BOTA

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një grua dhe e goditi 78 herë për vdekje

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2026, 21:49

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një

Pamje rrëqethëse tregojnë ambientin e një Airbnb-je në Tividale, West Midlands të Britanisë, ku një student i mjekësisë ligjore përgatiti një dhomë të mbuluar me plastikë për të vrarë një grua.

Benjamin William Day, 19 vjeç, dyshohet se kaloi disa orë duke përgatitur dhomën, në atë që u përshkrua si një “homazh” i shtrembëruar ndaj personazhit vrasës të serialit televiziv “Dexter”.

Më pas, ai goditi me thikë 78 herë 24-vjeçaren Maria Saceanu, duke i shkaktuar vdekjen, përpara se të tentonte të kryente edhe procesin e copëtimit të trupit të saj.

Një tjetër person që qëndronte në pronën, e cila kushtonte rreth 40 paund, u tmerrua kur zbuloi një gjurmë gjaku që çonte drejt dhomës ku ndodhej trupi i pajetë i Maria Saceanut.

Fotot e publikuara në Airbnb tregojnë ambientet e banesës modeste ku ndodhi krimi. Pronari ofronte tre dhoma: një “dhomë luksoze”, një “dhomë dopio komode” dhe një “dhomë teke kompakte dhe elegante”, megjithëse nuk është e qartë se cilën prej tyre kishte rezervuar Day.

Të gjitha dhomat kishin mbulesa krevati me motive dhe akses në ambientet e përbashkëta, përfshirë një kuzhinë të madhe dhe një dhomë ndenjeje.

Sipas prokurorisë, Day kishte përgatitur në telefonin e tij një “listë blerjesh” me sendet që i duheshin për vrasjen. Në listë përfshiheshin thika, gërshërë, maskë, përparëse, doreza njëpërdorimshme dhe mbulesa plastike.

Ai kishte shënuar gjithashtu shirit ngjitës, një pistoletë kapëse, një bluzë, pantallona, produkte kimike pastrimi, lamela mikroskopi, një pipetë dhe qese të mëdha e të zeza për mbeturina.

Të gjitha sendet e listuara u gjetën më vonë në Airbnb-në e njollosur me gjak. Oficerët zbuluan gjithashtu lamela mikroskopi me gjak, që dyshohet se ishin marrë si një lloj “trofeu” nga vrasja.

Day kishte kaluar disa orë duke përgatitur të ashtuquajturën “dhomë vrasjeje” në Airbnb, vitin e kaluar.

Prokurorja Rachel Brand KC deklaroi se ai e kishte joshur Maria Saceanun drejt dhomës që kishte marrë me qira përmes Airbnb.

“Ai ishte përgatitur për ta vrarë. Ai kishte planifikuar të asgjësonte trupin e saj pa lënë gjurmë të asaj që kishte ndodhur dhe kishte planifikuar të largohej pa u kapur. Por gjithçka shkoi keq dhe ai u arrestua”, tha prokurorja.

 Pas vrasjes, Day hoqi dorë nga plani makabër për të copëtuar trupin e Maria Saceanut, pasi kishte prerë dorën. Më 21 dhjetor, ai u largua nga banesa dhe u end për një distancë të konsiderueshme.

Më pas telefonoi numrin e emergjencës 999 dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Efektivët e policisë e gjetën të ulur në trotuar, me dorën e dëmtuar të mbështjellë me shirit ngjitës.

19-vjeçari, i cili u arrestua i veshur me një bluzë ngjyrë kaki, të ngjashme me atë të personazhit Dexter, pretendoi se ishte kafshuar nga një “qen i egër”.

Teksa një efektiv po e ekzaminonte, Day tha se kishte “katër gishta” dhe se plagën e kishte fashuar vetë.

Por policët nisën të dyshonin pasi vunë re shiritin ngjitës rreth dorës së tij të dëmtuar.

Njëri prej tyre e pyeti:

“Ku e gjete shiritin ngjitës?”

Day u përgjigj:

“E solla me vete. Ishte në makinën time.”

Më pas, efektivi e përballi me dyshimet e tij:

“Çfarë ka ndodhur? A të ka sulmuar dikush?

A ke shkuar diku për të takuar dikë dhe ka ndodhur diçka, duke përfunduar i plagosur?

Të jem i sinqertë me ty, historia jote nuk qëndron plotësisht.”

Day u la në paraburgim dhe do të dënohet më 4 dhjetor. /PiranjatNews/

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një

FOTO/ Brenda një Airbnb modeste ku përbindëshi joshi një

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime