Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Banka qendrore holandeze, DNB, ka zhvendosur 86 ton rezerva ari nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja drejt Londrës, duke e lidhur vendimin me rritjen e “paqëndrueshmërisë gjeopolitike” dhe nevojën për të forcuar përgatitjen ndaj krizave.
Sipas DNB-së, ari është më i lehtë për t’u tregtuar nga Londra sesa nga Nju Jorku apo Otava. Për këtë arsye, zhvendosja synon të rrisë shpejtësinë me të cilën rezervat mund të mobilizohen në rast të një krize.
“Përballë paqëndrueshmërisë gjeopolitike në rritje, DNB po forcon përgatitjen e saj për kriza. Përmirësimi i tregtueshmërisë së arit holandez dhe, rrjedhimisht, shpejtësia me të cilën ai mund të mobilizohet në rast krize, është pjesë e kësaj”, tha banka në një deklaratë.
Kryetari i DNB-së, Olaf Schleippen, tha se masa ka përmirësuar disponueshmërinë e rezervave të arit, duke theksuar se banka shpreson që të mos ketë kurrë nevojë t’i përdorë ato.
“Falë kësaj mase, ne kemi përmirësuar disponueshmërinë e rezervave tona të arit. Po fillojmë nga supozimi se nuk do të na duhet kurrë t’u drejtohemi atyre, por megjithatë është e nevojshme të forcojmë qëndrueshmërinë dhe përgatitjen tonë”, deklaroi Schleippen.
Holanda ka gjithsej 612.4 ton ar, me një vlerë prej rreth 72.2 miliardë eurosh në vitin 2025, sipas DNB-së.
Përpara transferimit, 31.3% e rezervave të arit holandez ndodheshin në Nju Jork dhe 19.7% në Otava. Pas operacionit, përqindja e arit të mbajtur në SHBA ka zbritur në 18.5%, ndërsa ajo në Kanada në 18.5%.
Ndërkohë, pjesa e rezervave të arit të ruajtura në Londër është rritur ndjeshëm, nga 18.1% në 32.1%. Holanda vijon të mbajë 30.8% të rezervave të saj të arit brenda vendit.
Transferimi nuk u realizua vetëm përmes transportit fizik. DNB shpjegoi se operacioni u krye pjesërisht përmes blerjeve dhe shitjeve të arit, si dhe përmes transportit fizik të metalit të çmuar.
Më shumë se 27 ton ar fizik u transportuan nga SHBA-ja dhe Kanadaja drejt Zeistit, në Holandë. Më pas, e njëjta sasi u transportua nga Zeisti drejt Londrës, duke shmangur nevojën për shkrirjen e arit.
Sipas bankës holandeze, kombinimi i blerjeve, shitjeve dhe transportit fizik bëri të mundur shpërndarjen e rreziqeve që lidhen me lëvizjen fizike të një sasie kaq të madhe ari.
Vendimi vjen në një kohë kur bankat qendrore po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi sigurisë dhe disponueshmërisë së rezervave të tyre, në një mjedis të karakterizuar nga tensione dhe pasiguri të shtuara gjeopolitike.
“Rezultatet, nëse kishte, ishin minimale, por Valentina Pambianco ishte gati të nisej sërish”. Kështu ka rrëfyer Feliciana,...
Një mashtrim i pazakontë në internet ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një grua është bindur se po komunikonte dre...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shtyrë tubimin e paralajmëruar në Novi Sad dhe fjalimin e tij të planifikuar p...
Bashkimi Evropian dhe NATO kanë paralajmëruar se do të rrisin presionin ndaj Rusisë, pasi Gjermania akuzoi Moskën se qëndron pas t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të riemërtohet “Ngushtica e Trumpit”, në një kohë...
Një monedhë përkujtimore prej një dollari me portretin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në shitje në...
Një baba nga Nepali po përballet me një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Talka Sada ka marrë hua r...
Hetuesit gjermanë kanë identifikuar dy persona të dyshuar në lidhje me tentativën për sulm ndaj avionëve të transporti...
Kryeministri i ri britanik, është akuzuar se jeton në të kaluarën, pasi ai në fjalimin e tij të parë në Par...
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit kubanez Raúl Castro janë shtuar ditët e fundit në rrjetet soci...