Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
EVROPË- Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të mëdha gjatë ditëve të fundit në disa vende të Evropës Qendrore si në Poloni, Çeki, Sllovaki, Rumani dhe Austri. Janë raportuar të paktën 16 të vdekur. Kryeministri polak Donald Tusk tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një fond emergjence prej të paktën 1 miliard e gjysmë eurosh për të ndihmuar vendet e dëmtuara.
Janë raportuar të paktën 16 të vdekur në rajon, shtatë persona në Rumani, pesë në Poloni, tre në Çeki dhe një person në Austri. Në Poloni përmbytjet kanë çarë digat dhe rrethimet. Pas tërheqjes së ujërave rrugët mbetën të mbuluara me baltë dhe mbetje. Një spital në qytetin Nysa u detyrua të evakuonte pacientët. Shumë qytete polake, përfshirë kryeqytetin Varshavë, kanë bërë thirrje për dhurime ushqimesh për të ndihmuar të mbijetuarit.
Gjatë vizitës në një organizatë ndihmash, Kryeministri polak Donald Tusk, tha se priste një vizitë urgjente nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të vlerësuar dëmet dhe për të marrë masat për ndihma.
“Janë dy sisteme ndihmash evropiane në rastin e përmbytjeve. I pari nuk lidhet me paratë, por me kapacitetet që ka Evropa në pajisje, personel dhe teknologji – ky është mekanizmi i mbrojtjes civile... Ndërsa ndihma financiare vjen vetëm pas vlerësimit të pasojave të përmbytjeve. Do të duhet të jetë të paktën 1 miliard, 1 miliard e gjysmë euro. Jo vetëm për Poloninë, por një fond emergjence në Bashkimin Evropian, nga i cili do të mund të tërheqim para”, tha Kryeministri Tusk.
Nga ana e saj qeveria polake do të japë menjëherë rreth 260 milionë dollarë ndihma financiare për të dëmtuarit. Ndërsa përmbytjet përfshinë pjesë të mëdha të Çekisë, Sllovakisë dhe Austrisë, edhe vende të tjera po përgatiteshin për dëme të mëdha.
Kryeministri hungarez Viktor Orban urdhëroi dislokimin e ushtrisë për të përforcuar barrierat përgjatë lumit Danub, dhe mijëra vullnetarë iu bashkuan ushtarëve për të mbushur thasë me rërë në dhjetëra pika të banuara përgjatë lumit.
Në Çeki janë goditur më rëndë dy rajone në pjesën verilindore. Qeveria ka miratur dislokimin e 2 mijë ushtarëve për të ndihmuar me pastrimin e vendit. Dëmet e shkaktuara mendohet se arrijnë në miliarda euro.
Qeveria çeke po mundohet gjithashtu të gjejë një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që ishin planifikuar të mbaheshin këtë javë, të premten dhe të shtunën. Shumë prej shkollave dhe godinave që do të shërbenin si qendra votimi janë dëmtuar rëndë dhe shumë çekë gjetën mbështetje tek organizatat e ndihmave.
“Aktualisht iu ofrojmë mbështetje psikologjike dhe sociale. Mësojmë se cilat janë nevojat e tyre bazë dhe u japim sendet e nevojshme higjenike dhe kujdesin psikologjik”, thotë Johana Habiballa, zëdhënëse e Kryqit të Kuq.
Pasi ushtria evakuoi shumë persona me helikopterë, ujërat që u tërhoqën nga e hëna, lanë pas shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të dëmtuara. Shumë persona mbetën pa ujë dhe drita, ndërsa u njoftua se në mbarë vendin rreth 120 mijë banesa nuk kishin furnizim me energji.
Autoritetet në mbarë Evropën Qendrore po përgatiteshin për një përkeqësim të mundshëm të përmbytjeve. Nga disa vlerësohej se për shembull në qytetin jugperëndimor polak Wroclaw, i gjendur përgjatë Lumit Oder, përmbytjet do të arrinin kulmin të premten, megjithëse ka patur parashikime kontradiktore nga metereologët./ VOA
SHBA- Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave sociale dhe postimet e personit të dyshuar për përfshirje në a...
SHBA- Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në S...
PERU- Një aksident tragjik ka nodhur në Peru. Mjegulla në zonën malore të Perusë, dyshohet se është bërë...
GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se në rast se Ukraina do ta humbte luftën me Rusinë, ...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden telefonoi ish presidentin Donald Trump dhe i uroi të shkuara pas ngjarjes për të cilën thuhet s...
Foto ilustruese BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë zhvilluar takim tr...
Foto ilustruese BRUKSEL- Pas disa vonesave dhe disa pengesave, përfshirë një numër më të vogël grash sesa më par&eu...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë si "jopaqësore" dhe pjesë të një “fushate ag...
Donald Trump SHBA- Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngr...
PORTUGALI- Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke "luftuar" me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë. Kryeministr...