VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit që dyshohet se kreu sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar se djali i tij iu “shpëla truri” për të përqafuar ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).
Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, 64-vjeçari, i cili jeton në Liban, tha se kishte folur me të birin në telefon vetëm disa orë para sulmit.
“Ai më tha se i mungoja dhe se do të donte të ishte me ne në Liban në atë kohë”, rrëfeu ai.
Babai i 21-vjeçarit mohoi çdo lidhje të familjes me ideologjinë e ISIS-it, duke theksuar se ata i përkasin besimit shiit.
“Ne jemi shiitë, nuk e mbështesim atë. Djali im u radikalizua dhe përqafoi rrymën sunite”, u shpreh ai.
Ndërkohë, hetimet për sulmin vijojnë. Policia gjermane ka liruar shtetasin iranian që ishte ndaluar fillimisht si i dyshuar se mund të kishte qenë në automjetin e përdorur gjatë sulmit.
Sipas Der Spiegel, provat e mbledhura nga hetuesit nuk konfirmuan dyshimet ndaj tij, ndaj ai u lirua nga paraburgimi. Megjithatë, autoritetet nuk kanë arritur ende të përcaktojnë nëse Ballout veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.
Sipas hetimeve, Abdul Ballout ishte radikalizuar prej kohësh dhe kishte tentuar disa herë t’i bashkohej organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai ishte arrestuar në Liban në vitin 2025, ndërsa në maj të vitit 2026 u dënua në Berlin me një vit e dhjetë muaj burg për planifikimin e një akti të rëndë dhune kundër shtetit. Pas lirimit nga burgu, ai ishte vendosur nën mbikëqyrje dhe mund të përfshihej në një program deradikalizimi.
Hetuesit dyshojnë se Ballout kishte marrë me qira furgonin e bardhë me të cilin u përplas mbi turmën e pjesëmarrësve në Paradën e Krenarisë në parkun Tiergarten. Brenda automjetit u gjet edhe një telefon celular që, sipas autoriteteve, lidhej me 21-vjeçarin.
Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për një sulm me motive islamiste, çështja është marrë në hetim nga Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë.
Nga sulmi humbi jetën një grua, ndërsa 29 persona mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve, pasi u përplas me një pemë, Ballout zbriti nga automjeti dhe sulmoi disa kalimtarë me hanxhar, përpara se të largohej nga vendngjarja.
Ai u lokalizua më vonë në një kopsht komunitar në lagjen Spandau të Berlinit, ku u qëllua për vdekje nga policia pasi sulmoi efektivët gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit vjetor ...
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të fortë, ndërsa shpresat për një ulje të tensioneve mes Shteteve t&...
SHBA- Këngëtarja Katy Perry ka kritikuar shtëpinë e bardhë për përdorimin e këngës së saj “Firework&rdqu...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Autoritetet gjermane po përballen me kritika të forta pasi autori i dyshuar i sulmit pranë Paradës së Krenarisë në Berlin i...
Suedia njoftoi se do të forcojë sektorin e saj të nxjerrjes së mineraleve, sidomos nxjerrjen e mineraleve të rralla për t&e...
Shpërthimi i Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet me ritme shqetësuese, ndërsa numri i viktima...
Detet e Mesdheut, dikur rrugë historike lundrimi, janë shndërruar në skenën e një eksperimenti social që, sipas kritikëv...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pezulluar përkohësisht operacionet ushtarake pas 13 netësh radhazi bombardimesh intensive, duke ulur p&...