Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...

Franca po përballet me një nga sezonet më shkatërruese të zjarreve në historinë e saj moderne, ndërsa një vatër e madhe zjarri ka arritur vetëm 11 kilometra larg qytetit historik të Bordeaux. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për evakuime të reja, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.
Kryebashkiaku i Bordeaux, Thomas Cazenave, deklaroi se bashkia po përgatitet për “të gjitha eventualitetet”, duke theksuar se janë marrë masa për të strehuar një numër të madh njerëzish në rast se situata përkeqësohet.
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në zonat e prekura në rajonin e Girondës, e cilësoi situatën si “një zjarr krejtësisht të paprecedentë”, duke shtuar se është kriza më serioze që Franca ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas autoriteteve, rreth 220 mijë persona janë evakuuar në Francë, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Spanjë, ku zjarret vazhdojnë të përhapen jashtë kontrollit në perëndim të Madridit.
Meteorologët paralajmërojnë se një valë e re e të nxehtit, e cila pritet të nisë të martën, mund të vështirësojë edhe më tej punën e zjarrfikësve. Macron bëri të ditur se një vatër në rajonin Landes është vënë nën kontroll, por beteja kryesore vazhdon në Gironde, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta mbajnë të lartë rrezikun.
Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se zjarri “ka një jetë më vete”, ndërsa kryebashkiaku i Cestais, Jérôme Steff, e quajti atë “zjarri i shekullit”.
Sipas tij, 17 mijë banorë u evakuuan brenda natës nga qyteti, ndërsa deri tani janë djegur mbi 103 mijë hektarë tokë dhe janë shkatërruar të paktën 240 banesa. Ai theksoi se situata mbetet katastrofike dhe se, megjithëse përparimi i flakëve është ngadalësuar, rreziku vazhdon për shkak të erërave dhe mundësisë së krijimit të vatrave të reja.
Kryeministri francez Sébastien Lecouni deklaroi se vendi po kalon një periudhë të paprecedentë zjarresh, me 286,852 hektarë të djegur dhe 13,566 zjarre të regjistruara që nga fillimi i vitit.
Në një reagim në rrjetin X, ai tha se nëntë nga dhjetë zjarre shkaktohen nga njerëzit, kryesisht për shkak të pakujdesisë, si bishtat e cigareve, zjarret për gatim apo punimet pa masa sigurie. Megjithatë, ai shtoi se një pjesë e zjarreve janë të qëllimshme dhe bëri të ditur se që nga 6 korriku janë arrestuar 162 persona të dyshuar për zjarrvënie.
Ndërkohë, situata mbetet kritike edhe në Spanjë. Zjarret në perëndim të Madridit kanë hyrë në ditën e pestë të gjendjes së emergjencës kombëtare, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rajoni po përballet me zjarret më të rënda në historinë e tij. Imazhet satelitore tregojnë se disa vatra janë bashkuar në një front të vetëm të madh zjarri.
Ekspertët e klimës theksojnë se ndryshimet klimatike po rrisin temperaturat në të gjithë Evropën, duke favorizuar valë më të shpeshta të të nxehtit dhe zjarre gjithnjë e më intensive.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Bashkimi Evropian(BE) ka vendosur avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojn...
Një nga zonat bregdetare më piktoreske dhe të paprekura të bregdetit të Pulias po bëhet skenë e një beteje t&e...
Në ishullin spanjoll të Majorkës, mijëra njerëz dolën në rrugë në orët e vona të së dielës p&eu...
Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit që dyshohet se kreu sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar ...
Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit vjetor ...
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të fortë, ndërsa shpresat për një ulje të tensioneve mes Shteteve t&...
SHBA- Këngëtarja Katy Perry ka kritikuar shtëpinë e bardhë për përdorimin e këngës së saj “Firework&rdqu...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...