BOTA

Frika e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta i afrohet 80 dollarëve për fuçi

M.B. Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 15:14

Frika e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme,

SHBA- Çmimet e naftës shënuan një tjetër rritje të hënën, duke tejkaluar nivelin e javës së kaluar, si rrjedhojë e frikës në rritje të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Nafta e papërpunuar Brent, pikë referimi globale e naftës, u rrit me 2.4 për qind për të arritur në 79.94 dollarë (72.79 euro) për fuçi, teksa Hamasi lëshoi raketa ndaj Izraelit, pasi ky i fundit kishte nisur sulme kundër objektivave në Gaza dhe Liban.

Çmimi, i cili kishte rënë ndjeshëm që nga fillimi i prillit, u shtrenjtua më shumë se 8 për qind javën e kaluar. Kjo ishte rritja më e madhe, që nga janari 2023 dhe u nxit nga sulmi me raketa i Iranit kundër Izraelit. Tregtarët janë të shqetësuar se mund të ketë një goditje të mundshme kundër infrastrukturës energjetike në rajon që mund të pengojë furnizimet me naftë, ose ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit.

Ka shenja që fondet e sofistikuara të investimeve (Hedge Funds), shumë prej të cilave kishin vënë baste për një rënie të vazhdueshme të çmimeve të naftës, kanë filluar të rregullojnë pozicionet e tyre. Fondet reduktuan pozicionet e tyre afatshkurtra ndaj Brent dhe rritën pozicionet e gjata në javën që përfundoi në 1 tetor, sapo filluan trazirat gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave të ICE.

Izraeli shënoi të hënën përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor. Ceremonitë e mbajtura në jug të Izraelit u ndërprenë nga grupi që lëshoi raketa nga Gaza. Raketat bënë gjithashtu që të ndizen sirenat në Tel Aviv.

Këto zhvillime vijnë në mes të një ofensive të re nga forcat izraelite në Gazën veriore dhe pasojnë një inkursion të trupave tokësore në Liban, ku Izraeli po shkëmben zjarr me Hizbullahun, përfaqësues i Iranit. Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten tha se Izraeli kishte diskutuar për të goditur objektet e naftës të Iranit si hakmarrje për një breshëri raketash iraniane të lëshuar në Izrael javën e kaluar. Më vonë ai sugjeroi se Izraeli duhet të shqyrtojë opsione të tjera.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës”, tha Biden të premten.

Republika Islamike eksporton 1.7 milionë fuçi naftë në ditë, kryesisht nga një terminal në ishullin Kharg, rreth 25 km larg bregut jugor të vendit. Daan Struyven, një analist në Goldman Sachs, u tha klientëve se nëse do të kishte një ndërprerje gjashtëmujore, duke arritur rreth 1 milion fuçi në ditë, kjo do ta çonte Brent në 85 dollarë në mesin e vitit të ardhshëm, nëse OPEC do të kompensonte mungesën që do të shkaktonte kjo ndërprerje. Nëse nuk do të kishte asnjë kompensim, atëhere çmimet mund të rriten në 90-95 dollarë, parashikoi ai.

“Investitorët janë të fokusuar në rrezikun që Izraeli dhe Irani mund të hyjnë në një cikël sulmesh hakmarrëse që mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë,” tha zoti Struyven./  Financial Times

nafta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan