Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndjekur një rrugë të pazakontë gjatë udhëtimit të tij drejt Shteteve të Bashkuara, me qëllim për të shmangur vendet që mund të zbatojnë një urdhër-arrest ndërkombëtar kundër tij, për akuza për krime lufte. Netanyahu u nis nga Tel Avivi të mërkurën në mbrëmje për të mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për t’u takuar me Presidentin amerikan Donald Trump.
Zakonisht, fluturimi i tij do të kalonte mbi disa vende europiane, por këtë herë avioni fluturoi përgjatë të gjithë Detit Mesdhe dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit. Sipas të dhënave të faqes ‘FlightRadar24’, avioni kaloi shkurtimisht mbi Greqi dhe Itali, por shmangu plotësisht hapësirën ajrore franceze dhe spanjolle, gjë që zgjati kohëzgjatjen e udhëtimit.
Zyra e Kryeministrit izraelit nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për këtë devijim të pazakontë të itinerarit. Pak javë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se disa gazetarë dhe anëtarë të delegacionit nuk do ta shoqëronin Netanyahun për arsye “teknike që lidhen me vendosjen në avion dhe sigurinë”.
Sipas The Jerusalem Post, kjo masë u mor për të kompensuar sasinë shtesë të karburantit të nevojshëm për rrugën më të gjatë. Një burim diplomatik francez bëri të ditur se Franca kishte pranuar kërkesën e Izraelit për të fluturuar mbi hapësirën ajrore franceze. “Në fund, ata vendosën të ndjekin një itinerar tjetër dhe nuk e dimë arsyen,” tha burimi diplomatik.
Gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA në korrik, Netanyahu kishte fluturuar mbi Greqi, Itali dhe Francë, sipas të dhënave nga një tjetër faqe për ndjekjen e fluturimeve, ADS-B Exchange. Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) lëshoi një urdhër-arrest ndaj Netanyahut në nëntorin e kaluar, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Fluturimi mbi vende europiane që janë anëtare të Gjykatës së Hagës mund të sillte rrezikun që ai të detyrohej të ulej dhe të arrestohej. As Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Një rrëzim potencial i një aeroplani rus në hapësirën ajrore aleate nga NATO "do të ishte luftë". Kështu ka thë...
Një grup prej gati 25 personash bastisi një dyqan bizhuterish në San Ramon të Kalifornisë këtë javë, duke vjedhur mallra...
Polonia tha se kishte rrëzuar 19 dronë mbi territorin e saj gjatë një sulmi të madh ajror rus në Ukrainë, hera e parë q&...
Oleg Bojko, një nga 100 rusët më të pasur, mori shtetësinë serbe me vendim të Qeverisë së Milosh Vuçevi&cced...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbështeti të hënën deklaratat e bëra këtë javë nga presid...
Dy avionë luftarakë hungarezë Gripen nga ekipi i Policisë Ajrore Baltike të NATO-s u ngritën sot nga Baza Ajrore Siauliai në ...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur katër avionë F-16, përfshirë një avion mbikëqyrës, për të kapur bombardues...
Policia izraelite ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se kërcënonte se do të vriste kryeministrin e vendit Benjamin Netanj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vje&...
Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për ...