nga mësuesja e matematikës Natalya Kryukova, dhe përkthyesi Aleksandr Tarasov, të cilët gjithashtu kryen ekzaminime të ngjashme gjuhësore në rastet e mbylljes së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Memorial, në vitin 2021, dhe burgosjes së bashkëkryetarit të Memorialit, Oleg Orlov, në shkurt të këtij viti./ REL
LIBAN- Qindra njerëz u plagosën këtë të martë nga një sulm izraelit që synonte pajgerët (mjete komunikimi) e an&e...
HASBOLLAH- Tetë persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur rëndë pasi pajisjet e komunikimit të grupit ...
RUMANI- Më shumë se 300 vetë u evakuuan në ndërtesën e parlamentit rumun, i quajtur gjithashtu “Pallati i Çaushesku...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ditën e sotme ka marrë vendimin për të kthyer te SPAK d...
Foto ilustruese EVROPË- Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të mëdha gjatë ditëve të fund...
SHBA- Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave sociale dhe postimet e personit të dyshuar për përfshirje në a...
SHBA- Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në S...
PERU- Një aksident tragjik ka nodhur në Peru. Mjegulla në zonën malore të Perusë, dyshohet se është bërë...
GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se në rast se Ukraina do ta humbte luftën me Rusinë, ...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden telefonoi ish presidentin Donald Trump dhe i uroi të shkuara pas ngjarjes për të cilën thuhet s...