
Në periferi të Moskës është gjetur trupi i 50-vjeçarit Alexander Tyunin, drejtor i përgjithshëm i kompanisë NPK Khimprominzhiniring, një degë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom.
Tyunin u gjet i shtrirë pranë makinës së tij, në një rrugë afër pyllit.
Pranë tij u gjetën një pushkë gjuetie dhe një letër lamtumire. Sipas The Moscow Times, në letrën e tij ai kishte shkruar se vuante nga depresioni i rënduar gjatë pesë viteve të fundit.
Mediat shtetërore ruse si TASS e kanë cilësuar ngjarjen si vetëvrasje.
Megjithatë, vdekja e Tyuninit i shtohet një serie shqetësuese vdekjesh të pazbardhura mes drejtuesve të lartë rusë në sektorët energjetik, bërthamor dhe industrial që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Tyunin drejtonte Khimprominzhiniring që nga prilli i vitit 2016, kompani e specializuar në prodhimin e kompozitave të karbonit për aviacionin, energjetikën dhe industrinë.
Më pas kompania u përfshi në divizionin Umatex të Rosatomit, i cili në shkurt 2023 u vu nën sanksione amerikane.
Ai është tashmë menaxheri i 20-të i lartë rus që vdes në rrethana misterioze që nga shkurti 2022.
Vetëm më 8 shtator, në rajonin e Kaliningradit, autoritetet gjetën trupin e Alexey Sinicinit, drejtor i një kompanie minerare.
Po ashtu, në gusht vdekjet e papritura të Dmitrij Osipovit, kryetar i Uralkali, dhe Mikhayl Keninit, themelues i gjigantit të ndërtimit Samolet, ngritën dyshime të forta.
Këto zhvillime ndodhin ndërsa ekonomia ruse po përballet me ngadalësim të fortë. Drejtori ekzekutiv i Sberbank, Herman Gref, paralajmëroi së fundmi për një “stagnim teknik” dhe rritje të PBB-së pranë zeros, duke shtuar presionin mbi industrinë dhe familjet ruse.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Shtator17:09
E tmerrshme! Kujdestarja vret me thikë e me hanxhar gruan me aftësi të kufizuara
Një grua 52 vjeçe është arrestuar nga policia latine për vrasjen e 63-vjeçares Antonietta Roço, një grua me proble...
BOTA
20 Shtator16:54
Sulmi me armë në Sinagogën e Romës, "truri" i tij arrestohet pas 40 vitesh
Në Romë, ka një shesh që mban emrin e një fëmije; Stefano Gaj Tachè. Ai ishte vetëm dy vjeç kur humbi jetë...
BOTA
20 Shtator16:47
Hamasi publikon foton e 47 pengjeve izraelite: Të gjithë si Ron Arad! Çfarë nënkupton mesazhi për ngjarjen e 40 viteve më parë
Hamasi ka publikuar një imazh të 47 pengjeve të mbetura që mbahen në Rripin e Gazës, të cilët të gjithë jan&eu...
BOTA
20 Shtator16:33
Ngjarje makabre/ “Alo e vrava”, 50-vjeçari mbyt motrën me qese plastike (detaje)
Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot Selanikun, ku një burrë mbyti motrën e tij dhe telefonoi policinë ku rr&eum...
BOTA
20 Shtator16:08
Yuri Kim shkarkohet nga detyra/ Pse vendosi të dalë menjëherë në pension?
Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është larguar nga detyra e saj në Departamentin e Shtetit, duke mbyllur kështu nj&e...
BOTA
20 Shtator15:56
Sulm kibernetik, kaos dhe vonesa në aeroportet e Europës
“Heathrow” në Londër është ndër disa aeroporte europiane që u goditën nga një sulm kibernetik, i cili preku ...
BOTA
20 Shtator15:47
Burri me aftësi të kufizuara rrëmbehet, dhunohet dhe hidhet në pishinë pavarësisht se nuk dinte not vetëm për...argëtim
Në gusht të vitit 2024, në Torre Annunziata (Napoli), një person me aftësi të kufizuara u raportua se u rrëmbye nga rruga, u ...
BOTA
20 Shtator15:44
Kriza në Francë: Ideale për Rusinë?
Demonstrata, siç ndodh shpesh në Francë, i ngjante një feste rruge. Tullumbace të mëdha ngriheshin nga kamionët e sindikata...
BOTA
20 Shtator14:50
Të shtëna me armë në Angli, 4 të plagosur, një në gjendje kritike
Katër persona janë plagosur pas një të shtëne me armë zjarri në klubin e natës Mango në Birmingham, në or&eu...
BOTA
20 Shtator12:54
Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë, 55-vjeçari shqiptar kapet me 21.5 kg heroinë
Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni. Si...